Peshqit, shenja më empatike!


Kur gjeni dikë që e di saktë çfarë do dhe njëkohësisht e humb veten, kur tregohen jashtëzakonisht analizues dhe empatik apo kur mbingarkohen dhe priren të mendojnë diçka negative para asaj pozitive – si rezultat i të menduarit se “çfarë ka mundur të jetë” në vend të asaj se çfarë është – atëherë ju jeni takuar me një person që i takon shenjës së peshkut.
Peshqit (19 shkurt – 20 mars)

Peshqit janë shenja e fundit e elementit të ujit, si dhe pjesëtari i fundit në horoskop. Simboli i saj përbëhet nga dy peshq që notojnë në drejtime të kundërta, duke përfaqësuar ndarjen e vazhdueshme të vëmendjes së Peshqve midis fantazisë dhe realitetit. Si shenjë e fundit, Peshqit kanë përvetësuar çdo mësim, si gëzimet dhe dhimbjet, shpresat dhe frikën, kjo pasi i ka të mësuara nga të gjitha shenjat e tjera.

Kjo i bën peshqit krijesat më empatike dhe më të dhembshura të rrotës astrologjike.

Me një ndjeshmëri kaq të madhe, Peshqit mund të rrëmbehen lehtësisht nga emocionet teksa ju kujtojmë që janë një shenjë që qëndron në “këmbët e saj”.

Peshqit drejtohen nga Neptuni, trupi qiellor që drejton krijimtarinë dhe ëndrrat dhe kjo i bën peshqit të eksplorojnë imagjinatën e tyre të pakufishme. Kurse, nëse flasim për anën e errët të peshkut, Neptuni mbikëqyr iluzionin dhe arratisjen, gjë që i detyron ata si individ të ikin nga problemet dhe përgjegjësitë që kanë. Energjia e Neptunit është si energjia e oqeanit: magjike, misterioze dhe shpesh e frikshme: “kur mjegulla është e dendur mbi ujë, horizonti pengohet dhe nuk ka dallim mes detit dhe qiellit”.

Sipas mitologjisë greke, thuhet se peshqit ishin të përfaqësuar nga një peshkaqen, në të cilin Afërdita (e njohur si Venus) dhe djali i saj Eros (i njohur si Cupid) u transformuan për t’i shpëtuar përbindëshit Typhon (përbindëshi i perëndive).

Peshqit janë të ndarë në tri lloje, të cilat variojnë nga ndryshimi i Mërkurit.

1. Janë peshqit që në Mërkur janë Ujor, të cilët përshkruhen si shumë të turpshëm.
2. Peshqit që në Mërkur janë Peshqi dhe përshkruhen si “Pa emër”.
3. Peshqit që Mërkurin e tyre e kanë në Dash dhe përshkruhen si të “pa disiplinuar”.

Në çfarë janë të mirë?

Talentet e tyre mund t’i shprehin në art, vallëzim, aktrim dhe muzikë.

Ata, gjithashtu, mund të përdorin fuqinë e tyre për të manipuluar dikë që takojnë për herë të parë.

Me cilat shenja konsiderohet se bëjnë çiftin perfekt?

Peshqit mund ta gjejnë shpirtin binjak në këto tri shenja: Demin, Virgjëreshën dhe Gaforren. Peshqit dhe Demi vlerësojnë dashurinë. Ata të dy janë besimtarë të një lidhje afatgjatë dhe punojnë shumë për ta mbajtur atë. Të dyja vlerat e tyre janë të njëjta, kështu që vlerat e tyre të përbashkëta mund të jenë pika e tyre e fortë. Me të njëjtat shenja, Peshku përshtatet edhe në shoqëri.

Cilat shenja konsiderohen se nuk përshtaten me Peshqit?

Bricjapi, Luani dhe Peshorja zakonisht konsiderohen si shenjat që nuk përshtaten, pasi që konsiderohen si shenja më të vendosura në atë çka thonë dhe të cilat kanë shumë disiplinë.

Krejt në fund, ne sapo kemi hyrë në sezonën e Peshkut. Kjo është koha e shkëlqyer për të filluar vendosjen e synimeve. Mos lejoni që synimet tuaja të mbeten si “draft”, por shkoni deri në fund për realizimin e tyre.


Like it? Share with your friends!