Dashi: Mërkuri do t’ju buzëqeshë sërish!
Dashi i dashur, këtë javë, duke filluar nga e marta, planeti Mërkur do të kthehet në favor të shenjës suaj, gati për t’ju dhënë lajme të mira në punë ose, nëse jeni me pushime, për t’ju sjellë takime të paharrueshme. Beqarët, të ndihmuar nga kalimi i Venusit në shenjën e Luanit, do të mund të njohin dikë të veçantë. Dita më me fat e javës do të jetë e hëna, me Hënën në shenjë! Dita më e keqe, e diela.
Demi: Një lajm i mirë dhe një lajm i keq!
I dashur Dem, lajme të mira dhe të këqija ju presin këtë javë: lajmi i keq është se planeti Mërkur, duke filluar nga e marta, do t’ju kthejë shpinën, duke sjellë më shumë shqetësime për punën në ditët në vijim. Lajmi i mirë është se Marsi, duke filluar që nga e hëna, do të jetë sërish i favorshëm, i gatshëm t’ju japë të gjitha energjitë psikofizike që do t’ju nevojiten për të kapërcyer çdo pengesë!
Binjakët: Marsi ju ka kthyer shpinën!
Të dashur Binjakë, më në fund këtë javë planeti Mërkur do të jetë sërish aktiv në favorin tuaj, gati për t’ju dhuruar takime të veçanta dhe mundësi të reja, edhe në vendin e punës! Ditët më me fat të javës do të jenë e enjtja, e premtja dhe e shtuna, kur Hëna e mrekullueshme do të shkëlqejë në shenjën tuaj. I vetmi problem do të jetë se planeti Mars ditën e hënë do t’ju kthejë shpinën, duke ju sjellë pak më shumë lodhje.
Gaforrja: Lamtumirë, Mërkur!
Të dashura Gaforre, fatkeqësisht këtë javë planeti Mërkur do të braktisë shenjën tuaj për të kaluar në atë të Luanit, por fati me siguri nuk do t’ju braktisë! Në fakt, planeti Jupiter dhe planeti Saturn do të mbeten aktivë në favorin tuaj, pasi kanë plane të mëdha për ju dhe do t’ju ndihmojnë të arrini qëllimet tuaja në gjysmën e dytë të vitit… Dita më me fat e javës do të jetë e diela, me Hënën në shenjë.
Luani: Mirë se vjen, Mërkur!
Luanë të dashur, këtë javë planeti Mërkur do të hyjë në shenjën tuaj, për t’u bashkuar me Venusin, që është në fakt një takim shumë i favorshëm, i cili do t’ju garantojë fat si në fushën e ndjenjave ashtu edhe në atë të punës. Takime të reja dhe aleanca të reja do të lindin… Ata që kanë pritur një përgjigje prej disa kohësh, mund ta marrin atë tani. Ditët me fat të javës me Hënën në shenjë janë: e enjtja, e premtja dhe e shtuna. Ditët më terse: e marta dhe e mërkura.
Virgjëresha: Mirë se vjen, Mars!
Të dashura Virgjëresha, a jeni gati për të mirëpritur planetin Mars në shenjën tuaj? Transiti i këtij planeti do të zgjasë shumë dhe do t’ju japë një avantazh: do t’ju sjellë energji të reja dhe dëshirë për të sfiduar veten. Jupiteri gjithashtu i favorshëm, do të vazhdojë të punojë për t’ju ndihmuar të realizoni projektet tuaja… Saturni në prapavijë mund t’jua bëjë gjërat më të vështira nga sa pritej, por nga ana tjetër do t’ju nxitë për t’u përmirësuar.
Peshorja: Lajme të shkëlqyera!
Të dashura Peshore, lajme të mira vijnë këtë javë! Pas një të hëne të vështirë, në të cilën Hëna do të jetë në prapavijë, qielli do të jetë sërish i kthjellët ditën e martë. Jo vetëm që Hënën nuk do ta keni më armike, por edhe planeti Mërkur do t’ju buzëqeshë përsëri! Problemet që keni përjetuar në punë këto kohët e fundit do të kthehen në një kujtim të largët dhe qetësia do të kthehet edhe në familjen tuaj. Ditët më me fat të javës me Hënën në shenjë do të jenë: e enjtja, e premtja dhe e shtuna.
Akrepi: Mërkuri në prapavijë!
Të dashur Akrepa, këtë javë, për fat të keq, planeti Mërkur do t’ju kthejë shpinën, duke ju krijuar vështirësi në komunikim me ata që ju rrethojnë, qofshin ata të afërm apo kolegë pune… Ditët më të vështira të javës do të jenë e marta dhe e mërkura, kur do t’ju duhet të duroni edhe Hënën në prapavijë. Lajmi i mirë, megjithatë, është se Marsi do të vendoset në pozicion të favorshëm, duke ju lejuar të rikuperoni pak energjitë.
Shigjetari: Hëna në prapavijë!
Të dashur Shigjetarë, këtë javë planeti Mërkur më në fund do të jetë sërish aktiv në favorin tuaj, gati për t’ju dhënë lajme emocionuese! Takimet do të jenë të favorizuara si në aspektin profesional ashtu edhe në atë sentimental. Venusi, nga ana e tij, do të vazhdojë t’ju japë fat në dashuri. Kujdes, megjithatë, ditën e enjte, të premte dhe të shtunë, kur Hëna në prapavijë mund të krijojë pak tension në çift.
Bricjapi: Do të merrni frymë të lehtësuar!
Të dashur Bricjapë, më në fund këtë javë planeti Mërkur nuk do të jetë më armik i shenjës suaj! Që të martën do të mund të ndiheni më të lehtësuar dhe sidomos në vendin e punës gjërat do të fillojnë të funksionojnë sërish. E marta dhe e mërkura do të jenë dy ditë me fat, me një Hënë të bukur në krah. Kujdes ditën e diel, Hëna kundërshtare mund të krijojë disa pengesa.
Ujori: Mërkuri në prapavijë!
Të dashur Ujorë, këtë javë planeti Mars më në fund nuk do të jetë më kundërshtar i shenjës suaj dhe pak nga pak do të mund të ndiheni më pak të stresuar dhe të rikuperoni energjitë. Fatkeqësisht, duke filluar nga e marta, Mërkuri së bashku me Venusin do të kalojnë në pozicion të pafavorshëm për shenjën tuaj. Në punë mund të hasni disa pengesa në ditët në vijim ose mund t’ju ndodhin të papritura.
Peshqit: Marsi kundërshtar!
Të dashur Peshq, për fat të keq këtë javë planeti Mars do të kalojë në pozicion të pafavorshëm për shenjën tuaj, duke ju sjellë pak më shumë lodhje dhe stres në ditët në vijim. Në fakt, mund të ndiheni të lodhur, por kjo nuk do të thotë që duhet të hiqni dorë nga projektet tuaja, të cilat, falë favorizimit të Jupiterit, do të kenë suksesin që meritojnë. Ditët më me fat të javës do të jenë e hëna, e marta dhe e mërkura. Ditët terse: e enjtja, e premtja dhe e shtuna.