EVA PLLUMAJ E bukura Malësore Që rrezaton Bukuri, identitet dhe vlera”


Eva Pllumaj konkurentja bukuroshe e Logut të Bjeshkëve 2023, e cila me bukurinë hijeshinë dhe fisnikërinë e femrës malësore, rrezatoi në amfiteatrin natyror të këtyre bjeshkëve krenare.

Eva Pllumaj lindi dhe u rrit shumë larg nga këto bjeshkë madhështore, por nuk kishte sesi të mos merrte fisnikërinë dhe bukurinë e tyre, freskinë e CEMIT dhe të ujvarave të cilat i japin kësaj vajze pamjen e një Zane të bukur ku e veshur me Xhubletën Ilirjane të cilën e veshi dhe mbretëreshë Teuta, tregon qartë ADN-në e pastër të rracës më të bukur në botë e cila erdhi nga mijëvjeçarët dhe do vazhdojë në rrugëtimin e pafund të Malsorëve drejt ardhmërisë.

Eva dhe Xhubleta.

Eva pa Xhubletën Ilirjane është një miss e denjë për çdo konkurim modern të çdo evenimenti kombëtar që mund të bëhet, por me Xhubletën mbi katër mijë vjeçare e cila tashmë është një ndër katër veshjet më të vjetra të botës nën mbrojtjen e UNESCO-s EVA e bukur është një mbretëreshë, dhe jo vëtëm Eva por çdo vajzë Malsore nën këtë veshje të lashtë sa vetë jeta kthehen në mbretëresha, sepse femra Malsore gjithmonë ashtu ishte mbretëreshë e jetës dhe e vazhdimësisë, simbol i nderit dhe fisnikërisë.
Ndoshta vlen të përmendet një thënie që tashmë është virale nëpër rrjete sociale ” MALSOR LIND NUK BËHESH” Dhe kjo e vërteton tek kjo vajzë e bukur Seljane.

Eva dhe Logu i Bjeshkëve.

Dëshira e prindërve dhe e Evës ishte të merrte pjesë në Logun e Bjeshkëve 2023, kjo dëshirë nuk ishte për famë e tituj, por për t’a parë bukurinë e pastër të veshur me Xhubletën autentike të trashëguar ndër breza, por edhe për të garuar krahas bukurosheve të tjera të Malësisë pa kufinj, sepse aty ishin vajza nga mbarë Malësia e Madhe brenda dhe jashtë kufinjëve shtetëror. Edhe pse Eva nuk u vlerësua me asnjë nga çmimet e spektaklit, ajo u vlerësua nga të pranishmit si dikur motit në Logun e Sh’na Prendës, vajza me numrin 8 është më e bukura, ajo meriton të fitojë, nga është kjo yll, e tjera e tjera epitete që çmonin bukurinë e vajzës së Bjeshkëve Seljane.

Duke falenderuar për shpalosjen dhe mbartjen e trashigimisë kulturore tradicionale të Malësisë së Madhe ne i urojmë Evës suksese në jetë dhe i themi mbaje me krenari Xhubletën sepse ti dhe Xhubleta jeni një sintoni e përkryer e rracës më të bukur në botë rracës Malësore.

Nga Pal Qarraj .


Like it? Share with your friends!