“Nuk do të mund t’i shpëtoni stresit. Mundohuni…. Horoskopi i detajuar për çdo shenjë horoskopi nga Branko “


Dashi – Marrëdhënia me partnerin do të jetë e qetë sot, megjithatë yjet iu këshillojnë të mos merrni vendime të nxituara. Në planin financiar duhet të bëni disa zgjedhje të vështira, por që do të sjellin përmirësim të situatës.

Demi – Planetët për ju parashikojnë udhëtime dhe takime me miqtë. Sot do të jeni të ngazëllyer, por gjithnjë simpatikë. Bëjeni dashurinë tuaj të qeshë, bëjeni sa më shumë për vete.

Binjakët – Në jetën tuaj në çift do të korrni ato që deri më sot keni mbjellë. Ju e dini më mirë se si ka qenë sjellja e kohëve të fundit ndaj partnerit/es. Në planin financiar me shumë durim do të zgjidhni problemet që iu kishin dalë para.

Gaforrja – Do të pësoni një krizë për sa i përket aftësisë për të komunikuar me këdo që jeni në kontakt të ngushtë. Dashuria do ju fusë në mendime.

Luani – Bëni kujdes me skenat e xhelozisë gjate kësaj dite sepse po e tepruat do të keni probleme shumë të mëdha. Mos kërkoni që partneri të qëndrojë vetëm me ju. Në planin financiar nuk duhet të luani shumë me zjarrin sepse do të digjeni keq.

Virgjëresha – Do të ndiheni paksa si të shokuar nga një lajm që do ju komunikohet. Mundohuni ta nisni ditën duke bërë ndonjë ushtrim të lehtë për t’u relaksuar.

Peshorja – Sot do të keni shumë forcë për të “korrur” fitore në betejën tuaj profesionale. Nuk do të mund t’i shpëtoni stresit. Mundohuni ta kaloni atë me prezencën e personave më të dashur.

Akrepi – Jeta juaj në çift do të jetë përgjithësisht e mbrojtur gjatë kësaj dite. Mund të debatoni shumë pak, por pa arritur në zënka të forta do sqaroni gjithçka. Financat do të jenë më të mira.

Shigjetari – Partneri/ja do t’iu mbajë në pëllëmbë të dorës dhe do ua plotësojë të gjitha dëshirat. Sektori i financave do të fillojë të përmirësohet dalëngadalë. Shume shpejt do i merrni frytet e kujdesit të treguar.

Bricjapi – Momentet që do të kaloni me partnerin/en do të jenë të mrekullueshme dhe mjaft emocionuese. Financat nuk do të jenë problematike, por po shpenzuat pa u matur do të jeni në vështirësi më vonë.

Ujori – Do të jeni të gatshëm të toleroni madje të bëni edhe ndonjë sakrificë gjate kësaj dite për ta përmirësuar marrëdhënien me partnerin. Financat nuk do të kenë asnjë vështirësi kështu që mund të investoni diku ku mund të merrni më shumë përfitime.

Peshqit – Pasioni do të jetë i zjarrtë gjatë kësaj dite dhe emocionet e kënaqësitë do të jenë të papërshkrueshme. As vetë nuk e kishit menduar se mund të ndiheshit ndonjëherë kaq mirë. Në planin financiar do të kryeni disa transaksione me rëndësi dhe do të ndiheni më të qetë se më parë.

/tvklan.al


Like it? Share with your friends!