Dashi
Edhe pse do mungojë pasioni i zjarrtë gjatë këtij muaji, kjo nuk do të thotë që ju do keni probleme me partnerin. Çdo gjë do shkojë ashtu si duhet edhe pse ambienti do jetë më i qetë. Beqarët duhet të përdorin të gjitha armët që kanë nëse duan të bëjnë për vetë dikë. Në punë do jeni të matur dhe do qëndroni me këmbë në tokë. Disa miq do iu ndihmojnë të arrini më shpejt atje ku doni.
Demi
Do keni ide të ndryshme lidhur me disa çështje këto ditë dhe marrëdhënia në çift mund të bëhet delikatë në disa momente. Tregohuni më realistë dhe mundohuni t’i pranoni mendimet e tjetrit. Beqarët duhet të tregohen të matur dhe të bëjnë kujdes nga disa persona që duke ju ndihmuar më një çështje do iu joshin. Në punë do ketë vonesa me përmbylljen e projekteve dhe shpesh do gjendeni në situata delikate.
Binjakët
Duhet ta kontrolloni veten këto ditë ju që jeni në një lidhje sepse përndryshe do keni telashe të njëpasnjëshme me partnerin tuaj. Tregohuni më të matur dhe më të duruar. Beqarët do bien në dashuri me një mik të ngushtë të fëmijërisë. Shëndeti do vijë dita ditës duke u përmirësuar. Do përkujdeseni për veten. Financat herë do jenë të mira dhe herë mjaft problematikë.
Gaforrja
Marrëdhënia në çift do vazhdojë të mbetet e keqe. Për asgjë nuk do merreni vesh dhe debatet do jenë të njëpasnjëshme. Disa mund të mendojnë edhe për një ndarje. Beqarët do jenë gjithë kohës në lëvizje nëpër qytete dhe personin e përshtatshëm do e gjejnë aty ku nuk e prisni. Nuk do merreni vesh për asgjë Gjendja financiare do mbetet delikatë edhe për disa kohë. Mos kryeni në asnjë moment shpenzime te mëdha.
Luani
Kohë të vështira priten të vijnë këto ditë për ata që janë në një lidhje. Në shumë momente nuk do dini se çfarë të bëni. Beqarët do jenë si të përhumbur dhe ka rrezik të mos përfitojnë nga ftesat që do ju bëhen .Me shpenzimet tregohuni sa më të arsyeshëm nëse doni që të blini edhe disa objekte të veçanta për shtëpinë
Virgjëresha
Mos bëni gabimin të abuzoni me durimin dhe tolerancën e partnerit tuaj gjatë këtij muaji sepse do keni probleme serioze të cilat mund të çojnë deri në ndarje. Shëndeti fatmirësisht nuk do ketë asnjë problem të madh. Kujdesuni vetëm për ushqimin. Në punë duhet të jeni të qartë para se te hidhni çdo lloj hapi. Vendimet e mëdha merrini para se të konsultoheni me kolegët tek të cilët besoni
Peshorja
Sot do i kushtoni shumë rëndësi jetës suaj sentimentale dhe do e mbroni atë nga gjithçka. Pritet që marrëdhënia me atë që keni në krah të jetë e ngrohtë dhe e bukur. Beqarët do kenë disa takime, por duhet të marrin kohën e duhur për t’u njohur Në jetën profesionale do ketë ndryshime pozitive. Dikush do iu propozojë diçka interesante që nuk duhet humbur.
Akrepi
Gjatë këtyre ditëve duhet të qëndroni pak më shumë kohë me partnerin tuaj dhe madje të provoni edhe eksperienca të reja së bashku. Vetëm kështu do e mbani larg rutinën dhe mërzinë. Beqarët ka shumë gjasa ta gjejnë personin e përshtatshëm në rrethin familjar të disa miqve. Shëndeti mund të ketë herë pas here disa probleme të vogla, megjithatë asgjë për t’u alarmuar nuk do ndodhë.
Shigjetari
Do bëni disa gabime këto ditë në jetën tuaj në çift dhe atmosfera do jetë elektrizuese. Partneri nuk do jetë i gatshëm t’iu falë kollaj kështu që përgatituni për një periudhë aspak të qetë. Në punë do jeni të vendosur të bëni gjithçka duhet për të arritur suksesin e madh. Nga ana tjetër do iu bindeni edhe shefave.
Bricjapi
Sot pritet që marrëdhënia me atë që keni në krah të jetë e ngrohtë dhe e bukur. Beqarët do kenë disa takime, por duhet të marrin kohën e duhur për t’u njohur. Në planin financiar duhet më tepër vigjilencë dhe kujdes. Po shpenzuat pa menduar do keni tronditje. Në jetën profesionalë do ketë ndryshime pozitive. Dikush do iu propozojë diçka interesante që nuk duhet humbur.
Ujori
Mos i lejoni as miqtë më të ngushtë të ndërhyjnë në jetën tuaj sentimentale. Diskutoni hapur me partnerin dhe bëni ato që iu duken më të përshtatshme. Beqarët nga ana tjetër do ndikohen shumë nga opinionet e miqve për të zgjedhur një person dhe ky do jetë një gabim. Situata financiare do jetë e vështirë. Më mirë ulni tani shpenzimet sepse të ngelni më vonë pa asnjë para.
Peshqit
Muaj harmonik dhe i paqtë ky për ju. Do ndiheni mirë dhe gjatë fundjavave do dilni e do argëtoheni me atë që keni në krah. Beqarët do kenë dyshime për ata që do ju vijnë rreth e rrotull dhe vetëm në fund të muajit do hedhin ndonjë hap. Kujdesuni pak më tepër për vetën. Në punë do ecni në bazë të planeve dhe do programoni gjithçka përpara se të veproni.