Të dashurohesh do të thotë edhe të ndjekësh rregullat e gravitetit reciprok. Astrologjia krahasuese identifikon cilat forca veprojnë brenda raporteve në çift. Fillimisht na ndihmon të gjejmë zgjidhet për t’u afruar me tjetrin, e më pas për ta dëgjuar e kuptuar.
Lidhja mes Virgjëreshës dhe Binjakëve është shumë e fortë sepse vetëm në raste të rralla të dy shenjat nuk janë në një linjë…Marrëdhënia mes Binjakëve dhe Virgjëreshës është e destinuar të funksionojë sepse të dy shenjat gjenden në të njëjtën kuadraturë brenda zodiakut. Të udhëhequra nga Mërkuri, kanë karakteristika të ndryshme, por që kombinohen mirë me njëra-tjetrën. Por vetëm për një gjë nuk bëjnë absolutisht kompromis: hapësirën e tyre.