A ia di vetes tiparin më tërheqës? Lexoje këtu për secilën shenjë Horoskopi


Shenja jonë e horoskopit veç të tjerash duket se është edhe ajo që përcakton se sa të parezistueshëm jemi ne në sytë e të tjerëve. Sipas horoskopit tiparet që na bëjnë ne të parezistueshëm para të tjerëve janë:

1.Dashi – Sypatrembur

Kur mendoni se cili është tipari juaj më tërheqës nuk duhet të kufizoheni vetëm në aspektin seksual. Personat që i përkasin shenjës së dashit dallojnë për një karakter të jashtëzakonshëm që nuk hezitojnë të sulmojnë këdo për të arritur atë që duan. Iniciues, i vetëdijshëm dhe i patrembur, janë karakteristikat që i përshtaten më së miri Dashit si një shenjë që merr përsipër rreziqe dhe bën lëvizje të guximshme. Nuk do të ndihesh asnjëherë i mërzitur me ta, por dhe mund të të pushtojnë.

2.Demi – Sensual

Demët njihen për natyrën e tyre materialiste, por në një formë më pozitive për ta përshkruar këtë shenjë është të qenit sensualë. Personat e kësaj shenje pëlqejnë gjërat fine në jetë dhe një takim me një Dem është magjepsës. Përvoja fizike është çelësi i suksesit të Demëve. Muzikë relaksuese, ushqim dhe pije të mira janë disa nga zgjedhjet e tyre për t’ju joshur dhe kur një Dem merr pjesë aty çdo gjë bëhet speciale. Kurdo që të jesh në praninë e një Demi, ji aty për romancë apo për miqësi të sinqertë pasi do të kesh një eksperiencë të paharrueshme.

3.Binjakët – Energjikë

Binjakët si shenjë janë si nimfa magjike në grup. Ata në të shumtën e rasteve janë vetë jeta e një mbrëmjeje, duke e shijuar mbrëmjen sikur po fluturojnë në ajër. Binjakët janë qendra e tërheqjes në formën njerëzore. Ata janë bashkëbiseduesit më të mirë të horoskopit, me një mendje verbuese, gjallëri fëminore dhe aftësinë për të nxjerrë një fakt argëtues për çdo temë. Binjakët janë të mrekullueshëm dhe vihen re lehtësisht, por nuk mund t’i lidhësh dot lehtë.

4.Gaforrja – E Dhembshur

Gaforja njihet si një natyrë që kujdeset gjithmonë për të tjerët. Gjithmonë do të dëgjosh nga ta shprehjen: “Unë do të kujdesem për ty”. Kjo shenjë është mjaft e kujdesshme në përzgjedhjen e njerëzve që fut në jetën e saj, por në momentin që je në rrethin e brendshëm të Gaforres, ato do të bëjnë çdo gjë që të të gjenden pranë gjithmonë. Kjo shenjë nuk mund të duket seksi, por kushdo ka nevojë për dikë që ta ngushëllojë dhe ta dëgjojë. Tregoji vështirësitë duke i hapur zemrën dhe Gaforrja nuk mund të rezistojë me sytë e saj të mëdhenj dhe të njomur, që të shikojnë vetëm ty me dhembshuri.

5.Luani – Karizmatik

Want to get your BEST gaming experience?
Luanët mund të kenë ego të madhe duke synuar të marrin kudo vëmendjen. Por kjo nuk do të thotë se janë gjithnjë kështu. Luani janë mjeshtër të shfaqjeve, të prirur për të falur, të përzemërt dhe të dhënë për gjeste të mëdha. Kjo shenjë e trajton botën si një lojë me pjesë të barabarta që të fton ty të marrësh pjesë në lojë duke të bërë të veçantë. Ashtu si me Dashi, simboli i kafshës në këtë shenjë flet shumë për karakterin e tyre. Luani është mbreti i bukur i xhunglës dhe kur shikon në sytë e tyre do të mbetesh i ngazëllyer. Kështu që Luanët krenohen me karizmën e tyre të pashembullt.

6.Virgjëresha – E mençur

Të lindurit në shenjën e Virgjëreshës njihen si të qenit perfeksionistë, por kjo është vetëm një nga tiparet e inteligjencës së tyre të pabesueshme. Një Virgjëreshë di shumë mirë si të shohë përmes teje dhe se si të të kuptojë plotësisht. Ajo ka një mendje analitike dhe një mënyrë efiçente dhe direkte në përdorimin e fjalëve që mund të kuptojnë çdo gjë, përfshirë edhe ty. Virgjëreshat jo vetëm që e shtyjnë vetveten drejt të qenit më të mirët e mundshëm, por i shtyjnë edhe të tjerët po ashtu. Një person i shenjës së Virgjëreshës është dikush që sheh më të mirën tek ty edhe kur ti nuk mundesh.

7.Peshorja – Besnike

Peshoreve nuk u pëlqen të jenë vetëm. Për këtë ato mundohen të zgjedhin partnerë të shkëlqyer sidomos kur duan që të kalojë jetën me ta. Ajo bën gjithçka për ata që do, bën çdo gjë të nevojshme që një marrëdhënie të funksionojë.- Peshorja është një artiste në dashuri. Të ndërtojë ura komunikimi është motoja e Peshores dhe aktivitetet tradicionale të shoqërimit janë ato që ajo përdorë: fjalë të këndshme, lule dhe muzikë të bukur. Me pak fjalë mund t’ia besosh zemrën një Peshoreje sepse është një besnike e lindur.

8.Akrepi – Pasionant

Akrepi është një ndër shenjat më pasiononte të horoskopit. Vështrimi i tyre hyn brenda sekreteve dhe errësirës, për të mos përmendur edhe brenda shpirtit tënd. Ata njihen si dinamikë në shtrat, por janë po aq të zhdërvjellët edhe në çdo aspekt të personalitetit të tyre. Kjo mund të jetë frikësuese për disa, por mund t’ju bëjë edhe të ndiheni më të gjallë se kurrë. Shto edhe një respekt të patundur për jetën private dhe një gatishmëri për të eksploruar misteret dhe një Akrep është gati t’ju çojë në një vorbull udhëtimi që nuk do ta harroni.

9.Shigjetari – I qeshur

Shumë njerëz besojnë se një buzëqeshje është tipari më tërheqës që mund të ketë një person. Për këtë arsye dhe Shigjetarët mund t’ua fitojnë lehtësisht zemrat të tjerëve. Shigjetarët vënë në dukje gjërat që shkëlqejnë, gjejnë humor në shumicën e gjërave dhe shpërthejnë në të qeshurën më të mirë dhe më ngjitëse të zodiakut. Guxojnë për aventurë, udhëtim dhe për të mësuar, ky shpirt i lirë e do shoqërinë ndaj dhe tërheq audiencë me përvojat e gjera, grumbullon mençurinë e jetës duke të shërbyer si një shok për të ndarë udhëtimin.

10.Bricjapi – I pavarur

Njerëzit shpesh e barazojnë të qenit të pavarur me të qenit të mërzitshëm. Misteri i të mos diturit se çfarë do të bëjë personi që ke përballë mund të jetë mjaft e papëlqyeshme, por kjo nuk ndodh kur je me një Bricjap. Ata nuk të lënë në baltë. Fuqia e tyre është cilësia më tërheqëse dhe është ajo që kushdo kërkon të ketë. Bricjapi është shenja që rritet gjithnjë në zodiak, solide, e pavarur dhe e besueshme. Një person i shenjës së Bricjapit është dikush të cilit mund t’i besosh gjithnjë. Do të të mbajnë kur të biesh dhe të të vënë në rrugën e drejtë kur të ndihesh i pasigurt në jetë.

11.Ujori – Intrigues

Tiparet më të njohura të horoskopit për Ujorin janë krijimtaria dhe aftësia për të gjallëruar bisedën. Të pazakontë dhe që shpesh herë rrinë në terezinë e tyre dhe të lënë në qetësinë tënde, ata e tërheqin vëmendjen tuaj vetëm duke qenë të pranishëm. Një person i shenjës së Ujorit është një bashkëbisedues i lindur, që përshtatet me interesat e tua me një aftësi të përsosur. Ujori nuk do t’ia dijë për rregullat dhe gjërat e përcaktuara, bën qejfin e vet. Është mjaft intelektual ndaj dhe nuk do të mërzitesh me një Ujor.

12.Peshqit – Romantikë

Për sa i përket tërheqjes është shumë e vështirë t’ia kalosh një personi të kësaj shenje. Ata janë si një paketë e plotë: dinë si të jenë romantikë me ju dhe t’iu plotësojnë ëndrrat tuaja më të çmendura. I sjellshëm, shpirt romantik, mistik dhe artistik këto janë disa nga cilësitë që e përfaqësojnë më së miri këtë shenjë. Me natyrën e tyre jashtëzakonisht romantike Peshqit të frymëzojnë mbi fantazitë. Kjo shenjë mund të lidhet me ju dhe t’ju kuptojë ashtu siç nuk ju ka kuptuar askush më parë.


Like it? Share with your friends!