Shenja sypatrembur, më e mira e zodiakut. Ja cila është!


Ndodh që njerëzit e lindur në këtë shenjën ndonjëherë të paragjykohen se janë shumë të drejtëpërdrejtë dhe janë të parët që nisin debatet. Por e vërteta është se ka kaq shumë gjëra për të mësuar rreth kësaj shenje veç kësaj.

Kështu, që për të krijuar më mirë një ide se çdo të thotë vërtetë të jesh i lindur në atë shenjë, po ju tregojmë 10 karakteristika unike që e bëjnë Dashin shenjën më të mirë të zodiakut.

1. Dashi është një lider i lindur që di se çfarë duhet të bëj gjithmonë.

Duke qenë se jeni shenja e parë e horoskopit, Dashi është pioner për gjithçka. Janë gjithmonë gati për të vepruar dhe lumturohen kur marrin përsipër të drejtojnë diçka në mënyrë spontane.

Konfidenca e tyre i ndihmon të kalojnë të gjithë pengesat dhe s’do të jenë kurrë ndjekës të të tjerëve. Ata dinë si t’i përgjigjen çdo situate për të dalë në fund fitues. Është e kotë të komandosh një Dash!

2. Nuk i frikësohen asnjë lloj rreziku!

Dashi është ekstremisht kurajoz dhe konsiderohet si shenja më e fortë në të gjithë zodiakun. Ata janë shumë të fortë dhe mund të përballojnë çdo lloj sfide. Ndryshe nga shenjat e tjera, Dashi beson tek fuqitë që zotëron dhe di si t’i përdorë ato. Njerëzit e një shenje të tillë do të luftojnë gjithnjë për atë çfarë duan dhe nëse kjo do të thotë të dalin jashtë zonës së tyre të rehatisë.

3. Është vështirë të parashikosh një Dash, do të jenë gjithnjë spontanë.

Ashtu si zjarri, i nxehtë dhe jo gjithnjë i llogjikshëm edhe njerëzit e kësaj shenje nuk mendojnë gjatë për lëvizjen e tyre të ardhshme. Me një Dash s’ka asnjë shans që të mërzitesh sepse në një mënyrë apo një tjetër do ta gjejnë gjithnjë si ti bëjnë gjërat interesante.

4. Nuk kanë kohë të merren me budallallëqe

Dashët janë shumë të ndershëm dhe u pëlqen të jenë të drejtëpërdrejtë me njerëzit. Meshkujt dhe femrat e kësaj shenje njihen si krijesat më të ndershme. Mos e ngatërroni me arrogancën kur një Dash ju thotë të vërtetën në sy. Ata e bëjnë këtë me familjen dhe njerëzit që duan. Do ta thonë gjithnjë atë që mendojnë. Mos prisni nga askush tjetër t’ua thotë gjerat siç janë përveçse dikujt që i përket shenjës së zjarrit. Ah, ata i urrejnë justifikimet, kështu që përrallat me mbret nuk do t’ju ecin me një Dash. Mos harroni se kanë një shqisë të 6-të për të kuptuar kur dikush po përpiqet t’i fyejë inteligjencën.

5. Një Dash është besnik deri në vdekje. Kur vjen puna tek dashuria ata i duan të gjitha ose asgjë.

Sapo gjejnë dashurinë e vërtetë, njerëzit e kësaj shenje, nuk lëkunden lehtë. Janë të dashur, të përgjegjshëm dhe besnikë ndaj lidhjes. Ata do të gjenden gjithnjë për partnerin e tyre. Kur një Dash të jep fjalën e tij s’ka kthim pas. Janë gati të lëndojnë veten përpara se ta bëjën atë qellimisht me dikë tjetër. Nëse ti ke nevojë për të në 3 të natës, ai do të jetë aty. Është vetëm disa minuta larg.

6. Një Dash mund të jetë njeriu më i ëmbël në botë…ose makthi juaj më i keq.

Zakonisht ata nuk duan të nisin konflikte apo të argumentojnë gjëra nëse ti sillesh mirë dhe tregon respekt. Kujdes me fjalët që lëshoni rreth tyre. Mund të pendoheni kaq keq më vonë…

7. I kanë sytë gjithmonë drejt suksesit.

Ata janë të lindur për të qenë të suksesshëm në çdo gjë që marrin përsipër. Janë ambiciozë dhe punojnë për të arritur qëllimet e tyre. Duan gjithnjë të jenë ata të parët dhe të tjerët që i ndjekin pas. Kanë plane për të ardhmen dhe s’ndalojnë lehtë.

8. Ata janë njerëz shumë bujar dhe mendojnë shumë për të tjerët.

Dashi është bujar me të tjerët. Ai ndjen kënaqësi kur i jep njerëzve, por ka një problem kur atij i bëhen komplimenta apo dhurata. Jo se nuk janë mirënjohës, por s’presin gjë kurrë nga të tjerët. Një Dash nuk mendohet 2 herë të shpenzojë para kur vjen puna tek familjarët apo njerëzit që do, ndërsa për vete duket sikur kënaqet me gjërat minimale.

9. Janë njerëzit e duhur për të bërë qejf kur del!

Njerëzit e kësaj shenje janë bekim kur vjen puna tek argëtimi. Shumë duan gjithnjë ta kenë në tavolinë një Dash thjesht sepse është shumë qejf kur ata janë aty. Janë energjikë dhe nëse bëhet biseda më e mërzitshme ata do të dinë ta kthejnë në shaka. Ata janë gjithashtu shumë të kujdesshëm dhe për familjen do të bënim çdo gjë. Femrat e kësaj shenje janë të orientuara drejt familjes dhe nëna shumë të mira.

10. Do t’ju ndihmojnë të shihni anën më të mirë të çdo problemi

Pavarësisht figurës dhe fort dhe personalitetit të hekurt që ata tregojnë, janë shumë të butë dhe herë herë ndjejnë pasiguri. Ata kalojnë shumë kohë duke reflektuar rreth vetes dhe janë më shumë të mendueshëm se sa praktikë. Por, niveli i inteligjencës së tyre emocionale është shumë i lartë dhe kanë aftësi fantastike për të lexuar të tjerët!./


Like it? Share with your friends!