MERI SHEHU ZBULON A DO JETË NË BIG BROTHER VIP 3


Meri Shehu zbulon a do jetë në Big Brother VIP 3
Meri Shehu është një nga emrat e përfolur si banore e Big Brother VIP 3 dhe këtë e ka konfirmuar edhe vetë astrologia. E ftuar në emisionin “Rudina” për parashikimin javor, Meri tha se do të mungojë në rubrikën e saj të të hënave për shkak të angazhimit në një rrugëtim të ri televiziv.

Rudina Magjistari: Ne duhet të lajmërojmë teleshikuesit që Merin s’do ta kemi javën tjetër në program sepse Meri do të…

Meri Shehu: Do të jetë pjesë e një programi…

Rudina Magjistari: …Fillojë një kapitull të ri televiziv, por ne e presim me shumë kënaqësi.

Meri Shehu: Rikthimi im është këtu, patjetër!

Rudina Magjistari: Të urojmë suksese dhe ne të presim sapo ti ta kesh përfunduar, urojmë të të shkojë mbarë dhe të japësh më të mirën tënde.

Meri Shehu: Patjetër, është kënaqësi e madhe.

Rudina Magjistari: Nuk po themi më shumë sepse le t’ia lëmë surprizat produksionit të cilit ti do të bëhesh pjesë shumë shpejt./lexo.al


Like it? Share with your friends!