Në 20 shkurt 2024, hymë zyrtarisht në sezonin e Peshqve, i cili do të ndikojë ndryshe tek secila nga shenjat e horoskopit. Asnjëri prej nesh nuk ka imunetet mjaftueshëm kur vjen puna tek dashuria, prandaj lexoni me kujdes ç’sjellë kjo shenjë kaq pasionante në jetën tuaj romantike.
1. DASHI
Përgatituni të ndiheni super social. Kjo do të thotë që mos u habisni nëse papritur e gjeni veten në shumë evente, apo mes miqsh të rinj. Bëhuni gati të shijoni një flirt të ri që ndodhet në rrethin tuaj shoqëror.
Për herë të parë pas shumë javësh, po ndjeni sërish emocion që po lini shtëpinë. Nëse jeni në një lidhje, do ta shijoni shumë partnerin duke bërë aktivitete të ndryshme bashkë. Ndoshta ky ishte ndryshimi i energjisë që ju duhej në atë marrëdhënie.
2. DEMI
Gjithçka po shkon mirë në punë dhe ndërkohë që partneri yt po përpiqet të të mbështesë, ju vazhdoni të jeni të stresuar në lidhje me kohën që i kushtoni kësaj marrëdhënieje.
Në vend që të ndiheni kështu, ndajeni këtë pjesë të jetës nga puna. Festoni për sukseset tuaj me ata që doni dhe kujtojini vetes se jo gjithnjë lidhja do të jetë në harmoni perfekte. Këshillë: Mos u shqetësoni për gjëra që nuk janë në të vërtet probleme në një raport romantik!
3. BINJAKËT
Je në kërkim të emocioneve tani dhe nëse je single, ka gjasa t’ju tërheq dikush që vjen nga një kulturë, profesion apo vend që nuk ka asnjë lidhje me tuajin. Nëse jeni në një lidhje, bëni një udhëtim të shkurtër ose planifiko diçka ndryshe me partnerin. Një eksperiencë e re bashkë do t’ju bëjë të merrni frymë lirisht.
4. GAFORRJA
Kjo, është koha për të bërë rezymenë e lidhjes suaj! Do të jeni duke analizuar se sa ekulibër ka apo i duhet marrëdhënies. Do ngrini pyetje të tipit: “A ndihem e përmbushur me këtë njeri?” “A po jap/marr mjaftueshëm?”, etj. Përgjigjet mund t’ju çojnë në marrjen e disa vendimeve.
Disa Gaforre do të ndahen me dëshirë të plotë, pasi e kanë kuptuar dhe janë bindur që është koha për të bërë përpara.
5. LUANI
Nëse po kërkoni për një lidhje afatgjatë, sezoni i Peshqve është periudha e duhur për ta gjetur. Jeni në vendin e duhur dhe mund të takoni një njeri serioz që i përgjigjet qëllimeve tuaja.
6. VIRGJËRESHA
Nëse sektori romantik është i rëndësishëm për ju, duhet të gjeni pak kohë për të. Puna dhe detyrimet kanë marrë gjithë vëmendjen tuaj, por bëni një riskedulim të kohës. Gjeni kohë për të vlerësuar lidhjen dhe për ta shijuar atë. Gjithsesi, sezoni i Peshqve, do t’ju japë ca leksione të mira në lidhje me marrëdhënien që keni aktualisht dhe ndjenjat tuaja.
7. PESHORJA
Ky sezon do t’ju frymëzojë të jeni më romantikë se kurrë! Do të investoni shumë në marrëdhënien që keni dhe do t’ju shpërblehet. Do të ndjeni pasion, dashuri dhe do të shijoni një udhëtim të bukur romantik me njeriun tuaj. Nëse jeni vetëm, është koha për të dalë në takime dhe për të qenë i hapur ndaj njerëzve të rinj.
8. AKREPI
Akrepët momentalisht po punojnë me veten dhe janë përqëndruar tek stabiliteti i tyre. Besojini instiktit dhe nëse ndjeni se jeni gati për të filluar një lidhje, bëjeni.
9. SHIGJETARI
Këto kohë, komunikimi do të jetë pjesa më e nxehtë e marrëdhënies. Nëse keni një mesazh që doni ta çoni me gjithë zemër, bëjeni tani. Thuaj çfarë ndjen sepse ndoshta kështu ai/ajo do t’ju njohë më mirë dhe të vlerësojnë butësinë tuaj.
10. BRICJAPI
Këtë periudhë, Bricjapët duan t’i besojnë ndjenjave të tyre romantike, por nga ana tjetër vijojnë të bëjnë “të vështirin”. Këto dy qëndrime nuk shkojnë mirë bashkë, por shfrytëzojeni këtë sezon për të komunikuar shumë me partnerin. Nëse ndani të njëjtat vlera, lidhja juaj do të forcohet.
12. UJORI
Ti ke ngecur në të shkuarën! Këto ditë po i kalon duke kujtuar ish-in dhe duke rimenduar çfarë s’shkoi me të. Nëse ke dikë që do t’i kërkosh falje, është periudha e duhur. Vetëm përgatit veten që mund të marrësh edhe përgjigje të cilat nuk i pret. Beqaret do të kenë jashtëzakonisht fat
11. PESHQIT
Ti je qendra e vëmendjes tani dhe do shijosh muajin tënd të lindjes mungojnë akoma pak ditë dhe do hymë zyrtarisht në shenjën tuaj.
E rëndësishme është të shohësh pas çfarë ke dhe çfarë jo, çfarë do vërtet dhe çfarë s’do. Vendos qëllime dhe bëj një listë gjërash që do të shohësh tek partneri yt. Mund t’i gjesh të gjitha, por vendos çfarë do! Ju beqarët do jeni më me fat gjatë gjithë sezonit tuaj. Shumë persona do mundohen t’iu bëjnë për vete dhe nuk do ndalen së iu surprizuari, sytë 4-tër..