Meri Shehu parashikon cilat shenja do të jenë ‘të flakta’ këtë javë


Dashi – 5 yje
Është javë impulsive, Dashi po merr veten, ka ide të reja. Mërkuri në shenjën e tyre do të sjellë takime, mendime energjike, të shpejta, të zgjuara, të shkathëta. Do plotësohen shumë dëshira.

Demi – 2 yje
Janë në një moment të vështirë, planetët në Dash i bëjnë të bërtasin nga brenda e të mos shprehin dot atë çfarë duan duke i bllokuar. Të kenë kujdes këtë javë në ekonomi e dashuri.

Binjakët – 3 yje
Do shkëlqejnë në dashuri, shoqëri, komunikime, dalje e shpenzime. Nuk do t’i thonë dot jo një joshjeje për t’u argëtuar.

Gaforrja – 3 yje
Javë e mrekullueshme. Do shkëlqejnë në karrierë, do takojnë njerëz me rëndësi, pushtet dhe do kenë shumë publicitet në emrin e famën e tyre. Janë në një ndriçim të paparë këtë javë.

Luani – 5 yje
Fillon java dhe epoka e tyre. Pas një muaji do flasim më mirë, por mund të bëjnë një fillim të ri nga fundi i javës që do të ndiejnë çlirim. Që tani do të nisin të ndiejnë shijen e tij me kontakte, studime, ide dhe udhëtime.

Virgjëresha – 2 yje
Këtë javë do merren shumë me çështjet ekonomike, detyrimet dhe trashëgimitë. Ata që kanë pasur probleme në këto çështje kanë një javë disi të ndërlikuar që do ta heqin qafe shpejt.

Peshorja – 4 yje
Bëhen shumë komunikuese. Partneri do i fusë në lojë, i tërheq, vijnë më afër me ide, por edhe mund të martohen.

Akrepi – 2 yje
Do lodhen me punë ose do kenë shumë energji të fortë e ritëm në të. Do udhëtojnë, do jenë gjithmonë në lëvizje dhe do shpenzojnë energji. Të kenë kujdes mos të bëhen nervozë.

Shigjetari – 5 yje
Java më erotike. Shumë planetë në Dash dhe Hëna e re do iu japin takime e flirte që nuk do i thonë jo, por kanë edhe javë krijuese.

Bricjapi – 1 yll
Shenjë kardinale që këto ditë ka pasur probleme të vogla me çështjet ekonomike e personale. Do iu dalë një ndryshim shtëpie.

Ujori – 4 yje
Shenja më komunikuese, në lëvizje që do dojë të japë e marrë ide, do ketë udhëtime të shkurtra, por jetë shumë intensive e në kontakt.

Peshqit – 2 yje
Do merren me çështjet ekonomike, do vënë përpara disa ide por nuk duhet të rrezikojnë. Nëse kanë një mendim të zgjuar duhet ta vënë në zbatim se do iu japë kthesë për një prurje të mirë financiare.


Like it? Share with your friends!