Sesi visheni, respektivisht cilin stil e preferoni, përpos të tjerash, varet edhe nga shenja juaj e horoskopit
Dashi
Karakteri i luftëtarit më së miri e përshkruan identitetin e personave të lindur në këtë shenjë. Ata me një vetëbesim të lartë dhe me një guxim të madh ballafaqohen me botën, prandaj gjithmonë përcaktohen për kombinimet elegante, seksi, por edhe sportive të veshjeve, derisa për rastet zyrtare gjithmonë përcaktohen për stile që pasqyrojnë autoritet dhe fuqi, transmeton gazeta Kosova Sot Online.
Demi
Sensualiteti është atuja juaj kryesore, por edhe gjakftohtësia dhe thjeshtësia janë veti, të cilat ju përshkruajnë më së miri. Demat vlerësojnë pamjen klasike dhe materialet sensuale. Për ta rëndësi të madhe ka kualiteti i asaj që veshin, prandaj blejnë modelet klasike, të cilat kurrë nuk dalin nga moda.
Binjakët
Binjakët mendjemprehtë kanë një pikëpamje konceptuale ndaj botës, e cila u shërben që ta mbajnë një raport aktiv me botën reale. Objektiviteti, edukata dhe dëshira për të udhëtuar, janë vetitë të cilat më së miri i përshkruajnë këta persona, prandaj stili i tyre është gjithmonë origjinal dhe u lejon që të jenë në lëvizje dhe të bëjnë shumë gjëra në të njëjtën kohë.
Gaforrja
Një qasje emocionale dhe subjektive ndaj jetës e kanalizon natyrën e kësaj shenje, kurse kreativiteti është veti, e cila i përshkruan më së miri. Gaforret preferojnë materialet e buta dhe sensuale, ku modelet klasike dhe eleganca janë gjërat që u rrinë më së miri.
Luani
Atutë më të rëndësishme të Luanit janë vetëbesimi dhe tiparet e liderit. Ata adhurojnë që të jenë në qendër të vëmendjes, prandaj kanë prirje për stile mbresëlënëse. Në mënyrë që të ndihen mirë në lëkurën e tyre, pjesëtarët e kësaj shenje duhet të duken bukur.
Virgjëresha
Virgjëresha analitike adhuron organizimin e mirë dhe është shumë e ashpër ndaj vetes, kur bëhet fjalë për pamjen. Rehatia është një faktor i madh, i cili i tërheq ata kur flitet për brendet që janë në modë, por edhe funksionalë. Nuk i kushtoni shumë kohë përzgjedhjes së kombinimit që e vishni, por qëllimi juaj është që të dukeni mirë pa shumë mund.
Peshorja
Shpirtrat artistikë dhe graciozë të pjesëtarëve të kësaj shenje kërkojnë një ambient të qetë, ku mund ta ruajnë ekuilibrin. Aleatët e tyre janë: bukuria, qëndrimi diplomatik dhe emocionaliteti. Peshoret duan që të jenë aktive në planin social. Pa marrë parasysh se çka veshin, me rëndësi është ajo çka të tjerët mendojnë për atë veshje.
Akrepi
Akrepat duan që të ndihen të fortë dhe paksa seksi. Në mënyrë subtile e arrijnë pamjen përrallore, e cila tërheq vëmendjen dhe kërkon respekt nga të tjerët. Maksima e tyre është “më pak është më shumë”, e veshja e modës së vjetër është diçka që kurrë nuk e praktikojnë.
Shigjetari
Shigjetari entuziast dhe pozitiv lë përshtypjen e spontanitetit dhe shpirtit aventurier, si në jetë, po ashtu edhe në veshje. Si shenjë e zjarrtë nuk keni probleme me atë që të vëreheni nga të tjerët, prandaj gjithmonë përzgjidhni ngjyra të zjarrta, që përshtaten me karakterin tuaj.
Bricjapi
Personat e lindur në këtë shenjë ndihen më së miri kur çdo gjë e kanë nën kontroll. Kjo shpesh nënkupton një stil konservator të veshjes, por ata mund të jenë edhe tepër unikë, kur flitet për kombinimin e veshjeve. Gjithmonë janë në kërkim të origjinalitetit dhe kualitetit.
Ujori
Vetia juaj më e theksuar është individualiteti, prandaj edhe uniformën më të thjeshtë do të arrini që ta bartni në një mënyrë unike. Nuk jeni dikush që në mënyrë të verbër pason trendët, por mund të thuhet se jeni një trendseter i vërtetë. Ndiheni mirë në lëkurën tuaj.
Peshqit
Janë persona tepër të ndjeshëm, të butë dhe intuitivë. Peshqit bartin çdo gjë në të cilën ndihen rehat. Rrobat që emitojnë qëndrimin e tyre sensitiv gjithmonë do të jenë përzgjedhje e mirë për ta, e me një stil të tillë mund ta krijojnë përshtypjen e një personi të mistershëm dhe glamuroz.