Një mundësi për t’u specializuar ose për të shkuar jashtë po..!/ Horoskopi i Meri Shehut 13 mars 2024


Dashi
Do të përpiqeni t?u impononi të tjerëve ato që ju besoni, por nuk do t?ja dilni. Më mirë bëhuni një shembull që të tjerët t?ju ndjekin. Duke investuar energjitë tuaja në një aktivitet që ka në thelb bamirësinë, do të impresionoj shumë njerëz tek të cilët ju keni ndikim. Nuk do të jeni 100% i suksesshëm sepse secili ka prioritetet e veta, por çelësi është që t?i fitoni betejat me mençuri. Ka njerëz që nuk ndryshojnë derisa u ndodh diçka që përmbys parimet e tyre themelore. Deri atëherë, tregohuni i sjellshëm dhe mbani distancë.

Demi
Jeni të përfshirë nga tundimi për të marrë hak ndaj dikujt që i ka kaluar kufijtë me ju. Në vend që të ushqeni ndjesi negative, bëni diçka të këndshme për veten. Mundësisht merrni një ditë pushim në punë dhe bëni gjërat që ju pëlqejnë. Të investoni kohë për veten është hakmarrja më e mirë. Nëse e trajtoni veten mirë, të tjerët do të ndjekin modelin tuaj.

Binjakët
Paaftësia juaj për të falur është thjesht një vjedhje e energjisë. Nëse nuk është e shëndetshme për ju të vazhdoni një marrëdhënie me ata, vazhdoni rrugën. Shikojeni këtë tradhëti ndaj jush si përvojë mësimi dhe përpiquni të bëni më të mirën herës tjetër. Gjithmonë keni qenë një njeri me mendje të hapur dhe pranues. Duke u treguar më të zgjuar në lidhje me shoqërinë tuaj, do të shmangni situata si kjo. Vlerësoni sesi veprimet e tyre përputhen me fjalët që thonë.

Gaforrja
Kur detyrat që keni për të kryer bëhen shumë të vështira, ndryshoni ambient. Vishuni bukur dhe shkoni diku: party, restorant, apo koncert. Shumë koka do të kthehen kur ju të hyni në mënyrë madhështore, çka do t?ju kujtojë që keni aftësi të forta joshjeje. Ju mund të ofroni më shumë se punët që bëni.

Luani
Ajo që tani ju duket diçka me rëndësi të pabesueshme, pas disa muajsh do t?ju duket fare e parëndësishme. Kujdes me kërkesat që keni ndaj miqve dhe të dashurve tuaj. Është shumë e vërtetë që ju jeni super të ngarkuar, por edhe ata kanë gjërat e tyre. Në vend që të grindeni se kush ka më shumë gjëra për të bërë, organizoni një shëtitje të bukur. Një ndryshim program do të rrisë vlerësimin tuaj për njëri-tjetrin.

Virgjëresha
Ndjeshmëria e lartë po ndikon për keq në progresin tuaj profesional. Nëse doni të shkoni përpara, lëkura juaj duhet të trashet. Përgatituni të përballeni me kritikat në një mënyrë konstruktive. Edhe një rival xheloz ka një mësim për t?ju dhënë. Nëse shikoni që njerëzit përdorin metoda jo të drejta për t?ju dalë kundër, lërini ta bëjnë. Është problemi i tyre nëse nuk po arrijnë dot qëllimet që kanë. Do t?ju rekomandonim të lexonit disa libra psikologjikë në komfortin e shtëpisë suaj.

Peshorja
Vetëbesimi i ulët nuk po ju lejon të shfaqni potencialin tuaj. Miku apo partneri juaj në biznes është duke ju mbështetur shumë nga ana morale. Një mundësi për t?u specializuar ose për të shkuar jashtë po ju qaset. Në vend që të mos i kushtoni rëndësi, kapeni fort dhe shfrytëzojeni. Do të impresiononi këdo me zgjuarsinë, sharmin dhe inteligjencën tuaj. Bëjeni zakon të numëroni dhe kujtoni gjërat tuaja të mira.

Akrepi
Përpjekjet tuaja për të përfituar sa më shumë para mund t?i presin rrugën një tjetër pasurie që po hyn në jetën tuaj. Në vend që ta shihni me frikë dhe pasiguri të ardhmen, imagjinoni sikur jeni të zhytur në bollëk. Kur ndiheni të begatë, bëheni një magnet parash. Jini mirënjohës për ato që gëzoni sepse shumë njerëz do ta ëndërronin pozicionin tuaj. Një ofertë pune e jashtëzakonshme është rrugës; kjo do të shënojë një pikë kthese për ju.

Shigjetari
Duke e mbrojutr mirë pozicionin tuaj, nuk do t?u lini hapësira të tjerëve të cilët e lakmojnë shumë. Nëse dikush ju sfidon, mos e merrni personale. Trajtojeni si një mundësi për të mbrojtur më mirë pozitën tuaj. Ju keni plane të guximshme. Ajo që rivalët tuaj nuk kuptojnë, është se ju arrini të mbroni pozicionin që keni pikërisht përmes optimizmit absolut. Kur eprorët të shohin sa entuziast jeni për ndryshime të reja, do t?ju bashkohen me dëshirë.

Bricjapi
Mos u shqetësoni kot, sepse nuk mund të kontrolloni të ardhmen. Në vend që të imagjinoni skenarin më të keq, imagjinoni sikur gjithçka do të jetë në favorin tuaj. Ajo që mund t?ju duket si zhgënjyese, mund të jetë shpëtimi juaj në një rast të rëndë. Kur kurajoja juaj të jetë e ulët, lejoni familjen dhe miqtë t?ju mbështesin. S?ka problem nëse tregoheni të dobët me ata që ju duan.

Ujori
Mos u mbështesni tek miqtë vetëm për favore. Nëse keni nevojë për ndihmë, duhet ta këkroni në avancë. Një person i afërt i juaji nuk do të mund të heqë dorë nga gjithçka në minutën e fundit për t?ju mbështetur ju. Më mirë përballuni vetë me sfidat tuaja ose kërkoni ndihmë në rrjetet sociale. Do të habiteni kur të njohurit rastësorë do të vijnë t?ju ndihmojnë.

Peshqit
Do të kaloni një testim ose intervistë pune që për hir të së vërtetës, do të jetë shumë zhgënjyese. Në vend që të zhyteni në pakënaqësi, futjuni punës për të gjetur një tjetër pozicion. Duke punuar si një agjent i lirë jo vetëm që do të përfitoni financiarisht, por do të keni mundësi edhe të planifikoni kohën tuaj. Nëse ka diçka që e urreni, është të mbylleni në një mjedis zyre.


Like it? Share with your friends!