Momenti i përsosur të ndryshoni rutinën tuaj/Horoskopi i muajit prill: LUANI dhe VIRGJËRESHA


LUANI

·Hëna e re (1 prill): Kthejuni sërish aventurave!

·Hëna e plotë (16 prill): Vlerësoni takimet tuaja dhe vendosni përparësi

·Eklipsi diellor (16 prill): Prisni detyra dhe përgjegjësi të papritura

·Data të tjera kyçe: 2, 12, 18, 19 prill

Edhe pse muaji i shkëlqimit për ju vjen fiks në stinën tuaj, pra, në verë, sezoni i Dashit është më i miri pas tuajit për ju. Hëna e re më 1 prill ju emocionon për aventurën e radhës. Pjesën më të madhe të muajit do ta kaloni duke marrë vendime për të ndryshuar karrierën, lidhjet tuaja sociale dhe shpirtërore. Presioni i ushtruar është shumë i madh, ndaj duhet të bëni kujdes për trupin dhe mendjen. Ky është momenti i përsosur të ndryshoni rutinën tuaj duke krijuar zakone të reja të shëndetshme që pasqyrojnë stilin tuaj të jetës.

Marrëdhëniet tuaja më të mira janë vazhdimisht në proces. Megjithatë, këto kohët e fundit ju ka ardhur në majë të hundës duke menduar se po u përkushtoheni më shumë se ç’duhet. Ju ka sosur durimi duke qenë ju ai që bëni më shumë për një lidhje. Irritimi do të arrijë kulmin kur Marsi dhe Saturni përplasen më datë 4. Pas kësaj date, gjithçka do të jetë më e lehtë. Edhe pse në sy të të tjerëve një marrëdhënie e gjatë me një person është e duhura, ju kërkoni hapësirën tuaj. Nuk jeni nga ata Luanë që mbyllen në kafaz. Reputacioni juaj këtë muaj do të lulëzojë. Jeni të admiruar nga kolegët dhe miqtë. Do t’ju vijnë oferta për të hapur një biznes të ri, për të investuar diku apo një pozicion të ri. Data më e favorshme për sferën profesionale është 12 prilli. Edhe pse disa në dukje alternativa shumë të mira, peshojini mirë para se të firmosni që të zgjidhni të duhurën.

VIRGJËRESHA

·Hëna e re (1 prill): Krijoni bashkëpunime të reja

·Hëna e plotë (16 prill): Mos u shqetësoni për mungesat kur mund të përqafoni bollëkun

·Eklipsi diellor (16 prill): Ndryshime të shoqëruara plot zhurmë në planet tuaja të udhëtimit apo të shkollimit. Një muaj rizgjimi shpirtëror

·Data të tjera kyçe: 2, 10, 18, 24, 29 prill

Edhe pse të gjithë përreth jush po kremtojnë ardhjen e pranverës dhe energjive të reja që sjell ajo, Hëna e re në Dash më datë 1 ju shtyn të përqendroheni më shumë te taksat, borxhet apo kreditë që keni. Marrëdhëniet tuaja të ngushta zakonisht karakterizohen nga gëzimi, por mos u hidhni në krahët e dikujt tjetër pa sistemuar më parë gjëra të lëna pezull. Gjatë gjysmës së dytë të muajit do të vlerësoni qëllimet afatgjata që i keni vënë vetes. Studentëve do t’u jepen disa mundësi shkollimi të paparashikuara. Keni planifikuar një udhëtim, i cili do të ndikojë shumë te ju dhe te rruga që keni zgjedhur. Do të rriteni shumë.

Përballuni me frikën që keni dhe mos mbani një barrë që nuk ju duhet në këtë fazë të jetës. I gjithi prilli do të përqendrohet te rritja juaj personale dhe e marrëdhënieve që keni. Pak rëndësi ka nëse jeni në një angazhim afatgjatë apo sapo keni krijuar një lidhje, ju presin aventura romantike, sidomos në datat 12 dhe 27. Vetëm bëni kujdes mos bini kokë e këmbë pas një fantazie në kokën tuaj. Misioni juaj këtë muaj në fushën e financave është të krijoni më shumë siguri dhe të menaxhoni kreditë. Planifikoni një plan të sigurt që e ardhmja të mos jetë kaq e pasigurt. Për të fituar shumë, ndonjëherë edhe duhet investuar shumë. Jini më vizionarë.


Like it? Share with your friends!