Thuhet se fati qëndron gjithmonë në anën e guximtarëve. Nuk i braktis kurrë njerëzit që e kërkojnë atë duke i shpërblyer në fund. Të tjerë mendojnë se fati është i paracaktuar nga fuqi të mbinatyrshme dhe gjithçka që përjetojmë në jetë është vijimësi i asaj që është ”shkruar” për ne. Por pavarësisht këtyre debateve, të gjithë njohim njerëz që duket sikur fati nuk i braktis kurrë, – shkruan Living . Nuk do të qe çudi nëse miqtë tuaj fatlumë t’u përkasin këtyre shenjave të horoskopit. Living ju njeh me 4 të lindurit me këmishë të zodiakut:
Peshorja: Peshorja njihet si shenja më optimiste e zodiakut. Nuk bën kurrë plane dhe çuditërisht gjërat i shkojnë gjithmonë ashtu siç dëshiron. Është një ndër shenjat më të përkëdhelura të fatit, edhe pse nuk është kurrë në kërkim të tij. Duhet të falenderoni planetin tuaj, Venusin, i cili bën që ju të keni shumë fat në jetë.
Akrepi: Njëlloj si insekti me të njëjtim emër, edhe akrei i horoskopit duket sikur pickon fatin dhe lumturinë. Edhe pse shquheni për qasjen tuaj jo fort pozitive, në situatat më të vështira duket sikur fati troket pikërisht në derën tuaj. Kjo gjë ju ka ndihmuar t’ua hidhni paq shumë situava pa u sforcuar. Epo kot nuk thoni, është fati..s’ke ç’i bën.
Shigjetari: Shigjetari është po aq faltume sa dy shenjat paraardhëse, në mos pak më shumë. Ia dilni të kaloni me sukses çdo sfidë, çdo situatë të vështirë pa u munduar fare. Duket sikur fati është gjithmonë në anën tuaj dhe ju mbron gjithmonë. Urojmë të zgjasë për shumë kohë e gjitha kjo.
Bricjapi: Bricjapi është ndër të parat shenja që përballen me pengesat dhe vështirësitë. Edhe pse përpiqeni t’i mbani larg vetes dhe njerëzve tuaj të dashur, ju duhet shpesh të përballeni me problem dhe si gjithmonë arrini t’i kaloni me lehtësi. Për aq kohë sa nuk përfshiheni shumë emocionalisht në këto sfida, do të keni mjaftueshëm fat për t’i çuar në vijën e finishit.