Një pagesë do të vonohet, duke ju krijuar…!/ Horoskopi i Meri Shehut 4 prill 2024


Dashi

Do t?ju duhet pak kohë që të gjeni një situatë të favorshme për t?u sistemuar në një shtëpi. Jini të durueshëm. Qëndroni me një mik që ju kupton derisa të gjeni një vend tërheqës, të rehatshëm dhe të përshtatshëm për ju. Nëse po këkroni të shkoni në një vend ku nuk ju njeh njeri, qëndroni në një hotel rezidencial. Kjo do t?ju japë shansin për të fituar familjaritet në lagjet përreth. Do të jetë një angazhim i rëndësishëm. Mos e merrni lehtë sepse ka shumë rëndësi komuniteti që ju rrethon.

Demi

Disa lajme zhgënjyese do t?ju prishin ekuilibrin. Rezultatet janë të ndryshme nga ato që prisnit. Jepini vetes mundësinë për të rregulluar ndryshimet e ardhshme. Nuk ka arsye të lejoni trajtime poshtëruese për veten tuaj. Çdokush që do të ishte në vendin tuaj do çekuilibrohej. Nëse flisni me një këshillues, do të përmirësoni emocionet.

Binjakët

Një pagesë do të vonohet, duke ju krijuar ankth. Në vend që të prisni një depozitë bankare ose një çek, shikoni për një burim të ri të ardhurash. Puna freelance do të jetë një mënyrë e mirë për të rritur prosperitetin tuaj. Do të keni më shumë liri. Një sipital, agjenci univeristare ose universitet do të ketë nevojën tuaj për të përpunuar disa dokumente. Ofroni ndihmën tuaj dhe do të merrni një detyrë fitimprurëse që zgjat për muaj.

Gaforrja

Shtyni firmosjen e një dokumenti ligjor, bërjen e një investimi ose pranimin e një oferte pune. Disa aspekte të kësaj marrëveshjeje funksionojnë kundra jush. Kapni shansin për të rinegociuar një marrëveshje më të mirë, edhe nëse do të thotë të keni një takim të tensionuar. Sa më shpejtë kundërshtarët tuaj të kuptojnë që nuk e kanë të lehtë me ju, aq më mirë do të jetë. Ju meritoni të trajtoheni me konsideratë dhe respekt. Nëse nuk ju ofrohet mirësjellja bazë, prisni për një tjetër marrëveshje. Do t?ju vijë kur t?ju duhet më së shumti.

Luani

Një fqinj ose i afërm ka qenë duke ju mbajtur një sekret të errët. Mos u ndieni nën presion për të mbrojtur reputacionin e tyre. Çdokush që krijon një insinuatë të pakëndshme duhet të raportohet. Ndoshta ju dhemb të njoftoni autoritetet, por nëse nuk flisni, më shumë dëm do të shkaktohet. Mendoni për viktimat e pafajshme. Dëgjoni ndërgjegjien tuaj; ju drejton në rrugën e duhur.

Virgjëresha

Keni në pikëpyetje besnikërinë e një miku. Ka diçka në sjelljen e tyre që ju bën të besoni se janë xhelozë. Në vend që t?i pyesni në lidhje me motivet, merrni një qasje direkte. Pyetini ata pse duken antagonistë. Pavarësisht çfarë thonë, përsëri ju bëhet qejfi për arritjet tuaja. Nuk ka asnjë arsye pse t?i nënshtroheni energjisë negative të tyre.

Peshorja

Disa rregulla strikte po ju pengojnë të bëni përpara. Në vend që të zhyteni në zhgënjim, hidheni energjinë tuaj në një projekt kreativ. Bëni diçka të bukur që ju pëlqen dhe do të tërhiqet edhe nga burokracia. Sigurohuni të shkruani një letër falenderimi për dikë që ju ka ndihmuar.

Akrepi

Jeni të shqetësuar për shëndetin e dikujt që jeton larg. Nëse e vizitoni, do të jetë një terapi për të. Nëse keni qenë duke shmangur një të afërm, bëni një bisedë të sinqertë. Pas një takimi të gjatë, do të ndjeni se një barrë e madhe është hequr nga shpatullat tuaja. Do të habiteni sa të fortë do të jeni para dikujt që ju mbush me frikë.

Shigjetari

Një llogari ose depozitë bankare juaja do të përballet me dëmtime të rënda. Flisni me zyrtarët e bankës për të gjetur mënyra si të shmangni problemet. Qëndrimet arrogante ndaj parave e kanë një çmim. Mbani me kujdes buxhetin dhe hiqni ca rezerva. Në mënyrë të ngadaltë por të sigurt, do t?i ruani vezët brenda në fole.

Bricjapi

Ca telashe në një partneritet po ju shkaktojnë pagjumësi. Nëse nuk e doni më dikë, tregohuni të sinqertë. Nuk mund ta doni me forcë dikë. Pa kësaj shkëputjeje bëni një udhëtim të gjatë. Do t?ju ndihmojë të përtëritni veten. Merrni një qasje më spontane për jetën dhe bashkohuni me dikë që ju inkurajon të ndërmerrni rreziqe.

Ujori

Shëndeti juaj ka shumë nevojë për kujdes dhe vëmendje. Në vend që të shkoni nga takimi në takim, pas pune shkoni në shtëpi dhe flini mjaftueshëm. Hani ushqime të gatuara vetë në vend që të porosisni jashtë. Nëse jeni shumë të lodhur, merrni disa ditë pushim. Sa më shpesh t?ju bindeni sinjaleve tuaja, ndjesitë e bezdisura do të largohen.

Peshqit

Pritshmëritë nga partneri juaj nuk do t?ju përmbushen. Lëreni të jetë një motiv për të ecur përpara. Në vend që të kërkoni dikë me atribute të mirëpërcaktuara, mbajeni mendjen të hapur. Fokusohuni në shijimin e vetes në vend që të mendoni të gjeni një partner. Atëherë kur e prisni më pak, do t?ju ndodhë një takim emocionues. Nuk mund ta detyroni një lidhje të ndodhë. Ajo zhvillohet natyrshëm.


Like it? Share with your friends!