Karakteristikat e shenjës së Peshores nga Linda Goodman


Karakteristikat e shenjës së Peshores nga Linda Goodman
Edhe ata njerëz që nuk janë të fiksuar me horoskopin, me siguri që janë kuriozë dhe kanë lexuar për karakteristikat e shenjave. Linda Goodman, një ndër astrologet më të shitura sipas New York Times, ka bërë një përshkrim të detajuar të karakteristikave të çdo shenje të zodiakut.

Personat e shenjës së Peshores i duan njerëzit shumë, por ndërkohë urrejnë turmat e mëdha me shumë njerëz. Si pëllumba të paqes, ata bëjnë ndërmjetësin kur të tjerët grinden, e megjithatë u pëlqen te jenë pjesë e një debati të fortë. Ata janë natyra të dashura dhe të këndshme, por gjithashtu mund të bëhen të zymtë dhe të refuzojnë të marrin urdhëra. Njerëzit e shenjës së Peshores janë jashtëzakonisht inteligjentë. Në të njëjtën kohë, ata janë tepër naivë dhe të pafajshëm. Ata do tju lodhin veshët me fjalët e tyre, por sërish janë dëgjues të mrekullueshëm. Peshoret janë njerëz të paduruar, por ata rrallë veprojnë me nxitim. Jeni komplet të hutuar apo jo? Epo nuk jeni i vetmi. Ka një paqëndrueshmëri frustruese në këtë shenjë të Diellit, që intrigon vetë Peshoren më shumë se njerëzit e tjerë.

Shumë njerëz do tju thonë se te një njeri i shenjës së Peshores ka plot dashuri, bukuri dhe ëmbëlsi brenda dhe jashtë tij. Ky fakt qëndron për një farë kohe, por jo për një kohë shumë të gjatë apo përgjithmonë. Nuk duhet të mendoni se këta njerëz janë gjithmonë të ekuilibruar, meqë shenja e tyre simbolizohet nga peshorja e artë e drejtësisë. Në fund të fundit, qëllimi i peshores është të balancojë, pra të peshojë. A e keni parë ndonjëherë procesin e peshimit te një peshore e modës së vjetër? Qëllimi përfundimtar është që të dyja anët e peshores të jenë në një nivel, por çfarë ndodh? Së pari njëra anë është më e ulët, ndërsa tjetra është më lart. Ato lëvizin lart e poshtë, deri sa arrijnë të balancohen dhe të arrijnë një ekuilibër të përsosur. Shkoni dhe kërkoni një peshore të tillë dhe shikoni sesi funksionon ajo. Do tju ndihmojë shumë të kuptoni edhe njerëzit e shenjës së Peshores. .

Pas kësaj, nuk do ta keni më imazhin e një personi të shenjës së Peshores si një njeri të qetë, të ëmbël, të këndshëm, të hijshëm dhe me një ekuilibër të përkryer. I tillë ai do jetë vetëm gjysmën e kohës, sepse gjysmën tjetër ai mund të jetë i bezdisshëm, grindavec, kokëfortë, i shqetësuar, i stresuar dhe i hutuar. Peshorja është një herë lart dhe pastaj poshtë.He swings one way, then another. Papritmas, anët e peshores arrijnë të balancohen- ekuilibër i përsosur. Ky është një moment hyjnor! Por është gjithmonë periudha e uljes dhe ngritjes, para se të arrihet ky momenti i ekuilibrit qiellor.

Paraqitja fizike e këtyre njerëzve mund të kërkojë pothuajse po aq përqëndrim sa nevojitet për personalitetin e tyre. Nuk ka një tipar tipik të Peshores, përveç nëse është “gropëza ne faqe” e Afërditës. Tiparet e Peshores janë pothuajse gjithmonë të rregullta dhe të mirevendosura. Këto tipare janë të këndshme, por jo shumë të dukshme, kështu që është më e lehtë për të filluar me gropëzat. Zakonisht do të jetë një çift gropëzash në faqe ose vetëm një në mjekër. Nëse ato nuk ndodhen në fytyrë, ju mund të kontrolloni për të parë nëse janë në gjunjë. Por bëjeni këtë me kujdes, sepse vajzat e shenjës së Peshores nuk do tju besojnë kur ti kerkoni ti shihni gjunjët “sepse unë dua të shoh nëse keni lindur në tetor”. Për meshkujt e Peshores prisni ti shihni në plazh ose duke luajtur tenis. Mos u dekurajoni nëse ju i shikoni gropëzat, por zbuloni se personi nuk ka lindur në tetor. Ato gropëza kanë arsye pse janë aty, sepse ashedentja do jetë Peshore, prandaj hamendja juaj është ende e saktë.

Pasi ta keni studiuar gropëzat e Afërditës në fytyrë dhe jashtë saj, vini re pamjen e gjithë fytyrës. Njerëzit e shenjës së Peshores, gjithmonë do të kenë një shprehje në dukje të këndshme. Edhe kur Peshorja është e zemëruar, ai ose ajo do të arrijë të duket i qetë, ose të paktën neutral. Zëri i udhëhequr nga planeti i Afërditës, është zakonisht i ëmbël dhe i qartë si një zile dhe këta njerëz shumë rrallë mund ta ngrenë zërin apo të bërtasin. Një Peshore është personi i vetëm në tokë që mund të thotë, “Unë të urrej dhe tani do të të fus një grusht turinjve” dhe të tingëllojë sikur është duke lexuar disa vargje nga poezitë e dashurisë së shkrimtarit tuaj tw preferuar. Goja është zakonisht në formë harku dhe buzët do të ishin përshkruar nga ndonjë poet si “buzë qershie vere”. Në fakt, fytyra tipike e Peshores ju kujton një kuti me bonbone.Or a sugar cookie. Ose me biskota të sheqerosura. Disa prej tyre duken si ëmbëlsira në formë njeriu, apo si një krem karamel të mbushur me krem pastiçerie në krye. Njerëzit e kësaj shenje i pelqejnë shumë të gjitha këto ëmbëlsira që përmenda dhe nëse ndonjë Peshore është duke e lexuar këtë tani, duhet të ndihet i uritur në këto momente.

Gratë janë pothuajse gjithmonë tërheqëse dhe meshkujt janë zakonisht të pashëm. Megjithatë, jo të gjithë njerëzit e bukur në botë janë të shenjës së Peshores; bukuria e Afërditës është një kategori në vetvete dhe nuk është e lehtë për ta ndarë atë nga pamjet e bukura të jashtme të shenjave të tjera të Diellit. Mënyra ime e fshehtë për ti dalluar ata është duke filluar të mendoj për shprehjet e ëmbla të Dwight Elsenhower dhe Brigitte Bardot dhe pastaj të vazhdoj më tej. Problemi është se ndonjëherë gratë do të duken si Dwight dhe burrat si Bardot. Ju duhet të jeni të hapur ndaj të dyja varianteve.

Unë nuk po nënkuptoj se gruaja e Peshores është natyrë mashkullore. Shumica e tyre janë po aq femërore sa një njeri mesatar mund të jetë (nëse nuk ka një ashedente agresive). Dhe sigurisht nuk po lë të kuptohet se burrat e shenjës së Peshores kanë natyrë femërore. Ata janë zakonisht mjaftueshëm të fortë dhe burrëror. Por nuk mund ta mohosh se ata kanë një pastërti të tillë te tiparet e tyre, që i bën ata të dallojnë nga boksierët apo mundësit. Edhe Peshoret e rralla që mund të quhen të shëmtuara ( dhe do të jetë e pazakontë të gjesh një të tillë), kanë një shprehje të tillë simpatike, që mjafton për tu bindur se ka diçka vertet të këndshme në fytyren e tij/saj.

Ju asnjëherë nuk do të shihni një person të shenjës së Peshores, që nuk do të ketë një buzëqeshje të butë, si një re të bardhë. Kjo buzëqeshje e Afërditës, mund të shkrijë një copë çokollatë me shpejtësi të madhe. Kur ajo ju godet me fuqi të plotë, ka fuqi të mjaftueshme që të trasformojë edhe tiparet më të thjeshta – në kuptimin e plotë të fjalës, jo letrare.

Shumica e Peshoreve janë me forma të lakuara. Flokët e tyre shpesh janë me onde ose kaçurrela. Ata nuk janë domosdoshmërisht të shëndoshë (edhe pse një ashedente te Demi mund të bëjë që disa prej tyre të jenë mjaft të shëndoshë). Megjithatë, ata mund tju habisin kur pas një diete të fortë të arrijnë një formë të shkëlqyer fizike. Por edhe pas kësaj, format e rrumbullakosura do të jenë të dukshme. Duke përdorur Brigitt Bardot edhe një herë si shembull, ju sigurisht nuk mund ta quani atë të shëndoshë- por edhe të dobët nuk i thoni dot, apo jo? Ka edhe një hile tjetër për të perfeksionuar paraqitjen e jashtme të Afërditës dhe karakteristikat fizike. Ju do të vini re një të qeshur të ndritshme, si këmbana të vogla të gëzueshme. Pasi të keni dëgjuar ketë të qeshur, ju nuk do ta harroni për një kohë të gjatë.

Tani ju mund të mendoni se të lindni tërheqëse dhe me nishane; të jeni në kërkim të drejtësinë dhe dashurisë, të jeni dikush që kënaqni të tjerët dhe kënaqeni lehtë – është një bekim. Ju mund të imagjinoni se butësia dhe inteligjenca, hijeshia dhe të kuptuarit, janë dhurata nga një zanë e vërtetë. Ju mund të keni të drejtë. Kur anët e peshores të njerëzve të kësaj shenje janë të balancuara, takimi me këtë person do jetë si me një engjëll nga parajsa. Problemi është te kjo zana e dëshirave. Me shkopin e saj magjik, ajo ul njëherë njërën anë të njerën anë të peshores dhe pastaj tjetrën, duke bërë që njeriu i shenjës së Peshores të lëkundet sa lartë poshtë. Ajo duket sikur nuk po e mbedh dot mendjen nëse i ka vendosur anët e peshores në vendin e duhur dhe vazhdon ti lëvizë ato, duke bërë që pavendosmëria e saj të kalojë te Peshoret. Në fillim ato do të flasin si të jenë një stuhi e vërtetë dhe do të monopolizojnë bisedën. Pastaj ata do të dëgjojnë me vëmendjen dhe me interesin që u ka hije. Kur të tjerët janë duke bërë debat me një njëri tjetrin, ata do të luajnë rolin e paqebërësit dhe do të ulin gjakrat e nxehta. Pastaj do të kalojnë në anën tjetër të diskutimit dhe do të fillojnë një debat, thjesht për kënaqësinë e tyre.

Ata kërkojnë harmoni. Megjithatë, shumë njerëz të kësaj shenje përfshihen në situata aspak harmonike, si përshembull ushqim i keq, pije alkoolike apo dashuri tronditëse dhe fatale. Kjo shenjë në vetvete është i njohur si Peshorja përtace dhe kjo është një tjetër mospërputhje. Për ditë, javë apo muaj të tërë, njerëzit e Peshores mund të jenë shumë të zënë për të “luajtur”. Ata do të djegin tonelata me “energji” gjatë gjithë ditës dhe pastaj të zgjohen në mengjes , para se të këndojë gjeli. Mund të lodheni vetëm duke i parë ata. Papritmas, ata do të lëshohen në një karrige duke thënë “Jam i rraskapitur ” dhe të japin shfaqjen më të mirë të përtacisë që keni parë ndonjëherë (sidomos pas gjithë atij aktiviteti marramendës). Pasi ata të lëshojnë këtë deklaratë, nuk do ti shihni më të lëvizin asnjë muskul, edhe sikur të munden. Do jetë stëmundim për ta të lëvizin një lugë apo të ngrenë një gotë. Nëse dikush rrotull tyre mund ti ndihmojë, njerëzit e Peshores, do të presin prej tyre, duke qëndruar këmbi mbi këmbë. Kur njëra anë e peshores zbret në drejtim të letargjisë, ju nuk mund ta nxirrni Peshoren me lehtësi nga kjo situatë. Ata do të flasin, lexojnë, do të mërziten, do të ndihen të përgjumur, do të shohin televizor apo thjesht do ngulin sytë nga dritarja dhe do të duket sikur mezi do të shkojnë deri në dhomën e gjumit (edhe pse ai mundet ). Gjithë zhurmat dhe bërtitjet në botë nuk do ti bëjnë atij asnjë përshtypje. Është sikur ai është në një botë tjetër. Pas një periudhe, kur ai rikuperon forcat e tij, do të ndiejë sikur një rrymë e energjisë ndizet dhe fillon të lëvizë nga poshtë lart. Duart dhe këmbët e tij do të fluturojnë. Edhe një herë tjetër, ai do të filloje të punojë si një kalë i fuqishëm, duke mbajtur një ekuilibër të mrekullueshëm, të qëndrueshëm dhe me ritëm, ndërkohë që planifikon me harmoni dhe efikasitet punët e tij. Edhe pse Peshorja nuk është një shenjë e dyfishtë, shumica e miqtë të tyre mendojnë se njohin dy njerëz të ndryshëm. Provoni ti thoni dikujt që e ka pare mikun e tij të shenjës së Peshores, kur njëra anë e peshores anonte drejt përtacisë, se ai është si një makineri energjike pune dhe ai do tju thotë: “Ai kokrra e dembelit? Mos u tall tani!” – dhe anasjelltas.

Njerëzit e shenjës së Peshores e dinë instinktivisht se për të rivendosur harmoninë në trupin e tyre, ata duhet të alternojnë aktivitetin e tyre aktiv me pjesën e pushimit të plotë. Kombinimi i gjeneve, qelizave dhe impulse elektrike e kërkojnë këtë lloj alternimi dhe shumica e tyre janë mjaft të aftë në menaxhimin e ketij ekuilibri delikat fizik. Megjithatë, harmonia e mendjes dhe emocioneve nuk është gjithmonë aq e vetëdijshëm me ta. Ata mund të qajnë me ngashërima, pastaj të bëhen sarkastik, para se të lëshojnë një buzëqeshje ndriçuese dhe të gëzuar si rrezet e para të pranverës. Kjo nuk ka të bëjë me dualitetin e Binjakëve. Njerëzit e Peshores janë vazhdimisht të zhytur thellë në një emocion dhe pastaj një tjetër që kthehet, e cila nuk është e njëjta gjë si me ndryshimin e plotë të karakterit të njerëzve të shenjës së Binjakëve. Ka një bollëk emocionesh te Peshorja, pa marrë parasysh se cili emocion është i lartë apo i ulët në një moment të caktuar; si dhe një qasje filozofike si për dhimbjen dhe gëzimin, që rrallë nuk arrin ti qetësojë gjëra përfundimisht.

Instikti për të patur një shëndet të mirë, bën që shumica e njerëzve të Peshores të jenë mendërisht të shëndetshëm dhe me fizik shumë të mirë. Zakonisht, ata i shmangen goditjeve serioze të trupit dhe mendjes. Kërcënimi më i madh për shëndetin e tyre është teprimi me disa lloj kënaqësish. Kështu, ngrënia e tepërt e ëmbëlsirave mund të sjellë mbipeshë, çrregullime të stomakut dhe lëkurë të rrudhosur. Përdorimi i tepruar i alkoolit mund të shkaktojë shqetësime në veshka dhe në fshikëzën e urinës, të cilat si pasojë mund të kthehen në dhimbje koke të mëdha dhe migrenë intensive. Rënia në depresion mund të shkaktojë ndjesi irrituese në lëkurë, madje edhe djegie. Zona e gjoksit është një pjesë e ndjeshme e trupit dhe ndonjëherë ka probleme me këmbët dhe çrregullime të zorrëve, edhe pse këto nuk janë aq të zakonshme. Ulcerat janë të shpeshta te shumë prej Peshoreve, për shkak të luhatjeve te mëdha të ndjenjave dhe nga abuzimi me sistemin e tretjes. Në përgjithësi, njerëzit e shenjës së Peshores, janë më të shëndetshëm se shumica e njerëzve, përveç rasteve kur harrojnë të pushojnë mjaftueshëm apo kur përfshihen në situata të papërshtatshme. Efekti i paqes dhe harmonisë në shëndetin e Afërditës është i mrekullueshëm. Kur ata janë të sëmurë, ata kanë nevojë për pushim të gjatë dhe të qëndrojnë larg situatave shqetësuese, gjithashtu duhet të jenë në shoqërinë e librave të këndshëm, muzikës së lehtë dhe fjalëve qetësuese. Një atmosferë e tillë rrallë nuk arrin ta bëjë personin tipik të Peshores të ngrihet në këmbët e veta përsëri, më i fortë se më parë.

Karakteri i Peshores tipike është i përbërë nga pjesë të barabarta të mirësisë, butësisë, drejtësisë, aftësisë për të argumentuar, refuzimit kokëfortë të kapitullimit, logjikës filozofike dhe pavendosmërisë. Është e nevojshme që ti shqyrtojmë këto përbërës në mënyrë të detajuar. Një Peshore do të hyje ne nje diskutim te gjate me ju nëse ju thoni një fjali përgjithësuese si “Adoleshentët po rrënojnë të ardhmen e këtij vendi”. Pas kesaj ju do të dëgjoni një shpjegim të gjatë, logjik, të kujdesshëm në lidhje me Korpusin e Paqes dhe faktin që shumë të rinj të mrekullueshëm rreth e qark botës janë përfshirë në të, edhe në qoftë se fëmijët e tij janë mospërfillës ndaj kësaj lëvizjeje. Bëni një vërejtje si, “Drejtësia është shumë e korruptuar sot dhe të gjithë gjyqtarët e avokatët janë të pandershëm,” dhe ai do të argumentojë për orë të tëra në lidhje me mbrojtjen hyjnore të drejtësisë në këtë vend, virtytet e sistemit të drejtësisë dhe problemet e ligjmarrësve, duke u kthyer mbrapa në histori – në të drejtën romake dhe duke vazhduar me Kodin e Napoleonit. Ju pret një diskutim shumë i gjatë nëse rastësisht thoni “Është qesharake të jetosh në qytet, kur ke mundësi të jetosh në fshat. Nuk ka të krahasuar”. Fraza e fundit sidomos është një gabim i madh. Vetëm të përmendësh fjalën “krahasim” dhe Peshorja e zakonshme fillon të flasë papushim. Ai mund të krahasojë gjithë natën e gjatë, duke pirë ndonjë pije gjatë intervaleve. Ai do të flasë me superlativa për bukuritë dhe avantazhet e qytetit krahasuar me zonat rurale: do të përshkruajë dritat shkëlqyese, shkëlqimin e rrugëve, teatrot, muzeumet dhe parqet me ngjyra të ndezura, edhe nëse ai vetë jeton në periferi – dhe ju nuk mund ta ndaloni atë në asnjë mënyrë. Duhet ta dini se nuk do të ketë asnjë ndryshim, nëse ju do thoshit të kundërtën, pra që “më mirë të jetosh në qytet, sesa në fshat”. Pas kësaj Peshorja do të shpjegojë me detaje ngritjen e shkallës së kriminalitetit tek të rinjtë, korrupsionin në gjykata dhe gëzimet e fshatit. Për të nuk ka rëndësi se në cilën anë të debatit qëndron, mjafton që të jetë në anën tjetër. Ndonjëherë, në qoftë se ai mërzitet, mund të ndryshojë pozicionin. Gjatë gjithë këtyre supozimeve të vazhdueshme dhe konkluzioneve llogjike, njeriu i shenjës së Peshores do të përpiqet të mbetet i drejtë. Peshorja urren shfaqjen e padrejtësisë dhe akuzave të paarsyeshme. Ajo që ai kërkon është e vërteta e plotë, bilanci i saktë që i jep përgjigjen e drejtë, pasi të ketë peshuar të gjitha mundësitë.

Ky është një tipar i admirueshëm, natyrisht, por të gjitha këto analiza që peshonjë mund ta bëjnë një person pozitiv thjesht të largohet. Kjo situatë mund ta bëjë vetë Peshoren të kalojë në një gjendje pavendosmërie të vazhdueshme. Këta meshkuj dhe femra të udhëhequr nga planeti i Afërditës, nuk pëlqejnë të marrin vendime të menjëhershme, pa marrë në konsideratë të gjitha mundësitë. Drejtësia mund të jetë një fiksim apo mani për ta. Gjenerali i Peshores, me cilësitë e tij të balancuara të gjykimit, harmonisë është një strateg i shkëlqyer dhe planifikimi në detaje mund të bëjë që ai ta fitojë betejën para se të luftojë. Aftësia e tij për të parë të gjitha anët e situatës, për të qetësuar temperamentet e zemëruar dhe për të ulur nervat e acaruara, mund ta bëjnë atë ndërmjetësin më të mirë, i cili do të bëjë që njerëz që urrejnë njëri-tjetrin dhe nuk kanë besim te askush, do të arrijnë të punojnë në bashkëpunim harmonik. Megjithatë, lufta i bën të gjithë njerëzit e shenjës së Peshores të vuajnë në fshehtësi. Ata e urrejnë gjakderdhjen. Një oficer i lindur në Tetor, i cili shërben në forcat e armatosura do të le dikë tjetër të marrë vendimin e menjëhershme për të dhënë komandën “Zjarr”, ndërsa ai në mënyrë të shkëlqyer harton manovrat strategjike që do të shpëtojnë mijëra jetë në të ardhmen e afërt.

Kjo antipati për të marrë vendime të menjëhershme mund të kthehet në një bllokim frustrues për ata që kanë ndikime negative midis planeteve të tyre në lindje. Ka disa që nuk mund të vendosin se cilën anë të këpucës të veshin në mëngjes, apo nga cila anë e krevatit të zbresin. Edhe një Peshore e zakonshme, të cilën e takoni në zyrë apo në një festë, gjithmonë do ta reflektojë tendencën për të peshuar gjërat me njëfarë ankthi dhe do ti duhet kohë për të marrë një vendim. Ata do të thonë, “Në qoftë se unë bëj këtë, kjo dhe kjo do të ndodhë. Në anën tjetër” (e cila është një nga frazat e tyre më të preferuara) “në qoftë se unë bëj këtë, atëherë kjo dhe kjo mund të ndodhë.”Those scales can dip crazily up and down like a see-saw. Anët e peshores mund të ulen e ngrihen lart e poshtë si të “çmendura” gjatë kësaj kohe. Asgjë nuk është më e dhimbshme sesa të shohësh një njeri të Peshores duke u përpjekur për të mbledhur mendjen e tij, nëse është duke marrë vendimin e duhur për të. Ai nuk do që të nxitet apo të shtyhet, ndërsa është duke vendosur se çfarë do të bëjë. Një person i paduruar mund ta kthejë si me magji njeriun e shenjës së Peshores (shenjë ajri) në një person kaq kokëfortë, sa do ta bënte Demin, shenjën e Tokës, të duket si dele para tij. Padurimi është një cilësi që Peshoret nuk mund ta durojnë. Njerëzit impulsivë që nuk marrin parasysh pasojat, u shkaktojnë atyre shumë ankth.

Është zbavitëse që njerëzit e Peshores gjithmonë do ta mohojnë pavendosmërinë e tyre. Gjëja e parë që ata do të thonë, kur ju do tu përshkruani shenjën e tyre të zodiakut do të jetë, “Unë nuk jam i pavendosur në të gjitha. Kjo nuk është e saktë. Kjo sigurisht nuk më përshkruan mua. Fshiheni buzëqeshjen tuaj. Po ta përkthesh, mohimi i tij do të thotë se, edhe pse atij i duhet një kohë e gjatë për të vendosur dhe për të mbledhur mendjen e tij (gjë që atij i volit ta harrojë ) pasi ai ka arritur në një përfundim, ai është mjaft i bindur në lidhje me të. Nëse atij i jepet koha e mjaftueshme, vendimi i tij përfundimtar do të prezantohet me një bindje të tillë, saqë edhe ai vetë do të mendojë se është vendimi përfundimtar. Por ju mos jini të sigurt. Gjithsesi, kur ai ju thotë se nuk e ka problem të vendosë, ai sapo ka filluar një diskutim tipik të Peshoreve dhe ju mund tia thoni këtë. Është mirë që ai ta kuptojë se, edhe në mes të kundërshtimit të tij tipikë për shenjën e tij të zodiakut, ai është duke provuar vërtetësinë e shenjës së tij të Diellit. Kur ai e mohon analizën tuaj në lidhje me të, ju duhet vetëm ti thoni “e prisja që të mbash këtë qëndrim. Peshoret gjithmonë debatojnë çdo ceshtje”. Kjo mund ta acarojë atë, por do ta ndihmojë të kuptojë të vërtetën dhe e vërteta është ajo që ai kërkon. Ai është i detyruar që të shohë logjikën në këtë. Duke i thënë atij se ka qenë i padrejtë dhe nuk i ka marrë në konsideratë të dy palët, do ta bëjë atë të mbajë një ose dy shënime gjithashtu.

Shumë pak njerëz të shenjës së Peshores mund të jenë të çuditshëm apo mendjemëdhenj. Shumica e tyre janë shumë pozitivë dhe të mirë-balancuar si një arë e mbjellë me grurë,të cilat valëzojnë sipas ritmit të erës. Ata janë zakonisht tmërrësisht të ndershëm në çështjet e biznesit dhe ka shumë pak pakujdesi rreth tyre. Një njeri i shenjës së Peshores, i bën gjërat brenda kohës së vet, sesa ti bëj në mënyrë jo të drejtë dhe ta fillojë edhe njëherë procesin. Ata e urrejnë ekzagjerimin dhe i kanë shumë problem shfaqjet e tepërta të zemërimit dhe pasionit, edhe pse ata vetë mund të jenë fajtor për të dyja këto ekstremeve në qoftë se luhet me durimin e tyre. Shumica e Peshoreve kanë një aftësi fantastike për tu përqendruar dhe për të menduar për tema të thella. Ata janë të lindur me një dashuri të madhe për librat dhe gëzojnë një respekt të thellë për fjalën e shkruar. Ju duhet të jeni pothuajse të sigurt që do të gjeni një bibliotekë të madhe në shtëpinë e çdo Peshoreje.

Ata e duan harmoninë e tingujve, ngjyrave, poezinë dhe përdorimin e duhur të fjalëve, si në të shkruar ashtu dhe në të folur. Ata rrallë mund të largohen nga ndikimi i arteve. Një njeri i Peshores pëlqen çdo gjë që është e mirë, e pastër dhe e bukur, nën çfarëdo imazhi që ai mund ta projektojë, kur zana lëviz njërën anë të peshores së tij. Ai është artist në zemër dhe në shpirt, i cili i gëzohet përhapjes së hijeve të buta blu dhe pastel të Afërditës gjatë festave dhe eventeve kulturore. Gjërat që e ndezin atë janë muzika e lehtë, dritat e zbehta, biseda interesante, ushqimi i mirë dhe vera cilësore. Mendja e tij ka madhështinë e diamantit dhe butesinë e opalit. Ai lëviz me elementin e ajrit dhe pasqyron dobinë e bakrit, metali i tij i harmonisë. Arsyetimi i tij i vëmëndshëm ka prekjen e ftohtë të mentes dhe ndjenja e mprehtë e nderit, sëbashku me gjashtë dimensionet e paqes, ndriçojnë nën rrezet e Afërditës.

Për të kuptuar me të vërtetë personin e shenjës së Peshores, ju duhet të kuptoni enigmën e peshores (objektit); njëra anë e saj është e mbushur me gjethët e arta të Tetorit, që tregon vjeshtën e afërt dhe të ftohtë- ana tjetër e peshores ka manushaqet e sapoçelura me aromën e freskët të prillit. Kur anët e peshores fillojnë të lëvizin, optimizmi i ndritshëm kthehet në panik të heshtur dhe në zbritje shkon drejt depresionit. Kur anët e peshores balancohen, ato sjellin një harmoni të përsosur midis intelektit të tij të pasur dhe zemrës së tij të dashur.The seasons hold Libra’s secret. Stinët mbajnë sekretin e shenjës së Peshores. Dimri është shumë i ftohtë për të. Vera është shumë e nxehtë. Ai duhet të përziejë këto dy stinë që të ketë një pranverë dhe vjeshtë të përsosur.

Mashkulli i shenjës së Peshores

Ju do të merrni shumë këshilla falas nga një mashkull i shenjës së Peshores. Ai do të ketë zgjidhjet e përsosura për të gjitha problemet tuaja dhe një përgjigje për çdo pyetje që ju kërkoni. Por nuk ja vlen të prisni që ai të bëhet përgjigjia për ëndrrat tuaja vajzërore. Ai do të ndryshojë disa prej tyre dhe do të debatojë me pjesën tjetër. Një mashkull i shenjës së Peshores mund të këtë ndonjëherë një temperament shumë të vështirë dhe zakoni i tij për të racionalizuar çdo gjë, duke përfshirë edhe dashurinë, do tju acarojë- ose ta pranoni humbjen më lehtë dhe të largoheni. Megjithatë, unë duhet tju paralajmëroj se sapo të ngatërroheni me bukurinë e Peshores, nuk do të jetë e lehtë për ju që të qëndroni larg saj. Të përpiqesh të shpëtosh nga kurthet e ngritura për kafshët e egra në një pyll, do të jetë më e lehtë sesa të çlirohesh nga një mashkull i shenjës së Peshores. Nëse ju tentoni tia mbathni, ai do tju bindë që të qëndroni,duke përdorur logjikën dhe argumenta aq inteligjente, saqë ju nuk mund të shpresoni ti përmbysni ato, nëse nuk diplomoheni në Universitetin e Harwardit. Përveçse të përdorë pushtetin e tij të pakrahasueshëm të arsyetimit mbi ju, ai do të kthehet në mënyrë kaq të ëmbël dhe të butë, saqë ju do ti harroni mospërputhjet frustruese të natyrës së tij që ju mërzitën më parë. Pastaj ai do të buzëqeshë dhe diçka do të ndodhë brenda jush. Zemra juaj do të rrahë sërish fort, si më parë.

Që nga ai moment, beteja do të jetë e humbur. Ëndrrat e tij do të jetë ëndrrat tuaja dhe asgjë nuk do të jetë më e rëndësishme për ju, sesa ta bëni atë të lumtur. Ju do ta kërkoni atë buzëqeshje dhe do të keni nevojë për të që të mbijetoni, ashtu si një udhëtar i etur në shkretëtirë ka nevojë për ujë. Vetëm një fëmër me zemër të ngurtë, mund ti rezistojë buzëqeshjes së Peshores dhe ajo do të duhet të përdorë gjithë vendosmërinë e saj për të mos u magjepsur nga çiltërsia dhe pastërtia e saj. Bukuria dhe sharmi i Peshores nuk është si hipnoza bindëse e Akrepit.The attraction of Libra is logical and real, not supernatural in any sense. Tërheqja ndaj Peshores është logjike dhe e vërtetë dhe nuk ka asgjë mbinatyrore në të. Nuk ka magji të zezë për këtë, vëtëm nënshtrim i arsyeshëm ndaj aureolës së tij qiellore.

Nga ana tjetër, për të përdorur frazën e tij të preferuar të “zënies në grackë”, do të ketë raste kur meshkujt e Peshores do të jenë shumë të luhatur, pasi anët e peshores do të lëvizin lart e poshtë si të çmendura. Do tju duhet t’i bërtisni, ta shtyni atë në liqen, ose ti qëndroni në kokë deri sa të merrni vëmendjen e tij dhe ta detyroni atë të bëjë lëvizjen e duhur. Mos jeni aq naive sa të mendoni se dashuria do të jetë e qetë dhe e lumtur përjetësisht, edhe nëse ai është sundohet nga planeti i Afërditës. Nëse ju e njihni mitologjinë , e dini që edhe kjo perendeshë, kishte ditët e saj të zymta. Megjithatë, kur peshorja të arrijë të balancohet, jeta me mashkullin e shenjës së Peshores mund të jetë kaq dehëse, si të jetë një kupë floriri e mbushur me shumë të qeshura dhe me një lirshmëri, që vetëm perënditë e Olipmit e zotëronin.

Për këtë mashkull, të marrë një vendim përfundimtar është po aq e vështirë sa të zbusë një buall të egër; sapo ai të arrijë ta bëjë këtë, mund ta ndryshojë sërish mendjen e tij pa asnjë parandalim, nëse dyshon se është bërë një gabim. Kjo vlen në të gjitha fushat, qoftë në biznes, në shoqeri apo në dashuri. Tani, mund ta imagjinoni gjendjen tuaj shpirtërore dhe aftësinë tuaj për ta izoluar veten nëse ju qëllon që të dashuroheni më një nga këta “magjistarë”të paarritshëm? Është pothuajse e pamundur që të jeni të paprekshëm, sado i kujdesshëm të tregoheni. Duhet të ktheheni në çelik, sa herë që ai ju buzëqesh. Apo të vendosni pambuk në vesh kur ai të fillojë argumentet e tij bindëse me atë zë të qetë-si prej mëndafshi- që do tju trondisë gjithë qënien tuaj.

Fjala “dashuri”dhe fjala “Peshorja” janë praktikisht sinonime. Peshorja ka shpikur romancën dhe e ka përpunuar atë në një art edhe me më shumë finesë se Luani, Akrepi dhe Demi, për të cilët është folur shumë. Strategjitë delikate të Kupidit janë talentet natyrale të Peshores. Ai do të përdorë çdo marifet me lehtësinë me të madhe dhe rrallë do të dështojë për ta bërë të tij cilëndo femër. Megjithatë, sapo e zotëron atë, ai nuk është gjithmonë i sigurt çfarë të bëjë me të.. Duke e patur atë të magjepsur dhe të nënshtruar në mënyrë të vullnetshme, ai heziton. A duhet ai të përfitojë nga gjendja e saj e pafuqishme apo duhet ti propozojë martesë? Apo të dyja? Apo asnjërën? Lufta mendore fillon dhe jeta në kopshtin e Edenit me këtë Adam të veçantë bëhet emocionuese deri në ekstazë.

Ai nuk do të humbasë interesin për gjininë e kundërt derisa ai do të shkojë në të paktën nëntëdhjetë vjeçë. Ky mund të jetë thjesht një interes akademik, nëse ai është lumturisht i martuar, por subjekti nuk do të jetë asnjëherë jashtë interesit të tij, edhe sikur ai thjesht të imagjinojë se si do të jetë të kërcejë me atë vajzë të bukur në një sallë vallëzimi.

Duke qenë se arti i dashurisë vjen kaq natyrshëm dhe shumë herët të meshkujt e shenjës së Peshores dhe meqë ai pothuajse gjithmonë merr kurorën e suksesit në ekskursionet e tij romantike në xhunglën e dashurisë, atij i ndodh që të ngatërrohet në shumë nga degët e pemëve të pyllit. Peshorja urren të lëndojë ndjenjat e dikujt askujt, edhe pse ai nuk është në dijeni të dëmit që ka shkaktuar, nëse ndodhet në një gjendje shpirtërore argumentuese. Ai urren të thotë jo dhe rrallë e kupton se shtyrja e gjerave është më e dëmshme se ti japë fund një situate që nuk ka mundësi për të qenë e lumtur. Në situatën e kundërt, kur ndjenjat e tij janë shumë sublime, agonia e zgjatur mund të jetë po aq torturuese. Vetëm një mashkull i shenjës së Ujorit, mund të jetë më i turpshëm se Peshorja për të bërë një lëvizje drastike në një drejtim apo në një tjetër. Nëse ai ndjen se ka qenë i padrejtë me dikë në jetën e tij, me ju ose me dikë tjetër kohët e fundit (në aspektin romantik) pavendosmëria e tij do të jetë shumë e dhimbshme. Për të, të jesh i padrejtë është sikur të kesh bërë një vrasje të shkallës së parë. Ngurrimi për të qenë mizor, mund ta shtyjë atë në një propozim të gabuar martese, i destinuar për të përfunduar në divorc – ose zvarritja e tij e pafundme mund të bëjë që ai të humbasë dashurinë e jetës së tij. Kështu që ju mund të shihni se qëndrimi i tij është thikë me dy presa, që ose do të presë dashurinë e vërtetë, ose martesën e gabuar.

Tendenca për të ndryshuar shpesh është e pamohueshme te meshkujt e shenjës së Peshores. Ata priren të luajnë, sidomos në rininë e tyre. Impulsi natyror i Peshores është që të vlerësojnë pothuajse çdo femër, për të peshuar mundësinë që ajo të jetë shpirti i tij binjak. Ata shpesh e ngatërrojnë dashurinë me miqësinë. Çuditërisht,nuk ndodh shpesh që ky mashkull të ndihet zemërthyer, pavarësisht gjithë eksperimenteve dhe eksperiencave të shumta që ka kaluar. Ai mund ta harrojë me shpejtësi ofenduese historinë e fundit të dashurisë dhe është më i priruri nga të gjithë (ndoshta përveç meshkujve të Shigjetarit dhe Binjakëve) që mos ketë keqardhje për kujtimin e dashurisë së njëanshme ose një romancë që ishte e destinuar për të përfunduar. Ai mund të mbajë ndonjë brengë, por nuk do të ketë ndonjë dëmtim të përhershëm, përveç rasteve shumë të veçanta. Në një situatë të tillë, lëndimi mund të jetë shkatërrues përtej imagjinatës.But it happens so rarely you won’t find many examples. Por kjo ndodh kaq rrallë, sa që nuk do të gjeni shembuj për ilustrim. Është e lehtë për të gjetur një mashkull të shenjës së Peshores me zemër të butë, të sinqertë dhe të ndershëm nën kthetrat e një femre pasionante, që e ka bërë atë të ndihet sikur do hyjë në mëkat të madh nëse e bën të tijën atë. I kapur në një rrjetë të tillë, ai mund të jetë një i burgosur i mjerë i dashurisë. Por të dyja këto ekstreme janë përjashtime dhe shumica e meshkujve të Peshores, arrijnë të qëndrojnë mjaftueshëm të lirë për tiu gëzuar dashurisë, pa lejuar që lidhjet sentimentale ti mbajnë ata ata të lidhur me litarë.

Ai nuk është shumë i interesuar për të zbuluar sekretet tuaja. Në shikim të parë, mund të duket sikur është, por po ta shihni me kujdes, atij shpesh i humbet çdo gjë që ndodh 2 centimetra nën hundën e tij. Gjithkush do ta vë re se çfarë po ndodh, përveç atij. Edhe pse ai do të argumentojë deri sa ti mbarojë fryma, qëllimi i tij nuk është që të gërmojë motivet personale, por për të ndalur në teori abstrakte në mënyrë që të arrijë një gjykim të balancuar.His questions aren’t aimed at uncovering anyone’s hidden neurosis. Pyetjet e tij nuk kanë për qëllim zbulimin e neurozës së fshehtë të askujt. Ai vetëm dëshiron të gjejë faktet dhe ti vendsoë në vendet e duhura. Ai do të diskutojë pro- të dhe të kundërtat me logjikë të shkëlqyer dhe racionalizëm të zgjuar dhe përfundimi i tij zakonisht do të jetë i drejtë, i saktë, i ndjeshëm dhe praktik. As Solomoni vetë, me gjithë diturinë e tij nuk mund tia kalojë vendimit përfundimtar, të balancuar të një Peshoreje. Por ai nuk ka prirjen të gjejë nuanca personale apo tangente emocionale që shtrihen nën sipërfaqe. Faktet dhe vetëm faktet janë të mjaftueshme për të. Depërtimi i thellë i karakterit që bën një Akrep, Ujor apo Peshqit, sipas mendimit të tij, vetëm sa do të turbullojë panoramën e qartë si kristal – atë që ai kërkon. Ai instinktivisht ndien se një ekzaminim i tillë psikologjik është jashtë linjës së tij.It is. Dhe në të vërtetë është.

Nëse ju jeni ekstravagante në shpenzime, ai thjesht do tju thotë se ju i shpenzoni paratë si të ishin letër; prandaj ju nuk ofroni besueshmëri. Fakti që ju kërkoni siguri emocionale duke harxhuar paratë, nuk është për fushën e tij. Ai nuk është psikiatri juaj. Nëse ju jeni koprace, ai është i interesuar vetëm për të shqyrtuar me kujdes zakonin tuaj, për të formuar një vlerësim të saktë të tij.Nuk ka asnjë dëshirë për të zbuluar frikën tuaj të fshehtë – humbjen e pavarësinë tuaj nëpërmjet varfërisë. Ai do të shmanget të mësojë në lidhje me përvojat traumatike që ju sollën në këtë situatë apo ndjenjat e thella të papërshtatshmërisë që shkaktuan gjëndjen tuaj të aktuale. Peshorja është gjykatësi. Ju do të shihni shumë gjyqtarë që do të marrin vendime të drejta, pasi ti kenë peshuar faktet, por ju nuk do tju rastisë ndonjë prejt tyre që tju pyes pse ngjyra e kuqe ju bën nervoze, ose të mirëkuptojë mbylljen e deres burrit tuaj pse ai vishte ato pizhamat e kuqe me shirita. Gjithmonë mbani mend se Peshoret argumentojnë vetëm në bazë të një kurioziteti abstrakte. Ai duket sikur është kurioz, që do të dijë çdo gjë, por nuk është. Nuk është as nga ata që fut hundët aty ku sduhet, apo që merret me fjalë, siç duket se eshtë. Të nxjerrësh një sekret të dhënë në mirebesim te një Peshore, është si të gjesh kodin e një kasaforte apo të detyrosh një prift të thyejë kodin e rrëfimit.

E gjithë kjo e bën atë tmerrësisht të besueshëm, por pak të vështirë për ndjenjat tuaja. Ju mund të besoni tek ai me sy mbyllur. Por ju do të vuani, kur tju mungojë ndjeshmëria e tij për nevojat tuaja më më të thella. Ai do të dojë tju kënaqe, por shumë rrallë mund të arrijë të kuptojë shpresën tuaj të fshehur për të kënaqur të gjitha dëshirat tuaja (nëse nuk ka një shenjë uji në ashedente). Fakti i të qenit një i dashur ekspert (teknikisht), nuk e bën atë shpirtin e ndjeshmërisë në lidhje me gjendjen tuaj shpirterore. Ai ka mjaftueshëm probleme për tu marrë me gjendjen e tij shpirtërore. Asgjë nuk mund të jetë më irrituese sesa momenti kur ju i rrefeni me një frymë historinë sesi dikush ju ka lënduar thellë. Ju kërkoni empatinë e tij dhe çfarë merrni ? Pyetja e tij e parë do të jetë: “Çfarë i ke bërë atij (ose asaj)?” Pastaj ai do tju vë në dukje se sa shumë keni gabuar, deri sa ju mund të bërtisni i indinjuar dhe i pakënaqur. Ju mund të vazhdoni të dhe të bërtisni, ai serish nuk do të ndryshojë mendje, në qoftë se mendon se ju keni qenë i padrejtë dhe shpërthimet emocionale do ta bindin me shumë atë.

Shqetësimet dhe problemet e tij, padyshim vijnë nga kjo mungesë ndërgjegjësimi ndaj nevojës së partnerit për ta kuptuar në thellësi. Kjo mund të duket disi e pabesueshme, duke patur parasysh intuitën e tij për abstrakten,llogjikën e shkëlqyer, aftësinë për të diskutuar me sy hapur dhe me mendje të hapur dhe ndërkohë të jetë kaq i mpirë për të parë emocionet brenda partneres së vet. Por kjo është një nga ato kontradiktat me të cilat duhet të mësoheni që të jetoni, nesë jeni në një marrëdhënie me një mashkull të shenjës së Peshores. Mirësia dhe buzëqeshja e tij, natyrisht, e bëjnë më të lehtë që ta përballoni këtë.

Nëse nuk ka ndikime negative financiare në kartelën e tij të lindjes, ai nuk do të jetë dorështrënguar me buxhetin. Në të kundërtën, Peshorja tipike është tepër bujar me të paratë. Ai beson në përdorimin e objekteve apo veprimtarive që sjellin bukurinë apo lumturinë. Përgatituni që të jeni një zonjë e mirë, sepse shtëpia e tij do të jetë një vend mikpritës i rregullt gjatë pothuajse gjithë orëve të ditës dhe të natës (përveç gjatë periudhave të pushimit, kur ai do të dojë të mos shqetësohet nga zilja e derës, e telefonit apo njerëzit) . Mos e merrni atë në vende të mbushura me njerëz, ku ai është detyruar të ndiejë shtypjen dhe ku zhurma e madhe fyen ndjenjën e tij të harmonisë. Turmat e huaja ndikojnë në ekuilibrin e tij të brendshëm. Të gjitha Peshoret kanë një neveri instinktive për kontaktin fizik me turmat e mëdha të njerëzve. Jeta e tij sociale do të spërkatet bujarisht me njerëz inteligjente dhe persona me humor, por kur grupi do të zgjerohet në më shumë se disa dhjetëra frymorë, ai do të luftojë për ajër. Një mashkull i shenjës së Peshores, papritmas mund tju lënë vetëm në një teatër të mbushur me njerëz, pa ju dhënë asnjë shpjegim. Ai nuk po largohet nga ju se nuk ju pëlqen. Ai thjesht është duke u përballur me klaustrofobinë, një problem tjetër i Peshoreve tipike.

Rruga më e shpejtë drejt humbjes së interesit që të çon në divorc, është një shtëpi e çrregullt. Mbani ulur zërin e televizorit dhe të radios, si dhe mos lejoni erën e gatimit të arrijë në hundën e ndjeshme të burrit tuaj Peshore. Nëse ju duhet të bëni supë me qepë dhe hudhra, spërkasni me deodorant me arome pishe gjithë shtëpinë, derisa ajo të mbajë erë si pyjet e mëdha veriore. Një grua që i shërben bukën burrint të saj Peshore, direkt nga qesja mbeshtjellëse (pa e vendosur në pjatë më parë), që e detyron atë të përdorë letër higjenike në vend të kartopecetave, apo e lë shishen e qumështit ose kutinë e drithërave në një vend ku ai mund ti shohë, mund ta shohë veten e saj të divorcuar shumë më shpejt sesa ajo mund ta mendojë. Të varni corapet tek vendi i peshqirit të dushit është e papranueshme. Të harroni të merrni pluhurat ose ti lini shtretërit të parregulluar, mund të bëni që burri juaj i dashur të jetë në një gjendje të vazhdueshme mosmarrëveshjesh emocionale. Ai do të tërhiqet nga mosmarrëveshjet duke fjetur gjithnjë e më gjatë, duke ju lënë netë të tëra vetëm fare, derisa mos të keni më komunikim me njëri tjetrin. Ai mund të jetë po aq i rrëmujshëm apo i pakujdesshëm sa gjashtë derrkuca sëbashku, por ai do të prësë që ju ti ngreni çorapet e tij dhe copat e gazetës që i hodhi në dysheme. Nëse perdet e dhomës së gjumit nuk shkojnë me qylimin e sapo blerë, ai mund të shfryjë me vite dhe ju nuk do ta dini psenë. Më mirë ta mbani dekorimin e brendshëm me tone të lehta. Me mirësinë tipike të Peshores, ai mund të mos ankohet, por sekretarja e tij dhe shija e saj e hollë mund të duken më tërheqëse për të çdo ditë e më shumë.

Mashkulli i Peshores e urren konfuzionin dhe ai me të vërtetë ka nevojë për harmoni që të jetë i qëndrueshëm. Shtëpia e tij duhet të jetë një oaz i bukur, i qetë nga zhurnat e botës së jashtme, ose këto Peshore mund të mbeten përgjithmonë jashtë balancës. Duke qenë se ai rrallë analizon motivet, ju do të duhet të jeni mjaft e zgjuar për të kuptuar se pse ai nuk është në shtëpi apo pse ai fle gjatë gjithë kohës kur është. Mos harroni se ai është i dobët në analizën e vetes, kështu që ju duhet të jeni analistja e tij. Ai kurrë nuk do të dyshojë se hidhërimi i tij buron nga fakti qe flokët e tuaj janë lyer me krem embëlsire dhe fëmijët e vegjël janë mbuluar kokë e këmbë me muhalebi. Ai nuk mund ta kuptojë se ai e urren perden e dushit ngjyrë portokalli ose pikturën me ngjyra të ndezura që mamaja jote jua ka bërë dhuratë për dasëm, e cila bie ndesh me shijen e tij artistike. Ai nuk do të arrijë të kuptojë pse ai harron vazhdimisht tju puthë në mengjes apo para se të flini, por logjika e mendjes së tij po i thotë se diçka është jashtë balancës dhe ai vuan nga kjo më shumë sesa po e shfaq. Mblidhini letrat dhe lodrat përtokë, rregulloni shtëpinë, hidhni parfumin tuaj më të mirë, jepini formë flokëve tuaj, uleni zërin teleizorit, bleni perde dushi ngjyrë blu si qielli dhe hiqeni pikturën e mamasë suaj dhe zëvendësojeni me një pikturë të natyrës së qetë. Ju do të zgjoheni një mëngjes dhe do të zbuloni se jeni martuar me një njeri komplet të ri me një qëndrim krejtësisht të ndryshuar.

Fëmijët e këtyre baballarëve gjithmonë do të përfitojnë nga ndjenja e tij e drejtësisë. Ai do të sigurohet që fëmijët më të rritur nuk duhet të përfitojnë nga më të vegjlit, ose që më të vegjlit nuk duhet të prishin lodrat e më të mëdhenjve.Baballarët e shenjës së Peshores, do të ushtrojë disiplinë me autoritet të qetë dhe ata do të përpiqen që të japin një arsye logjike për çdo dënim, i cili rrallë do të merret në zemërim e sipër. Ashtu si ju, fëmijët do të shkrihen nga sharmi i tij; dhe si ju, ata do të të acarohen nga diskutimet e tij të vazhdueshme dhe sfiduese. Çuditërisht, një mashkull i Peshores zakonisht nuk e pret me entuziazëm lindjen e fëmijëve të tij. Por kur ata mbërrijnë, ai peshon avantazhin e dashurisë së tyre kundër vetmisë dhe zhytet në detin e atësisë me një dëshirë të sinqertë për ta shijuar atë; zakonisht ai përfundon si një prind i marrosur pas fëmijëve të tij. Megjithatë, ai kurrë nuk do të lejojë që dashuria prindërore të zëvendësojë ndjenjat e tij romantike ndaj jush. Për Peshoren tipike të të dy gjinive, partneri vjen i pari, pasardhësi i dyti. Ju nuk duhet të frikësoheni se dashuria e tij për ju do të ulet ndërsa familja rritet- sigurisht,nëse supozojmë se i keni hequr qafe ato perdet që nuk shkojne me qylimin e dhomës, apo enet e palara nuk qëndrojnë për një kohë të gjatë në lavamanin tuaj.

Një këshillë e fundit astrologjike për ju, e dashur. Nëse jeni e dashuruar me një mashkull të shenjës së Peshores dhe jeni e sigurt se është është e shkruar të jetë kështu, merrni guximin dhe propozojini çdo gjë që keni në mend, përfshirë këtu edhe martesën. Ai do të ndihet i çliruar që ju morët iniciativën. Por, kini parasysh se pas dëshirës së tij për tju lënë ju të vendosni, qëndron gëzimi i fshehur që ai tju thotë- kur gjërat nuk do të shkojnë mirë një ditë- fjalinë: “Ti e more këtë vendim, jo unë!” Prandaj sigurohuni që ju e dini mire se çfarë jeni duke bërë, ose nuk do të arrini të dëgjoni fundin e historisë. Ka vetëm një mënyrë për tu barazuar me të. Thuaj: “Po, unë e vendosa. Nëse do të ta kisha lënë ty në dorë, do të ishim akoma nën këtë shtyllë korrenti, duke u lagur në shi dhe duke i thënë njëri tjetrit “Të dua- jemi me bronko pneumoni”. Ai do të diskutojë më ju, natyrisht, por vetëm para ose pasi ju ti hidhni në fytyrë gotën me ujë, ai do të buzëqesh spontanisht dhe ja ku do jesh- serish nën shtyllën me drita, nën shi, duke i thënë edhe njëherë më tepër “ Unë të dua”. Unë besoj se ky është fati i shkruar!

Gruaja e shenjës së Peshores

Njëherë një fëmijë më bëri një pyetje që nuk ishte e lehtë për t’iu përgjigjur. Ai donte të dinte “Pse ndodh që zonjat veshin pantallona dhe meshkujt përdorin parfume me aromë të mirë?” Si një Dash tipik që jam, i ktheva një përgjigje impulsive. “E pra,” i thashë shpejt, para se ai të mund të mendonte ndonjë pyetje më të sikletshme, “kjo ndodh sepse ka elemente femëror brenda çdo burri dhe pak elemente mashkullorë tek çdo grua. Tani hajde të luajmë me letra.”

Tani që më kujtohet kjo, ndihem mjaft krenare për mençurinë time të çastit të Marsit. Kjo deklaratë është e vërtetë në një farë mase për të gjitha shenjat e Diellit, por për shenjën e Peshores është super e vërtetë. Ju mund të gjeni një gjurmë të gjinisë së kundërt në mashkullin me burrëror dhe më mashkullor, gjithashtu Afërdita bën të njëjtën rreng edhe me femrëm.

Ajo mund të jetë si një lepurushe e bardhë me gëzof të butë dhe ajo mund të pëshpërisë me butësi të kadiftë. Ajo mund të vishet me mëndafshe apo najlon dhe flokët e saj mund të kenë aromë të lehtë lulesh. Madje ajo mund të duket edhe si një kukull, të cilen mund ta mbash në një dorë. Por me gjithë feminitetin e saj, menyrat e ëmbla të sjelljes dhe hijeshinë, kjo vajzë mund të vesh një palë pantallona me lehtësi të habitshme dhe ato do ti qëndrojnë në trup në mënyrë të përkryer. Proceset e saj mendore do të veprojnë si të jenë me logjikën e mashkullit dhe mendimet e saj mund të përputhen me tuajat në çdo diskutim që ju do të filloni. Niveli i saj i mendimit mund edhe të jetë më i lartë se juaji (me raste), edhe pse pjesa femërore e gruas se shenjës së Peshores, është zakonisht shumë e zgjuar për tju lënë qe ta kuptoni këtë gjë, të paktën jo para se të mbaroni muajin e mjaltit. Gjatë periudhes së lidhjes, ajo do të jetë e kujdesshme që mos tju mund në shah apo letra, por ajo nuk do ta fshehë mendjen e saj të mprehtë përgjithmonë. Pas një farë kohe, ju do njiheni me pushtetin e trurit të saj inteligjent.

Shumica e grave të shenjës së Peshores, do ta nxjerrin në pah mençurinë e tyre, çdo herë që një temë shfaqet me mundësinë më të vogël për të debatuar. Kjo mund të jetë çdo gjë- që nga pse ju nuk duhet të vishni kravatë me këtë lloj kostumi deri tek cështja pse nuk jeni ngritur në detyrë akoma . (Lidhur me këtë të fundit, ajo do të mendojë se pjesërisht është faji juaj dhe pjesërisht faji i shefit tuaj.) Nëse ju refuzoni të merrni pjesë në diskutim, ajo do të debatojë me veten. Një vajzë e Peshores mund të fillojë argument te nxehtë vetëm fare, ta zhvillojë dhe përfundojë atë po vetëm, me një demostrim të habitshëm. Kontributi juaj i vetëm mund të jetë “Por pse?” ose “Unë nuk mendoj kështu”, por ndonjëherë kjo është gjithçka që ajo ka nevojë, për të ofruar një monolog të shkëlqyer, i cila mund të zgjasë për një orë ose më shumë. Mbi të gjitha, ju ndoshta do të mbyteni në bukurinë e saj. Ajo do të vë në punë buzëqeshjen e parezistueshme, në çdo tre fjali apo më shumë dhe ju do të përfundoni duke ndryshuar mendjen tuaj me po aq lehtësi siç ndryshon ajo gjininë e saj nga veprime mashkullore , në sjellje tërësisht femërore si një lepurushe e butë dhe e dashur. Ajo do tju bindë me logjikën e pastër dhe të qartë. Ju nuk do të humbisni shumë-me përjashtim të kryelartësisë suaj dhe ju vështirë se do tia ndieni mungesën, ndërsa jeni nën magjinë e buzëqeshjes së butë të femrës Peshore. Ajo është zakonisht shume e drejtë, sepse vendimet e saj përfundimtare merren në shqyrtim me aq kujdes, sikur të ishin vendime te Gjykatës së Lartë. Femrat e kësaj shenje,nuk kanë nevojë për shumë inkurajim për të filluar një krahasim verbal midis dy këndvështrime. Një sezon politikisht aktiv do të japë asaj shansin për të theksuar retorikën dhe talentin e saj argumentues. Ajo do jetë një aktiviste e fuqishme politike, pasi ajo arrin ta mbledhe mendjen se cila anë dhe cili kandidat është i duhuri.

Përveç dëshirës tipike të Peshores për të peshuar çdo gjë dyhere, për t’u siguruar që nuk ka humbur asnjë pikë, ajo mund të jetë një femër e shkelqyer, për te cilen një mashkull do ishte i interesuar si për shoqëri ashtu edhe për dashuri, ose të dyja. Prirja e saj për të argumentuar është me të vërtetë e bazuar në një dëshirë të sinqertë për të arritur një vendim të paanshëm. Kjo mund të ishte më keq se kaq. Të paktën ajo nuk vendos rregullat e veta siç ka dëshirë,ose me kokëfortësi ti rezistojë të gjitha arsyeve, siç bëjnë gratë e lindur nën shenjat e tjera të diellit. Përveç kësaj, shumica e mendimeve të saj prezantohen me takt diplomatik, i cili disi i zbut goditjet.

Ndoshta mënyra më e mirë për ta vlerësuar gruan tuaj të shenjës së Peshores është që ju të njiheni me mënyrën sesi shenjat e tjera të zodiakut do të reagojne në të njëjtën situatë. Le të themi se ju jeni duke diskutuar rreth temës së kartave telefonike. A duhet njerëzit ti përdorin ato sot, a janë të modës së vjetër dhe si duhet të jenë ato sot? Bëni një fluturim të shpejtë rreth zodiakut. Supozoni se ju jeni i vetmi mashkull në një dhomë me dymbëdhjetë gra. (Ky duhet të jetë një supozim i këndshëm.) Diskutimi do të jetë përafërsisht si ky më poshtë:

Dashi: Nuk kemi nevojë për to. Unë përdor celularin.

Demi: Është e rrallë që të bëj telefonata. Mua njerëzit më vizitojnë.

Binjakët:Karta telefoni! Kush ka kohë për to?

Leo: Epo, në qoftë se ato do jenë me të vërtetë mbresëlënëse në pamje të parë.

Virgjëresha: Unë duhet të kontrolloj në Google dhe të shoh se çfarë thuhet aty për to.

Shigjetari: O Zot! Ju do të thoni se njerëzit kanë kohë të merren më këtë budallallëk?

Akrepi: Nëse nuk jeni në shtëpi, ata ju humbasin ju! Është humbja e tyre, jo imja.

Ujori: Pyes veten nëse bie shi jashtë? Mu duk sikur dëgjova bubullima.

Gaforrja: Këto karta nuk jane përsonale. Preferoj të shkruaj një shënim.

Peshqit : Unë gjithmonë e ndiej kur njerëzit nuk ndodhen në shtëpi dhe i telefonoj ata vetëm kur kam marrë një mesazh nësubkoshiencës që ata duan të më dëgjojnë mua.

Bricjapi: shërbimi është krejtësisht i duhur. Por nuk k apse diskutohet pamja e jashtme e kartës. Nëse nuk është e gdhendur, nuk quhet fare kartë.

Peshorja: Atëherë, varet !Nëse doni të bëni gjënë e duhur, ju duhet ti keni këto karta me vete. Kjo është një gjest i këndshëm. Nga ana tjetër, përdorimi i tyre mund të duket i tepërt sotdhe gruaja moderne është shumë e zënë për tu shqetësuar me to. Sigurisht, ju duhet të merrni në konsideratë arsyet që qëndrojnë në përdorimin e tyre. Por gjithashtu, ka njerëz që nuk mund ti përballojnë këto karta. Në qoftë se atorëndojnë buxhetin tuaj, nuk është domosdoshmëri ti merrni. Megjithatë, duke marrë parasysh anën tjetër të medaljes, do doja shumë ta ndieja bukurinë dhe hijeshine e të kaluarës, që mungon tani në ritmin e furishëm të ditëve të sotme, prandaj mund tia vlejnë paratë e shpenzuara. Unë mendoj se këto karta duhet të jenë të gdhendura, që të reflektojnë personalitetin individual të çdo kujt. Një person krijues mund të projektojë kartën e vet. Por karta të tilla individuale mund të keqkuptohen nga njerëzit që janë shumë sociale, e ke parasysh? Miqtë tuaj do ta pëlqejnë origjinalitetin tuaj, por një gdhendje e thjeshtë do të jetë ndoshta më e pranueshme. Së paku unë mendoj se ajo duhet të jetë. Por sërish…

Tani ajo do tju referohet anëve positive dhe negative, në përpjekje për të sjellë argumenta dhe për të dalë në një vendim përfundimtarë. Ju mund të shihni se femra e Peshores është shumë e drejtë dhe e angazhuar totalisht për të bërë një gjykim të balancuar për të gjithë ata që janë përfshirë. Ju mund të mërziteni me detajet e tepërta për çdo temë që diskuton (sidomos këto të kartave telefonike) por ju do të vlerësoni sinqerisht përpjekjet e saj për drejtësi dhe aftësinë e saj për të gjykuar në mënyrë korrekte duke peshuar të gjitha anët, kur është fjala për diçka që me të vërtetë ka rëndësi. Gratë e tjera mund të japin mendime që pasqyrojnë natyra e tyre individuale dhe rrallë interesohen për atë që mendoni ju, ose për një përgjigje të drejtë. Për një femër të shenjës së Peshores, nuk ka rëndësi se çfarë mendon ajo (se është e drejtë). Mendimi juaj meriton po aq shumë respekt sa mendimi i saj dhe i Platonit, derisa të mërret vendimi, në bazë të argumentave të saj, tuajat dhe të gjithë filozofëve të tjerë.

Shumica e vajzave të udhëhequra nga planeti i Afërditës, punojnë si para ashtu dhe pas martesës. Ato janë në kërkim të parave për të blerë gjërat e bukura që dëshirojnë. Zogu i Peshores ka nevojë për shumë pupla të bukura për folenë e tij luksoze. Ajo i pëlqen rrobat e bukura, parfumet e shtrenjta, muzikën klasike dhe a ka thënë dikush që ajo është disi mashkullore? Po, unë e kam thënë! Njëra anë e saj. Por ju mezi do ta vini re kokën e saj të fortë, pas krehjes së shkëlqyer te flokëve. Më së shumti, grate e Peshores kanë nevojë për shuma të mëdha parash për tu larguar nga varfëria dhe situatat e shëmtuara dhe të papajtueshme, të cilat mund ta bëjnë atë emocionalisht dhe fizikisht të sëmurë. Por ka një arsye tjetër që ajo punon, një tjetër arsye pse ajo i dëshiron paratë. Mashkulli, burri i saj. Nëse ka një gjë që një femër e Peshores e vlerëson si thesar mbi çdo gjë tjetër në këtë botë të përkohshme, është mashkulli që ajo ka zgjedhur për ta dashuruar, nderuar dhe respektuar.

Partneriteti, si në biznes dhe në dashuri përbën nevojën e saj më të thellë. Ajo nuk ka se si të funksionojë vetëm, pasi ajo është e paaftë për të jetuar vetëm në kuptimin e parë të fjalës. Femrat e shenjës së Peshores që vizitojnë astrologët kanë vetëm dy pyetje që ju interesojnë me të vërtetë. Do jetë gjithmonë një prej këtyre:”Kur do të takoj dikë që që do ta dua me të vërtetë?” ose “Kur do të gjej dikë që të shkoj mirë me të në biznes?” Për të, martesa është një sipërmarrje e përbashkët dhe rregullat janë pothuajse aq të rreptë sa ato të kompanive apo korporatave të mëdha. Ju jeni presidenti dhe ju do të jeni nderuar si i tillë. Ajo është kryetarja e bordit, i cila do t’ju parandalojë të bëni gabime, në mënyrën e saj femërore e mbrojtëse. Natyra e saj është ndërtuar për punën në grup. Ajo do të dojë të marrë pjesë në të gjitha aktivitetet dhe interesat tuaja që të jetë e mundur. Ajo është e gatshme të argëtojë në emër të burrit të saj dhe ajo është femra e duhur për ta ndjekur burrin e saj kur ai dëshiron të ndryshojë karrierën e tij, të shkojë në një qytet tjetër, apo të bëjë miq të rinj. Ky është e gjithë departamenti i tij. Ajo është atje për të lehtësuar rrugën dhe për tu siguruar se ai nuk do të bëjë asnjë veprim impulsin apo të gabuar.

Ju me të vërtetë duhet ti jepni besim asaj. Gruaja tipike e shenjës së Peshores nuk ka dëshirë të jetë një gur rreth qafës së burrit të saj. Ajo thjesht do të jetë ajo qe mund të heqë të gjitha gurët në rrugën e tij. Ajo nuk është aq autoritare në sipërfaqe sa është përbrenda, sepse gjëja e fundit që ajo dëshiron të bëje është të japë deklarata, për të cilat mund të mbajë përgjegjësi më vonë. Ajo do tju“shkelë” butësisht në shumicën e rasteve (përveçse nëse ka ashedenten Bricjap).

Femra mesatare e Peshores është shumë intelektuale dhe ka aftësi të mahnitshme për të analizuar,gjë që mund të jetë një ndihmë e vërtetë në zgjidhjen e problemeve të biznesit tuaj. Ajo rrallë lejon që emocionet e saj ta çojnë atë në vendime të nxituara dhe zakonisht ajo mund tju japë këshilla më të mira se bankieri juaj. Natyrisht, aftësitë e saj në këtë drejtim mund të mbulojë një sërë të metash. Jo vetëm këtë, por në qoftë se ajo është një vajzë tipike e Afërditës, ajo do tjua ofrojë perlat e saj të urtësisë në një pjatë argjendi plot hijeshi dhe sugjerime të të vyera. Në dorën e hekurt vesh një dorashkë të butë, kadife dhe ajo mund tju drejtojë në rrugën e gabuar dhe në drejtimin e duhur me kaq lehtësi, sa ju do të betoheni se kjo zgjedhje ishte plotësisht ideja juaj. Një mashkull i shenjës së Dashit, Akrepit, Luanit ose Demitzakonisht do ta vendosin gruan e tyre të shenjës së Peshores në një piedestal dhe do ta adhurojnë atë. Kjo është shumë e drejtë, sepse edhe ajo do ta adhurojë atë gjithashtu.Njerëzit e tjerë që vizitojnë folenë e dashurisë së një gruaje të shenjës së Peshores të martuar me burrin e duhur, do të ndihen sikurjanë duke parë Adamin dhe Evën, para se gjarpëri të vinte dhe të prishte gjithçka.

Do të keni shumë shpërblime kur të jetoni me një femër të shenjës së PeshoresLi. Ajo kurrë nuk do të hapë postën tuaj, qoftë ajo elektronike, as mesazhet në celular . Për të vetmen arsye se ajo nuk mund të jetë kaq e pahijshme. Ajo kurrë nuk do të zbulojë sekretet e biznesit tuaj tek miqtë apo tju vë në siklet para shefit tuaj. Ajo ndoshta do ta magjepsi atë, me të njëjtën buzëqeshje që ajo përdori për të shkrirë zemrën tuaj, kur e takuat për herë të parë. Ka disa femra të Peshores, me ashedente Marsin, të cilat mund të mbi reagojnë nga emocionet e tepërta, apo të hani dhe të pinë më shumë seç duhet, por ato janë shumë të rralla. Edhe në qoftë se një femër e udhëhequr nga Afërdita, lëviz lart e poshtë me peshoren e saj, herët ose vonë ajo do të arrijë gjendjen e saj normale të harmonisë qiellore. Do të ketë momente kur ju do të pyesni veten në qoftë se ajo është një engjëll apo djall, por engjëjt qëndrojnë në anën e saj më shpesh se djajtë.

Ju ndoshta nuk do të ankoheni për mungesën e provave fizike të dashurisë së saj, sepse ajo është sentimentale si një dantellë e vjetër dhe e ngrohtë me tepër seç mund të jetë një grua ndonjëherë. Edhe pse ajo është e sinqertë në lidhje me pohimet dhe pëshpërimat e saj, ato shikimet e ëmbla, prekjet e ndjera, përqafimet e ngrohta dhe puthjet e shpeshta, janë edhe një perde tymi mjaft efektive për të maskuar mashkullaritetin e saj të fshehur. Nuk ka asnjë ligj që thotë se sinqeriteti nuk mund të ketë një aplikim praktik.

Shtëpia juaj mund të duket si një nga ato reklamat për revistat prestigjoze të mobilimit. Ngjyrat do të harmonizohen me njëra tjetrën dhe mobiljet do të jenë zgjedhur me një shije të hollë. Pikturat do të rrinë drejtë dhe zakonisht ushqimi do të shërbehet në kohë. Nga shumica e vajzave te shenjës së Peshores, ju mund të prisni të shihni peceta tavoline të qëndisura, takëme argjendi të pastër, lule në tryezë, porcelan të mirë, qirinj, verë, muzikë të lehtë dhe një menu të ekuilibruar. Duke marrë parasysh mendjen e saj të zgjuar dhe gazmore, nuk ka shumë gjëra që ju nuk mund ti kërkoni nga një femër e tillë. Të qënit femër është si një lloj profesioni për të dhe ajo synon të arrijë përsosmërinë gjatë gjithë kohës.

Ana mashkullore e saj rrallë do tju shqetësojë, përveç nëse ju jeni një nga ata meshkujt e vështirë që duan të vijnë vërdallë duke thirrur me të madhe si të jeni Mbreti Henry VIII dhe duke pritur që gratë në jetën tuaj të sillen si bashkëshorte të bindura, të frikësuara për humbjen e kokës së tyre, nëse ato do të thonë ndonjë gjë tjetër perveç “Po” ose “Jo.” Bashkëshortja juaj e shenjës së Peshores do të thotë patjetër më shumë se një “po” ose “jo.” Ajo pëlqen të flasë. Por ajo do të jetë një dëgjuese e mirë, kur të keni nevojë për audiencë të mirë. Kjo grua është edhe e vështirë edhe e butë në të njëjtën kohë dhe jo çdo femër mund ta menaxhojë këtë akt delikat balancimi.

Sjellja e saj e ëmbël dhe të qetë , si dhe aftësia e saj për të ftohur ballin tuaj kur keni ethe, mund tju bëjë të mendoni se ajo është e dobët dhe e pafuqishme, ose se ajo do të jetë delikate dhe femërore, kur një krizë shpërthen. Nëse po, jeni shumë gabim. Kjo krijesë e dashur, pak femërore është e përbërë nga nëntë pjesë çeliku. Vetëm se ju nuk arritët të kuptonit në fillimet tuaja, që ajo ju linte vetë të fitonit në lojën me letra apo në shah, nuk do të thotë që do qëndroni të verbër përgjithmonë. Hapini mirë sytë tuaj herën tjetër kur të keni një emergjencë familjare dhe shokoni se kush e mban varkën larg përplasjes. Kush me të vërtetë e bën këtë, dua të them. E vërteta nuk do të thotë që ju do të mbeteni pa burrërinë tuaj. Ju, më shumë se çdo njeri tjetër, e dini sesa shumë nevojë keni për dorën e saj, kur gjërat janë ngatërruar dhe duhen zgjidhur. Ajo kurrë nuk do të mburret në lidhje me këtë që po bën, ose tju marrë ndonjë gjë juve- me përjashtim të një pjesë të madhe të përgjegjësisë. Të jeni mirënjohës që ajo është kaq e përgjegjshme dhe e besueshme. Përveç kësaj, ajo duket kaq bukur kur vesh pantallonat e gjera për të punuar në kopshtin e shtëpisë ose kur shkon në supermarket, apo ajo? Gratë me pantallona janë në rregull, për aq kohë sa ato veshin fustane me shkëlqim në festa dhe të brendshme mëndafshi në intimitet. Femra juaj e Peshores sigurisht që është një prej tyre. Një nga vlerat e saj më të mëdha është aftësia e saj për të fshehur mendjen e saj të mprehtë, pas feminitetit absolut.

Nëna e shenjës së Peshores do të kujdeset me shumë dashuri dhe butësi për fëmijët e saj, por për hir të ndershmërisë së saj, ata do të vijnë të dytët pas jush. Ata janë partnerët e rinj dhe të vegjël, ndërkohë që ju jeni presidenti i kompanisë dhe ajo kurrë nuk do ta harrojë këtë fakt themelor. Ata do të marrin një copë të madhe të zemrës së saj, por ajo kurrë nuk do të lejojë që ata të vjedhin pjesën që ajo jua dha ju, para se të vinin fëmijët. Në qoftë se loja e tyre ju shqetëson ju ndërsa jeni duke pushuar, ajo mund të jetë shumë e rreptë me ta dhe nëse ata nuk ju binden, zemërimi i saj do të jetë më i menjëhershëm dhe më i madh edhe sikur të mos i bindeshin asaj. Fëmijët tuaj do të jenë të ëmbël dhe të pastër ndërsa janë foshnja, të zotë dhe të sjellshëm kur të jenë të rritur-nëse ju nuk i llastoni ata dhe ajo nuk do të ndërhyjë për shkak se ju jeni “mjeshtri”. Ky është një tjetër nga ato vendime që ajo mund ta lë në duart tuaja në mënyrë që të mund të shmangë marrjen e vendimit të gabuar. Nëna e shenjës së Peshores është normalisht e butë, por mjaft e fortë kur lind nevoja. Fëmijët e saj nuk do të lihen kurrë pas dore ose të neglizhohen, por arsyeja e vërtetë pse ajo donte të bëhej nënë ishte që tju falte ju akoma më shumë lumturi. Një nga gjërat e para që ajo do tu mësojë fëmijëve të saj, kur ata të mësojnë lutjet e para do të jetë, “Zoti e bekoftë babin.” Ajo kurrë nuk do ti lejojë ata që të mos e respektojnë babanë e tyre. Megjithatë, në qoftë se ju bëheni të ashpër me fëmijët, ajo do jetë një jastëk shumë i butë për lotët e tyre dhe ajo mund tu tregojë një çokollatë pas shpinës suaj, ndërsa ju jeni duke u treguar i rreptë me ta.

Është e vërtetë se ajo mund të bie në kurthin e ëmbëlsirave shumë shpesh dhe të shtojë në peshë prej tyre. Ajo mund të vallëzojë për një kohë të gjatë ose të pijë shumë verë. Mund të ketë raste kur do jetë e heshtur, ose momente të tjera kur do tju bezdisë veshët. Por këto gjëra do të ndodhin vetëm kur shkallët e saj emocionale janë përkohësisht jashtë balancës. Ato kurrë nuk do të dështojnë për ti zgjidhur situatat me vendosmëri edhe kur këto luhatje të zgjasin gjatë. Vetëm nëse dikush ka vendosur këmbën e tij te njëra anë e peshores, shkallët e Peshores gjithmonë do të arrijnë të balancohen me njëra tjetrën. Nëse njëra anë është pak më ulët se tjetra, shtoni disa doza dashuri dhe ajo do të ngrihet. Nëse ana e peshores ulet nga pesha e trishtimit, shtoni mirëkuptimin në anën tjetër dhe harmonia do të kthehet sërish.

Cila grua tjetër mund të duket si një princeshë kur ju lozni me top me të, pastaj kthehet nga ana tjetër, vesh çizmet, mbërthen xhakëtën e saj të kuqe, përvesh mënget dhe bëhet gati tju ndihmojë për të çarë drutë që ju duhen për oxhakun? Ajo ka ëmbëlsi të mjaftueshme për të parën dhe forcë të madhe për të dytën. Në qoftë se emrit të saj i është kushtuar ndonjë këngë, ju do ta këndoni nën zë gjatë gjithë kohës. Në rast se kompozitorët e këngëve kanë harruar të shkruajnë për të, shkruajeni vetë melodinë tuaj, me kohë valsi, me nota të larta dhe kushtojani atë gruas tuaj të shenjës së Peshores. Shkëlqyeshëm!

Fëmija i shenjës së Peshores

“O Zot, sa fëmijë i bukur!” Prindërit e foshnjeve te lindur në tetor e kanë dëgjuar këtë frazë kaq shpesh, sa ata mund të falen për ndjenjën e të qenit të vetëkënaqur. Foshnja e shenjës së Peshores, duket si një engjëll i shëndoshë ngjyrë rozë, i sapo dale nga faqet e një reviste mode bebesh. Me shprehjen e tij të ëmbël dhe të këndshme, me tiparet e rregullta të Afërditës, ai/ajo është tërësisht magjepsës. Ai rrallë shkelmon batanijen e tij i zemëruar, nuk ulëret ose të përplasë duart e mbledhura grusht në fytyrën e mamasë, kur ajo përpiqet ti japë atij qumështin me biberon. Ai është shumë i sjellshëm për të bërë të tilla sjellje të egra. Kur ai buzëqesh, ai ndriçon të gjithë dhomën e maternitetit ku qëndrojnë foshnjat. Mamitë do ta shohin dhe do të thonë: “O Perëndi, çfarë fëmijë i dashur dhe i mirë! Sa i qetë dhe i dashur. Topolak dhe i ëmbël! S’ka dyshim që një zanë bujare e ka prekur me puthjen e saj magjike.”

Nuk më pëlqen të luaj rolin e magjistares së vjetër teksa përgjon një pagëzim mbretëror, por a do ta keni parasysh të kontrolloni nëse ai ka një gropëz në mjekrën të tij? Shumica e bebeve të shenjës së Peshores e kanë një të tillë. A e keni parë atë? E pra, vetëm për tu argëtuar më vonë, ju mund të shkruani në faqen e fundit të librit të kujtimeve të bebes suaj një shprehje të gjyshes “Gropëza në mjeker ka dreqin brenda”.(Gjyshja mund të ketë studiuar fshehurazi astrologjinë.) Do të vijë një moment në të ardhmen, kur ju do ta rilexoni ketë citat dhe do ta vlerësoni në heshtje urtësinë e saj.

Ky moment mund të jetë një mëngjes, kur foshnja juaj është ulur në tryezë dhe me ngadalë fut lugën njëherë në një pjatë, njeherë te tjetra. Pjatë në të djathtë ka vezën e zier pa lëvozhgë, të gjitha e bërë pelte në mënyrën që ai e pëlqen. Pjatë në të majtë përmban drithërat e tij me qumësht, të gjitha të spërkatura me sheqer ngjyrë kafe, ashtu siç i pëlqen atij. Të dyja ushqimet janë duke u ftohur dhe ai nuk i ka ngacmuar fare. A nuk është i uritur? Po, është i uritur. A mos është sëmurë? Jo, ai ndjehet mirë. A është i zemëruar për diçka? Jo, ska asnjë qejfmbetje. Atëherë përse rri aty i ulur dhe fut lugën sa në një pjatë në tjetrën, pa ngrenë asnjë gjë?

Ai nuk mund të vendosë se cilin ushqim të hajë të parin- vezët apo muhalebinë. Ju vetëm sa do ta bëni më shumë konfuz duke i dhënë atij një gotë me lëng portokalli dhe një tost, në përpjekje për ta nxitur atë të hajë diçka. Ky ishte një gabim. Tani ai do ta ketë akoma më të vështirë për të mbledhur mendjen se çfarë do të bëj. Më mirë ta harrosh mëngjesin e sotëm. Nesër në mëngjes, jepi atij nga një gjë me rradhë. Së pari, lëng portokalli. Ai mund ta pijë atë. Pastaj drithëra. Ai i ha ato. Më pas vezët. Ai i pëlqen shumë ato. Në fund fare, tostin. Ndërsa e shikoni atë të përtypet gjithë qejf, ju do të habiteni sesi ai hëngri gjithë mëngjesin e tij në më pak se dhjetë minuta. Ju sapo keni marrë mësimin më të rëndësishëm në rritjen e një fëmijë të shenjës së Peshores. Asnjëherë mos i jepni atij një zgjedhje. Ai urren të marrë një vendim.

Nëse ka ndonjë gjë që një fëmijë i Peshores urren më tepër sesa të mbledhë mendjen dhe të marrë një vendim, është kur i kërkohet ta bëjë këtë me nxitim. Mos e shtyni atë të nxitojë. Le të themi se ai është mësuar të vishet vetë dhe gjatë kësaj aventure emocionuese disa javore, ai i harroi pavendosmëritë e tij tipike. Tani të vishet është diçka e lëhtë për të. Si fillim ju e ndihmoni për të veshur pantallonat e tij. Ju i nxirrni të tjera gjëra për të veshur, si këmisha, këpucë dhe çorape. Ai rri i ulur. Ju i thoni “Vishu Tomi!”, ai vazhdon të rrijë ulur. Ju i thërrisni sërish “ Hadje shpejt Tomi, fillo vishu tani!” Ajo çka mendoni tani është që fëmija juaj Peshore është kokëfortë. Kjo nuk është aspak e drejtë dhe as e vërtetë. Një fëmijë i shenjës së Demit është kokëfortë. Por jo një fëmijë i shenjës së Peshores. Ju po përpiqeni ta nxitoni atë të vendosë se cilën çorape duhet të veshë të parën. I gjithë ky proces është mjaft i vështirë, por pikërisht në momentin që ai kishte vendosur se cilën çorape do të vishte në këmbën e majtë, ju e thërritët atë me zë të lartë, duke prishur ekuilibrin e tij dhe tani ai u kthye ku ishte në fillim. Cilën çorape më parë? E shikoni, ky është faji juaj, jo i tij. Si mund të pres dikush që ai të marrë një vendim të tillë të rëndësishëm, nëse njerëzit janë gjithmonë duke i bërtitur dhe i thërritur atij? Kjo bën që ti dhembin daullet e veshit dhe përveç kësaj, kjo e bën atë të harrojë vendimin që sapo kishte marrë.

Kjo është një nga ato gjërat që mund tju shkaktojë të dridhura, veçanërisht nëse jeni tip nervoze (nuk jeni e vetmja). Një ditë do të shfaqet një vajzë e mrekullueshme me të cilën djali juaj i shenjës së Peshores ka rënë në dashuri. Ata do të diskutojnë rreth martesës. Nëse do të martohen dhe kur do ta bëjnë martesën. Ai do të qëndrojë i ulur dhe do të mendohet. Të martohet apo mos të martohet? Vajza pret me durim. Ai do të ketë të njëjtën shprehje të mërzitur në fytyrën e tij të këndshme që ai ka tani. Në fund vajza do ti drejtohet me zë të lartë “Tomi,a do të martohemi ne?” Ai do ulet diku atje. Pastaj: “Tomi, kur do të martohemi?” E shkreta vajzë. Sapo bëri të njëjtin gabim që keni bërë ju kur ai ishte i vogël, kur i vendosët përpara lëngun e portokallit dhe sanduiçin – dy gjëra midis të cilave duhet të zgjidhte. Pra jo vetëm nëse ata do të martohen, por edhe kur do të martohen. Mendoj se ju do të duhet të bëni një bisedë serioze me këtë vajzë.

Por kjo është diçka që do të ndodhë shumë vite më vonë. Sot keni punë vetëm me këpucët dhe çorapet. Ecni drejt tij në mënyrë të vendosur dhe i thoni, “Tomi, le të veshim çorapen në këtë këmbë më parë”. Thuaje këtë me ton të butë dhe zë të ulët. Mos përdorni zë të egër dhe të lartë. Nëse do ishte e mundur, vendosini fjalët në muzikë dhe këndojeni këtë atij. Ai do ta dojë shumë këtë. Tani, ju keni hequr dy pengesa. Ju e keni ndihmuar atë të vendosë dhe gjithashtu keni krijuar një atmosferë të këndshme. Në pesë minuta, ai është veshur. Kjo është ajo që vajza e dashuruar do të duhet të bëjë një ditë. Ajo do të duhet ti këndojë atij me zë të ulët, “Ne – do të – martohemi –në 26 qershor (nen melodinë e “Erdhi nusja në shtëpi”). Në qoftë se ajo është nga ato vajzat që janë shumë të turpshme, ju ndoshta do tju duhet shumë kohë të bëheni gjyshe/gjysh. Fundi i lumtur i këtij tregimi është ky: Nëse ju e mësoni atë sesi të marrë vendime pa e nxitur, pa u përpjekur që ta shtyni të vendosë sa më shpejt, edhe e dashura e ardhshme e tij do të përfitojë nga rezultatet e këtij trajnimi, gjithashtu. Deri atëherë, ai do ti ketë menaxhuar më së miri pavendosmëritë e tij.

Fëmijët e shenjës së Peshores, prindërit e të cilëve kanë ngatërruar ekuilibrin e brishtë të tyre, duke insistuar vazhdimisht që ata të vendosin shumë shpejt, zakonisht rriten me një neurozë për zgjedhjet. Sugjerojini një zgjidhje të lehtë , herë pas herë, vazhdimisht. Në fund, ai do të aftësohet të marrë vendime dhe ju do ta ndihmonë që ai të kapërcejë një nga vështirësitë e tij më të mëdha. Tregojini atij sesi bëhet kjo. Kjo është e gjitha. Ai mund të duket sikur është kokëfortë, por ai thjesht është duke reaguar në mënyrë tipike si Peshore për tiu shmangur traumës emocionale që i shkakton nxitimi për të mbledhë mendjen dhe për të marrë një vendim të caktuar. Ai ka shumë dëshirë që tju lumturojë ju, por ai mund të jetë efikas vetëm kur ka harmoni të plotë midis zërave, ngjyrave dhe mendimeve të tij në botë. Tensioni e bënatë të rri shtrembër, si një foto e pabalancuar. Kur të rriturit e nxisin dhe e detyrojnë atë të veprojë me nxitim, ai mund të ngurtësohet në një formë të çuditshme.

Do të jetë një ndihmë e mirë për ju nëse mbani mend arsyen e hezitimit të fëmijës suaj. Djemtë dhe vajzat e Peshores kanë lindur me mendje që kërkojnë të vërtetën absolute. Ata janë zemërmirë dhe duan të jenë të drejtë. Fëmija juaj tmerrohet nëse mund të bëjë ndonjë gabim, apo të gjykojë gabim diçka. Ai urren të lëndojë ndjenjat tuaja, por natyra e tij e detyron që të kërkojë përgjigjen e ekuilibruar para se ai të nxitojë të zgjedhë një gjë, midis shumë gjërave, qofshin këto edhe çorapet etij. Kjo Peshore që tani po ndërton me kujdes karakterin e vet dhe po përpiqet të shmangë aksidentet, apo të qëndrojë laarg telasheve, si tani edhe në të ardhmen. Mendoni pozitivisht. Fëmija juaj i vogël i Afërditës, do të dojë kaq shumë kohë që të vendosë nëse mund ta vizatojë lulen blu në murin e sallonit tuaj, saqe ju do ta kapni atë para se dëmi të jetë bërë.

Nëse fëmija juaj i Peshores është akuzuar gabimisht për kokëfortësi, kjo mund të jetë sepse ju e keni mbajtur volumin shumë të lartë në radio apo TV. Ndoshta ngjyrat në dhomën e tij të gjumit e nervozojnë atë gjatë gjithë natës. Tonet tepër të larta dhe të forta do bëjnë që gjendja e tij emocionale të pësojë luhatje të mëdha. Të gjitha nuancat e ngjyrës blu do ta qetësojnë atë dhe kjo funksionon vërtet, ju siguroj për këtë. Vendosni muzikë të lehtë- por me zë të ulët- kur doni që ai të hajë, të vishet ose të mbedhë lodrat e tij. Nëse tingujt dhe ngjyrat rreth fëmijës Peshore janë jo në harmoni me njëra tjetrën, kështu do jenë edhe veprimet e tij. Nëse ata detyrohen të jenë dëshmitarë në çdo lloj skene dhune, atëherë diçka brenda tyre mund të shkatërrohet përgjithmonë. Edhe nëse është një foshnjë, ai do të dridhet nëse ai dëgjon një zhurmë të papritur. Fëmija Peshore ka nevojë për paqe, për qetësi dhe periudha pushime me doza të mëdha.

Kjo na çon në një tjetër problem. Dembelizmi i Peshores. Kjo nuk është përtaci në të vërtetë. Ai punon shumë, për periudha të gjata dhe pastaj ai duhet të pushojë. Ai nuk është duke u dembelosur. Ai është vetëm duke mbledhur veten. Modeli i Peshores kërkon periudha të aktivitetit – pastaj pasivitet. Kjo është e vetmja mënyrë që ai mund të arrijë të qëndrojë emocionalisht dhe fizikisht i shëndetshëm. Nëse e bëni të ndihet fajtor për këtë, ai do të bëhet një dembel i vërtetë për vetëmbrojtje. Kur e shihni një të ri të Peshores pa punë, mos e bëni të madhe. Ai shumë shpejt do ti balancojë shkallët e peshores së tij të brendshme dhe do të jenë i gatshëm për veprim përsëri. Ai është vetëm duke rimbushur energjitë e tij. Planetet e tij e kanë krijuar atë në këtë formë. Ai nuk mund ta ndryshojë këtë.

Fëmijët e udhëhequr nga Afërdita, janë ekspertë në zbutjen e zemrave të vështira. Ata kanë sjellje të tilla të këndshme, të marrin me të mirë kaq ëmbël, sa kush mund ti rezistojë asaj buzëqeshje dhe gropëzave në faqe apo mjekër? Mënyrat e buta dhe të sjellshme të këtyre fëmijëve, mund ti kthejnë prindërit e tij në dy xhin të mëdhenj që plotësojnë çdo dëshirë dhe urdhër të tij (për të mos përmendur elfët që janë të afërmit e marrosur pas tij). Si pasojë, këta të rvegjël shpesh i fillojnë ditët e tyre të shkollës kaq të llastuar, sa është e pamundur për tu marrë me ta. Në fund të fundit, ju nuk mund ta trajtoni një fëmijë si një princ ose princeshë për vite me rradhë dhe pastaj të prisni që ai të marrë urdhra prej jush. Peshoret rinj në moshë nuk kanë nevojë për disiplinë, sesa kanë nevojë për më pak llastim.

Fëmija i zakonshëm i Peshores,i ndodhur në ekuilibrin e duhur, është një kënaqësi e veçantë për mësuesit e tij. Mendjet e tyre janë të ndritshme dhe me logjikë të fortë, ata janë të dhënë pas debatit dhe kanë një kuriozitet të madh, që i bën ata nxënës shumë të mirë. Megjithatë, sapo ata të fillojnë të lexojnë dhe të mësojnë fakte të reja, ju dhe mësuesit mund të jeni subjekt i diskutimeve të vazhdueshme.

Asnjëherë nuk funksionon që të jepni vetëm një argument të vetëm për një djalë apo vajzë të Peshores. Gjithmonë jepini të dy anët e çdo çështjeje, ose ata do të mendojnë se ju jeni duke u treguar i padrejtë. Kur ju i jepni avantazh vetëm një ane të medaljes, studenti i Peshores do të hapë një diskutim të madh për të mbrojtur anën tjetër, derisa ai tju detyrojë të jeni i drejtë. Nëse ju tregoheni i pjesshëm për të mirat, të rinjtë e Peshores gjithmonë do të bëjnë një bilanc të anëve negative, që mund tu japë atyre një reputacion sikur janë rebelë, kur në fakt kjo nuk është aspak e vërtetë. Këta fëmijë do tu binden rregullave, për aq kohë sa kanë bindur veten që rregullat janë të llogjikshme. Anët e peshores duhet të jenë gjithmonë të balancuara, ose Peshorja do ketë një ndjesi të pakëndshme brenda vetes së tij. Ai do të debatojë dhe diskutojë për një kohë të gjatë, derisa të mendojë se çdo gjë është drejtpërsëdrejti dhe anët e peshores së drejtësisë janë vendosur në balancë të plotë. Djemtë dhe vajzat e lindur në tetor, gjithmonë e vënë në dukje “ lajthitjen” e prindërve dhe mësuesve / instruktorëve të tyre, sepse duhet të kesh një të menduar logjik të mirë, për tu përballur me ta. Ata do të diskutojnë me ju në lidhje me çdo gjë- që nga titujt e gazetave, deri tek kush ka të drejtë apo jo në një nga debatet familjare. Fëmija i shenjës së Peshores nuk do të dojë të dëgjojë thashetheme ndërsa rritet. Për të thashethemet të çojnë në gjykim të nxituar të karakterit. Asnjëherë mos ndërhyni në privatësinë e tij. Ai nuk do ta cënojë privatësine tuaj. Sigurohuni që ushqimet e vakteve të jenë të shijshme. Vajzat do të pëlqejnë shumë që ju të përdorni qirinj dhe lule sa më shpesh, ndërsa djemtë do të duan ushqim të mirë dhe ëmbëlsira të shijshme. Mund të ketë disa probleme me mbipeshën te këta fëmijë.

Një bekim për të patur fëmijë të Peshores është se në qoftë se ata nuk janë trajtohen ashpër – gjë që i bën të pakënaqur – ata zakonisht do të jenë të rregullt e të pastër pa qenë nevoja ti detyroni. Shumica e këtyre djemve dhe vajzave urrejnë rrëmujën dhe shtëpinë e çrregullt aq shumë, sa që do tju ndihmojnë për ta mbajtur atë të pastër. Me siguri që fëmija juaj i Peshores do ta ketë një talent të fshehur, duke qenë se kjo shenjë është e lindur për muzikë dhe art, prandaj sigurohuni që ti krijoni mundësinë për ta zhvilluar një nga këto talente.

Vajza e vogël e Peshores mund të hedhë gjithë pudrën tuaj të make-up në të gjithë veshjet e saj, të hedh parfumin tuaj më të mirë mbi flokët e saj kaçurrela dhe mos të pranojë të dalë nga vaska. Ajo është vetëm duke treguar dashurinë e saj të Peshores – për bukurinë dhe gjërat e këndshme, si kozmetika dhe uji i ngrohtë. Kur ajo të jetë adoleshente, do të monopolizojë banjon për orë të tëra me banjot me flluska dhe do të përdori edhe sapunin që keni për miqtë. . Mos harroni, ajo kërkon harmoninë; dhe për të, paqja, bukuria dhe rehatia janë baraz me harmoninë.

Djali i Peshores mund tju bezdisë me gërhitjen e tij, ndërsa fle në krevatin e marinarit dhe me aftësinë për të ditur çdo gjë në lidhje me temat e ndryshme që lindin në kokën e tij (ndonjëherë ju do të betoheni se ai ka dy koka.) Por ato periudhat e gjumit të vazhdueshëm janë freskuese për energjinë e tij. Sa për qëndrimin e tij- “unë di gjithçka”- ai mund të jetë duke u praktikuar me ju, për një karrierë të ardhshme si një avokat i shkëlqyer. Shikojeni nga një pikëpamje optimiste. Juria një ditë do të jetë audienca e tij, por ju gjithmonë mund të shkoni të beni darkën e tij ose të lexoni gazetën në shtëpinë e tij. Inkurajoni fëmijët e Peshores, vajza apo djem qofshin, qe të shkruajnë sa herë që ndiejnë nevojën për tu shprehur. Mos harroni se Peshorja udhëheq edhe librat, gjithashtu.

Adoleshentët e të dy gjinive do të mbajnë vazhdimisht një re dashurie mbi shtëpinë tuaj. Mund të ketë kaq shumë raste dashurie të pastër, sa do të ndiheni sikur po jetoni në një anije dashurie, por edhe kjo do të kalojë. Një ditë do të tingëllojnë këmbanat e dasmës dhe pasardhësi juaj i Peshores do të krijojë një familje të qetë, të ekuilibruar, harmonike dhe plot me diskutime të gjithanëshme. Një mengjes me diell tetori, ju do të jeni sërish në maternitet dhe do të dëgjoni një nga mamitë ose vizitoret që të thotë : “O Perëndi! Sa fëmijë i bukur, Sa i ëmbël, i qetë dhe i mirë! Dhe ju do të thoni, me gjithë diturinë tuaja të fituar me vështirësi, “Po, por a e shihni gropëzën në mjekrën e tij? ”

Shefi i shenjës së Peshores

Nëse ju jeni një mashkull, ju ndoshta do të mendoni se shefi juaj i shenjës së Peshores është një djalë i rregullt, i drejtë dhe gjithmonë brenda kornizave dhe i balancuar. Nëse jeni një femër, ju mund të bini pak në dashuri me të, ndonëse mund të mos e kuptoni këtë. Vibracionet e Afërditës janë të fuqishme.

Drejtori ekzekutiv i Peshores është zakonisht gjysma e një partneriteti, pasi dëshira e tij e pandërgjegjshme është gjithmonë që të sjellë dy gjëra ose dy njerëz së bashku. Emocionalisht, kjo nevojë është përmbushur përmes një martesë të hershme apo një historie romance të madhe në fillimet e jetës dashurore. Në biznes, ai e përmbush funksionin e tij balancues duke kombinuar bukurinë dhe intelektin e tij me një partner që plotëson personalitetin e tij dhe furnizon çfarëdo talenti apo aftësie që atij i mungon. (Atij nuk do ti mungojnë shumë, të jeni i sigurt.)

Ai mund të mos ulet pas një tavoline aq shpesh sa shefat e tjerë. Kjo për shkak se atij i pëlqen të ulet në një nga cepat e zyrës. Ky vend nuk është më i rehatshëm, madje mund të jetë mjaft i dhimbshëm. Vini re shprehjen e tij të pakënaqur, ndërsa është i ulur atje. Kjo është një luftë për të , pasi ai ka marrë dy ide të kundërta dhe po i peshon ato,lart dhe poshtë. Pasi ai të arrijë të marrë një vendim të drejtë dhe të paanshëm, ai do të kthehet në tryezën e tij dhe do të ulet përsëri në karrigen e tij rrotulluese i kënaqur. Por vetëm ndërsa është i ulur jashtë tavolinës së vet të drejtorit, ai është i aftë të kuptoj se çfarë duhet të bëj.

Shefi i Peshores është jashtëzakonisht i papërtuar dhe ka gjithmonë shumë aktivitete për të bërë, por ai kurrë nuk duket sikur po nxiton, një aftësi kjo që shumë pak njerëz mund ta kenë. Është sikur të shikoni një xhongler të zotin. Me gjithë këtë aktivitet të madh, ju prisni që ai ta humbasë vetëpërmbajtjen e tij dhe të bie në çdo moment, ashtu siç ju prisni që një nga topat e tij të bie përtokë. Por asnjë gjë nga këto nuk do të ndodhë. I lindur me një prirje të natyrshme për elementin e ajrit, Peshorja kryen edhe veprimet më të shpejta me një lehtësi aq të madhe, sa duket sikur nuk ka lëvizur fare nga vendi. Është si një film me lëvizje të ngadalta. Aktiviteti nuk ndalet, por projektori është vendosur me një shpejtësi të caktuar.

Me gjithë mënyrën e tij shpesh të turpshme dhe të qetë, ky njeri nuk është një ishull. Ka gjithmonë një nevojë të brendshme për të shprehur veten në një farë mënyre, për të komunikuar me të tjerët. Edhe pse shumica e komunikimit të tij është përbërë nga fjala, ai gjithashtu mund tju tregojë histori të tëra me buzëqeshjen e tij. Ai është i sigurtë që është i zgjuar, por në qoftë se Mërkuri e ka goditur me aspekte negative në lindjen e tij, ai ende mund të jetë duke u përpjekur për të bindur veten se është i tillë. Shumë shefa të shenjës së Peshores janë oratorët më bindës dhe debatuesit më të medhenj, të aftë për të ndikuar lehtësisht në një dhomë të tërë me njerëz. Edhe drejtuesi ekzekutiv më i trembur, që rrallë përpiqet të rrëmbejë vëmendjen e të tjerëve, mund të argumentojë në mënyrë logjike dhe bindëse, edhe pse ky tip ndoshta do ta planifikojë çdo gjë në mendjen e tij para se të flasë. Kjo është arsyeja pse ai është kaq i qetë për periudha të tilla të gjata. Ai ka vendosur se çfarë dëshiron të thotë. Zakonisht është më e sigurt që ti merrni me seriozitet deklaratat e tij të drejtëpërdrejta, pasi ai ka qëndruar për një kohë të gjatë i heshtur. Ka shumë pak të ngjarë që ai të ndryshojë mendjen e tij. Nëse ai është nxituar në marrjen e një vendimi, do ta mendoj mirë atë më pas dhe pasi ta kuptojë që mendimet e tij të para qenë të nxituara, do të bëjë një kthesë të plotë.

Ju mund të shihni se ai do ta kërkojë shpesh mendimin tuaj. Para se të gjykoni se ai mendon që ju keni një tru të shkëlqyer, mos harroni se ka disa motive për interesin e tij përkëdhelës ndaj ideve tuaja. Para së gjithash, ai dëshiron të jetë i drejtë. Ai nuk dëshiron të marrë as një vendim të padrejtë ose jo të mirë. Një tjetër arsye që ai ndihet i detyruar për të mbledhur të gjitha anët pozitive dhe negative të një situate është sepse, pa qasje në të gjitha faktet në dispozicion, ai ndihet i paaftë për të bërë një vlerësim të mençur, që do ta çojë në vendimin e duhur.

Shefi tipik i shenjës së Peshores, i cili është duke u përpjekur për të mbledhur mendjen nëse do të thotë “po” ose “jo” për një marrëveshje të rëndësishme biznesi, do të bëjë një sondazh popullor me pjesëmarrës gruan e tij, administratorin e ashensorit, sekretari e tij, pastruesen e zyrës dhe specialistin e marrëdhënieve publike; sigurisht që kjo anketë mund të ketë disa rezultate mjaft të pazakonta. Është e vështirë për pastruese të lodhur të japë një mendim logjik se si ndarja e propozuar mund të ndikojë te aksionet e aksionerëve pa të drejtë vote. Ajo mund të ketë nevojë për pak kohë për ta vlerësuar këtë. (Ajo nuk mund të mendojë siç duhet kur i dhëmbin këmbët.)

Adminsitratori i ashensorit mund të ketë një problem të vogël me shpenzimet e llogaritura për shkrirjen e planifikuar të dy korporatave të mëdha. Jo për gjë, por 40.000 $ për tarifat e avokatëve mund të duket e tepruar për të. Ai pagoi një herë për një këshillë ligjore avokatin e tij dyzet dollarë dhe ju duk një shumë shumë e madhe.

Gruaja e pastrimit më në fund e merr vendimin e saj. Harrojeni ndarjen e aksioneve; ajo kurrë nuk ka besuar në këtë fjalë. Kjo ndodhi kur babai i saj u largua dhe ajo filloi të lante ndërtesa për të mbajtur shtatë vëllezërit dhe motrat e saj më të vogla.

Gruaja e Peshores do të thotë: “Bëj si të të duket më mirë, i dashur”, por ajo e bën të qartë privatisht se mendon që ai duhet të mbajë një qëndrim negativ, sepse ajo nuk e pëlqen bashkëshorten e një prej aksionerëve të mëdhenj.

Personi i marrëdhënieve me publikun nuk ndryshon mendimin e tij; “ Në dreq të shkojë siguria- duam të ecim para me shpejtësi maksimale!” Kjo është këshilla e tij për të gjitha problemet.

Më në fund, konsensusi është i plotë. I armatosur me këtë analizë të ekspertëve, shefi i shenjës së Peshores do arrijë të marrë një vendim përfundimtar më të logjikshmin, më të ndjeshmin, që shumica e njerëzve nuk do arrinin ta bënin dot. Është e mahnitshme, por në një mënyrë apo tjetrën ai e bën këtë.

Mund të ketë ende një arsye tjetër që ai kërkon kaq shumë pikëpamje, kur ai është duke mbledhur mendjen e tij. Ai mund të jetë një nga ato Peshoret e rralla që tenton që ta kalojë fajin për ndonjë gabim të mundshëm në shpatullat e dikujt tjetër. Kur gjërat të mos shkojnë mirë, ai gjithmonë mund të mbledhë supet dhe të thotë: “E pra, nuk ishte ideja ime që të thosha “jo”. Pastruesja mendoi se ishte një veprim i gabuar për të proceduar më tej.”

Megjithatë, një shef i shenjës së Peshores, i cili ka arritur harmoninë dhe unitetin e mendjes dhe emocioneve të tij, mund të jetë një person i ditur. Me aq sa di unë, ju duhet të keni punuar me një të tillë. Ka shumë prej tyre përreth dhe ata janë shefat më të mirë, kur ju keni ndonjë problem. Ata mund të dalin me një përgjigje që askush tjetër nuk mund ta kishte menduar, duke marrë gjithçka në konsideratë dhe duke ju dhënë atë që është e drejtë dhe e zgjuar.

Shanset janë që muret e zyrës së shefit tuaj të Peshores nuk do të jenë të zhveshura, edhe pse fotoja e vajzës në kalendarin e tij mund të jetë. Muret normalisht do të jenë të mbuluara me foto, trofe, dhe vizatime të mira, të varura në pozicione të ekuilibruara dhe dosjet do të jenë të gjitha të fshira nga pluhuri. Ju mund të vini bast se ka një radio apo magnetofon diku përreth, kështu që ai mund të dëgjojë tinguj melodioz kur gjërat bëhen shumë të vrazhda dhe nervat e tij rrezikojnë të acarohen shumë nga konfuzioni i rutinës së përditshme. Ngjyrat në zyrën e tij rrallë do të jenë të ndezura. Nuk do të ketë të gjelbër ekzotike apo portokalli të ndritshme që të dëmtojë sytë e tij. Megjithatë, mund të ketë vetëm një prekje të motivit oriental. Disa Peshore duket se tërhiqen lehtësisht drejt këtij drejtimi. Ndoshta kjo është për shkak të mënyrës të qetë dhe të butë të jetesës në Lindjen e Largët apo harmonisë paqësore të filozofisë Lindore. Ai nuk mund të shkojë aq larg sa të ketë lule mbi tryezën e tij, por në qoftë se shefi juaj është femër, ajo ndoshta do të ketë.

Ka më shumë shefe femra të lindura në shenjën e Peshores se çdo shenjë tjetër, edhe pse Dashi, Bricjapi, Luani dhe Gaforrja zënë vendin e dytë. Duke qenë se ka shumë doza maskiliteti brenda saj ajo ngjan shumë me shefin mashkull, kështu që muzika do jetë padyshim pjesë e zyrës së saj. Shefaj juaj me siguri do të ketë vazo në zyrë, plus një pasqyrë të madhe. Ashtu si homologu i saj mashkull, drejtuesja femër do të përpiqet të jetë e drejtë. Ajo do të dëgjoni mosmarrëveshjet që do të ndodhin në zyrë dhe do të jetë në gjendje të shohë të dy anët e situatës me qartësi të barabartë. Ju mund ta shihni atë sesi ” fshihet” në zyrë, teksa peshon me peshoren e saj të artë një vendim të rëndësishëm, por ekziston një fushë ku ajo nuk do të qëndrojë gjatë duke vrarë mendjen se çfarë të bëjë – Dashuria! Ajo ose ka vendosur tashmë se martesa nuk është për të, ose është vazhdimisht me sy të përënduar për një romancë të kohëve të fundit. Ndodh shumë rrallë që një femër e kësaj shenjë, drejtoreshë ose jo, të mund të jetojë pa një dashuri në jetën e saj. Edhe pse ajo është eksperte për të fshehur aktivitetet e saj jashtë orarit të punës, unë mund t’ju siguroj se ajo nuk është duke dëgjuar muzikë klasike, në vetmi çdo natë. Ajo mund të rehatohet me një libër të mirë gjatë një të hëne me shi, por pjesën më të madhe të fundjavës do ta gjeni duke shëtitur qytetin nën një mjegull të dendur romantizmi. Mjegulla e dendur, megjithatë, do të jetë e përkohshme. Mendja e saj është tepër e ftohtë dhe logjike që të lejojë ndjenjat ta verbojnë atë. Pak Peshore të të dy gjinive, lejojnë të sundojë zemra kokën. Mendjet e tyre janë shumë të vështira dhe tepër të ndritshme, për ti pranuar rrezet e buta të Afërditës pa luftë, një tjetër mospërputhje kjo e çuditshme te Peshorja.

Kjo grua do të jetë padyshim shumë simpatike ose e bukur. Nëse nuk ju duket kështu, ju do të ndryshoni mendim kur buzëqeshja e Afërditës do të shndrisi tiparet e saj të thjeshta. Zemërgjerësia e saj sociale, mund të mashtrojë konsumatorët dhe klientët, por në qoftë se ju keni punuar me të,qoftë edhe për një periudhë të shkurtër, ju do të jenë i vetëdijshëm se ëmbëlsia e saj e këndshme mbulon një mendje të mprehtë, aq të aftë sa mos ti shpëtojë asnjë mashtrim apo situatë sado e vështirë të jetë.

Ajo do të ketë ditët e saj ku do të ndihet në udhëkryq dhe ndoshta do të kundërshtojë veten e vet mjaftueshëm për tju lënë në ajër pas here. Në fushën e disiplinës ajo është disi më e rreptë sesa Peshorja e gjinisë mashkullore. Nëse ju bëni një gabim, ajo do ta dijë këtë instinktivisht dhe ju do të merrni një mesazh të fortë se ajo nuk dëshiron ta shohë këtë gabim të shumëfishohet në ditët në vijim. Zëri i saj do të jetë i butë, ose pak i ngjirur dhe ajo rrallë do ta ngrejë volumin e tij. (Me një ashendente te Dashi, Binjakët ose Shigjetari, ajri mund ti duket pak me shumë blu, kur ajo sheh të kuqe nga zemërimi).

Shefja e shenjës së Peshores shpesh duket sikur është në listën e “Dhjetë gratë të veshura me mirë” dhe ndoshta ajo me të vërtetë është. Punonjëset e saj hanë thonjtë nga nervozizmi sa herë që shohin garderobën e saj, parfumet, bizhuteritë dhe këpucët. Punonjësit e tjerë meshkuj reagojnë siç ju mund ta imagjinoni. Të gjithë, pavarësisht nga pozicioni që mbajnë. Me përjashtim të burrave të shenjës së Luanit, Dashit, Demit, Akrepit, të cilët mendojnë se ti sherbesh një femre është poshtëruese. Pjesa tjetër do ti dorëzohej bukurisë dhe hijeshisë së saj, pa luftuar asnjë moment.

Nëse ju do të tundoheni për ta trajtuar atë si një nga vajzat e zakonshme të zyrës, mos kini shumë shpresa se do tia arrini qëllimit. Qëndrimi i saj miqësor mund të duket sikur inkurajon fshehtësinë, por ajo nuk do ti tolerojë thashethemet dhe nuk do të bëhet pjesë e tyre në asnjë rrethanë. Ajo nuk ka arritur aty ku është duke patur gjuhen e gjatë. Peshoret e te dy gjinive e trajtojne besimin si diçka të shenjtë. Disa prej tyre mund të flasin shumë dhe ata të gjithë adhurojnë të debatojnë e diskutojnë, por padyshim që nuk thashethemexhinj. Ka një ndryshim të madh midis ketyre te dyjave.

Si drejtuesit ekzekutiv meshkuj dhe femra te shenjës së Peshores, i shijojne shumë oret e gjata të ushqimit dhe të pushimit. Në qoftë se ata nuk marrin dozën e duhur të ushqimit, do vini re se ata nuk funksionojne dot mire, kur janë të uritur ose të lodhur. Të gjithë drejtuesit e udhëhequr nga Afërdita do të bënin mirë ta pranonin nevojën e tyre për të pushuar një ose dy orë në ditë. Ju mund të bindni të punësuarit e tjerë që tju ndihmojnë të blini një divan që hapet për zyrën e tij, në qoftë se ju doni që ta shihni të ekuilibruar shefin juaj të shenjës së Peshores. Ai është një maçok që i pëlqen të dremisë, por mund të ndihet fajtor për këtë. Ditën që ai vjen në punë me një shprehje blu në fytyrë dhe sytë e kuq me qese të fryra nën to, do ishte më mirë që ti shmangeshit.

Ai ndoshta do të besojë te sindikatat, nëse nuk ka një ashedente të pavarur në shenjën e tij. Çdo gjë e drejtë është në rregull me të. Ndjenja e tij e drejtësisë bën që ai te ndërmjetesoje në mënyre mjeshterore çdo mosmarrëveshje. Pikëpamja e Peshores ne lidhje me paratë rrallë do të jetë neutrale. Ai ose do të jetë shefi më kurnac në qytet ose më bujari. Ndonjëherë, ai mund të kthehet: nga një koprrac në dhjetor në një Babagjysh të vitit të ri në korrik. Nuk do të ketë gjithmonë një qëndrim të caktuar në një moment të dhënë. Ai ose lë bakshish një qindarkë, ose një kartmonedhë.

Herët ose vonë, ju do të jeni i ftuar në shtëpinë e tij. Pothuajse çdo drejtues ekzekutiv i Peshores do të dëshirojë të argëtojë punonjësit e tij nën çatinë e shtëpisë së tij dhe ai do të jetë një mikpritës bujar dhe i hijshëm.

Ai mund të jetë ndoshta shpirti i trimërisë për një grua dhe në të njëjtën kohë “mik për kokë” për një burrë. Mënyrë e sigurt për të fituar antipatinë e tij është që të jeni vulgar, i papërgjegjshëm dhe të flisni me zë të lartë. Mos harroni se harmonia është emri i tij i dytë. Krijojeni atë kur ju mundeni – mos e shkatërroni atë dhe ai do të dojë që tju ketë rreth vetes pa e ditur saktësisht pse.

Pavendosmëritë e tij të rastit mund tju acarojnë; ai mund ti shtyjë gjërat për më vonë dhe ëndrrat e tij mund të kenë nevojë për një nxitje të vogël herë pas here. Megjithatë,është akoma ajo buzëqeshje gjithë dritë, respekti që ju keni për inteligjencën e tij të qetë dhe vullneti i tij për tju njohur dhe kuptuar. Ai nuk dëshiron që ju tia kaloni atij, por ai nuk do të presë që ju të bëheni shërbëtori i tij. Ai nuk është nga ata tipa që ju shtyjnë vazhdimisht dhe as nga ata që shfryjnë për çdo gjë; dhe më kryesorja, ai kurrë nuk do të tradhtojë besimin tuaj. Kur ju ti peshoni të gjitha të mirat dhe të këqijat, do shihni se peshorja do anojë nga ana e tij. Kjo është natyra e tij- e ngaterruar. Shefi juaj i Peshores, në të vërtetë ka nevojë për bashkëpunimin tuaj që të jetë një person i plotë me veten e tij; dhe dikush që ka nevojë për ju mund të marrë në kontroll besnikërinë tuaj, në qoftë se jo zemrën tuaj. A nuk e keni ndjerë edhe ju tërheqjen e pashmangshme?

Punonjësi i shenjës së Peshores

Shumica e njërëzve të lindur në fund të shtatorit dhe gjatë muajit tetor janë artist në shpirt dhe me ndjesi të mëdha. Për ta është shumë e rëndësishme që të punojnë në një ambient jo vetëm me njerez të paqtë, por edhe me ngjyra dhe objekte që janë në harmoni me njeri tjtrin. Kuptohet jo të gjithë janë kaq të ndjeshëm ndaj mjedisit që i rrethon, por gjithsesi, vlen për të përmendur se edhe punonjësi mesatar i Peshores, do të punojë shumë me mire nëse nuk shpërnqëndrohet nga abjenti ku po punon.

Ai gjithashtu do të jetë më efikas nëqoftë se punon me njerëz që nuk e fyejnë çdo ditë. Një atmosferë pa harmoni mund ta çojë atë në depresion dhe kolegët antipatikë do ta bëjnë atë ti errësohet gjykimi. Ai është i vetëdijshëm për vibracionet e personaliteteve, siç është për ndikimet e ngjyrave, sidomos kur ndodhet në ambient të mbyllur. Nëse punonjësi juaj i shenjës së Peshores është dukur i hutuar kohët e fundit,ose jo vetvetja; në qoftë se ai e ka dorezuar punën jo ne cilësinë e zakonshme, nuk do të thotë që ai po degradon. Ndoshta ai është alergjik ndaj djalit që sjell postën apo pastrueses së re. (Unë shpresoj se nuk është sekretarja e tij. Dhimbja konstante dhe gërryese do të ishte e padurueshme.) Mund të jetë edhe printeri në tavolinën e tij të punës. Jepini atij një printer të ri, mundësisht në ngjyrë blu, ndryshoni turnin e pastrueses dhe mbani djalin e postës larg zyrës së tij. A e patë sesa shpejt u përmirësua puna e tij? Ai ishte thjesht jashtë balances, i pa ekuilibruar.

Kur shkallët e peshores se këtyre njerezve të shenjës së Peshores nuk janë të ekuilibruara, çdo gjë mund të ndodhë. Të dy gjinitë, si meshkujt dhe femrat e Peshores mund të bëhen dembelë dhe të merziten, pa dhënë asnjë justifikim për heshtjen tyre të zymtë. Një ndryshim i tillë i menjëhershëm, nga ëmbëlsia e tyre normale dhe të qetë, detyrimisht do tju shqetësojë disi. Si mundet dikush me këtë gropëzën e hijshme në mjekren e tij/saj të bëhet kaq i vrenjtur? Është e lehtë. Diçka mund të ketë ndodhur në shtëpinë e tij që e ka bërë atë kështu. Cilido qoftë shkaku, është humbje kohe që të shqetësoheni kur anët e peshores te një persson i shenjës së Peshores janë të çekuilibruara. Nuk do të duhet shumë kohë që ato të harmonizohen. Pastaj paqja dhe qetësia do të mbretërojnë edhe një herë në zyrën tuaj; puna e punonjësit tuaj të Peshores do jetë po aq frymëzuese si gjithmonë, dhe ju do të vazhdoni të shkriheni sa herë të shihni buzëqeshjen e pakrahasueshme të Afërditës.

Nëse ka një sindikatë të çdo lloji që lidhet me kompaninë tuaj, shanset janë që punonjësi i Peshores do të jetë në anën e të drejtave të barabarta dhe pagave të duhura. Në fakt, shumë njerëz të lindur në këtë shenjë të Diellit, i kthejnë sindikatat në punën e jetës së tyre. Gjëja më e rëndësishme për të gjithë njerezit e shenjës së Peshores është harmonia. Drejtësia e përkryer është ideali i tyre. Sindikatat i ofrojnë atij një shans shumë të mirë për të shfaqur talentin e tij natyral në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.

Nëse nuk ka grupime që bëjnë thirrje për drejtësi, atëherë ai është ndoshta i vetmi që merr rolin e pajtuesit kur në zyrë shpërthejnë grindjet. Peshorja tipike është shumë i aftë në sheshimin e mosmarrëveshjeve. Ai mbron të dy palët me një mungesë absolute të paragjykimit për secilin, bën që kundërshtarët të shohin pikëpamjet e njëri tjetrit dhe në fund të diskutimit arrin që ti bëjë të dyja palët ti japin duart njëri tjetrit. Gjëja që mund tju ngatërrojë më tepër ju është fakti që ai vetë do të nxisë disa debate të nxehta. Por ju duhet të mbani mend se për të, këto janë debate të shëndetshme. Nuk ka gjë më interesante për të se të nxjerrë në pah anët negative dhe pozitive të një çështjeje dhe ti peshojë ato. Për sytë e tij, kjo nuk është “luftë fjalësh”. Një argument i mirë dhe inteligjent është thjesht argëtim i pastër. Është më mirë se të shkosh në kinema. Zakonisht, ai nuk është në dijeni për tensionin që u shkakton të tjerëve, ndërkohë që diskuton me një logjikë të shkëlqyer dhe i bën ata të mbyten në supozimet e tyre të dobëta. Sapo loja e tij e goditjes së trurit arrin pikën ku gjakrat bëhen padyshim të nxehta, ai mërzitet dhe ndoshta tronditet. Pastaj, në qoftë se ai është një person tipik i Afërditës, ai me shpejtësi do të derdhë balsamin shërues mbi plagë të hapura dhe do ti bëjë qejfin të gjithë atyre që janë me humor të keq, me buzëqeshjen e tij rrezatuese. Sinqerisht, ju mund ta vrisni që arrin tju manipulojë kaq lehtësisht.

Por të qetësosh ndjenjat e lënduara të tij, kur ai është i fyer është një çështje krejtësisht tjetër. Është e vështirë të kuptoni se çafrë e mërzit apo e kënaq punonjësin tuaj të shenjës së Peshores. Ajo që i solli një të qeshur vezulluese ose një buzëqeshje të ndritshme një ditë, mund ti sjellë një vrenjtje apo sy të trishtuar një moment tjetër (dhe anasjelltas). Natyrisht, janë sërish anët e peshores që e bëjnë këtë. Si mund ta dijë personi i kësaj shenje më parë, se çfarë gjendje shpirtërore do të ketë ai në lidhje me një çështje të xaktuar, kur ai as vetë nuk e di se sa thellë do të jetë zhytur në një anë apo tjetrën? Pyesni kolegët e tij. Jam e sigurt se ata do të kenë shumë shembuj që ilustrojnë këtë fakt.

Peshorja mund tju dojë sot, pikërisht për atë gjë që ju ka urryer muajin e kaluar dhe ai/ajo do tju antipatizojë nesër për atë që ju duk e lezetshme dje. Është pak e sikletshme dhe delikate që të përballeni me reagimet e tij të ndryshueshme, por në gjithë këto ulje-ngritje, natyra e Peshores mbetet në thelb e drejtë dhe e arsyeshme. Ngrysjet e vetullave të tij janë vetëm në sipërfaqe të lëkurës. Buzëqeshjet e tij janë të vërteta. Mos i jepni rëndësi vetullave të ngrysura dhe mbështetuni te buzëqeshjet diellore. Në fakt, asgjë nuk trondit më shumë personin tipik të Afërditës sesa britmat e panevojshme të gëzimit dhe tensionit. Ai është më shumëi prirur që ti shmangë skenat e sikletshme sesa të bëhet pjesë e tyre. Nuk ka kurrë zemërim të hidhur te njeriu i udhëhequr nga Afërdita. Mund të ketë pak akull rreth e rrotull, por akulli në fund të fundit do të shkrihet; ju e dini këtë.

Punonjëset e shenjës së Peshores, shpesh herë do tju kujtojnë një fetë bukë me grurë të bardhë. Sigurisht, disa mund të kenë sheqer pluhur të spërkatur në të gjithë fetën, në formën e pëllumbit, siç mund të jene zëri i qetë dhe sjelljet e hijshme- kjo është një ëmbëlsi e këndshme. Ju rrallë do të gjeni një vajzë të Afërditës që të duket me pamje të rëndë, me sy të lodhur dhe e ngrysur. Ajo është si një fllad i freskët, si ngjyra e kuqe dhe e artë e verës indiane,në qiellin blu të qartë. Ju ndoshta do të krijoni përshtypjen se kjo vajzë mund ta trajtojë veten mirë dhe të kujdeset në çdo moment për të.

Ajo mund të dojë të shkojë për vrap dhe të shpenzojë shumë kohë në bibliotekë. Nëse jo, ju mund të jeni i sigurtë se ajo shkon për ecje të gjata në park dhe i përket një klubi për libra. Aktiviteti fizik dhe prirjet letrare janë gjithmonë të pranishme. Është vetëm çështje nivelesh. Por do të ketë periudha të gjata pushimi në mes të ecjes ose vrapit, pasi ajo e zëvendëson energjinë me lodhje dhe përgjumje.

Menaxheri juaj i shenjës së Peshores mund të jetë duke studiuar për një diplomë të dytë për juridik, ose ai mund të ketë një hobi që është praktikisht një karrierë e dytë për të. Ai mund të jetë një profesionist në një fushë jashtë punës së tij dhe të ketë njohuri kaq të thella sa ju nnuk do ta mendonit kurrë. Megjithatë, ju mund të jeni i sigurt për diçka që ai e ka në mendje vazhdimisht: Femrat. Bukuria femërore. Të paktën shumica dërrmuese e meshkujve të shenjës së Peshores mund të jenë rregjistruan në një revistë me përmbajtje erotike. Edhe në qoftë se ai është i turpshëm për këtë, mashkulli i Aferditës mund tu gëzohet disa shikimeve diskrete në të fotove të nxehta të kalendareve me vajza provokuese. Ai i pëlqen ato aq shumë, saqe mund të shkojë edhe në lokale nate për ti parë nga afër ato, edhe pse ai mund të largohet nga shfaqja sapo turmat e zhurmshme të prishin harmoninë e tij. Punonjësi i Peshores që është në një marrëdhënie të lumtur, rrallë do të shfaqë interes për seksin e kundërt, të paktën jo më shumë se një vleresim vizual, ndërkohë që beqarët mund të jenë Don Zhuan të vërtetë.

Peshoret ose do të jenë të martuar, të fejuar, të sapo divorcuar ose në mes të një lidhje shumë të rëndësishme dashurie. Ata kurrë nuk e vozisin kanoen e tyre vetëm. Gjithmonë do jetë dikush ne mendjen apo në zemrën e tyre. Ata nuk mund të jetojnë në vetmi.

Ndërkohë që punonjësit e të dy gjinive punojnë, ju sigurohuni që ata të mos kenë shperqëndrime, të cilat ulin cilësinë e punës së tyre. Ju kurrë nuk duhet tu bërtisni atyre dhe përpiquni që tu jepni gjithmonë arsye logjike për të bërë gjërat. Respektoni inteligjencën e tyre, sepse ata do të kenë më shumë se mesatarja e të tjerëve dhe asnjëherë mos i vendosni ata në tension.

Nëse ata trajtohen në mënyrë të drejtë, të punësuarit tuaj të shenjës së Peshores kurrë nuk do të shkaktojë fërkime në zyrë; ata do të jenë engjëjt të taktit dhe diplomacisë, duke shkuar mirë me pothuajse të gjithë stafin. Punonjësi i Afërditës do të sjellë aureolën e tij të hijeshisë dhe bukurisë në çdo gjë që ai prek. Lejojëni atë tju ndihmojë me strategjitë e shitjes apo të marrë pjesë në mbledhjet e rëndësishme, ku rrihen idetë e mëdha. Gjithashtu mund edhe të mendoni që përfshini në çështje të nivelit drejtues, duke qenë se Peshorja është shenjë kardinal dhe ai nuk do të qëndrojë i punësuar përgjithmonë pa një status të denjë për të. Ai dëshiron të udhëheqë dhe ai është i kualifikuar për këtë. Sa më shpejt që të mundeni, vendoseni atë në krye të diçkaje dhe atëherë do të shikoni se me sa lëhtësi i trajton ai burokracitë, ankesat e vogla, problemet me kleçka dhe pengesat e ndryshme. Ai do të vishet si një mashkull që bën dallim nga të tjerët dhe do të sillet si i tillë, gjithashtu. Ai është shumë i mirë për imazhin e kompanisë. Sa për punonjësen femër të Afërditës, ajo më në fund do ta marrë atë që dëshiron, në mënyrën e saj të ëmbël. Në qoftë se kjo që dëshiron është një ngritje në detyre, jepjani atë. Me shumë gjasa, ajo nuk do tju zhgënjejë. Ka mjaftueshëm mençuri në kokën që ndodhet në ato supe me formë të hijshme. Pse mos të përfitojë nga ajo?

Punonjësi juaj i shenjës së Peshores mund të ketë probleme herë pas herë për të vendosur dhe për të marrë një vendim. Treni i tij i mendimit kurrë nuk shkon me shpejtësi të rrezikshme, kur destinacioni është një vendim, por rrallë del jashtë shinave. Pasi ai shkon në stacionin e fundit, me siguri që do të ketë një përgjigje të drejtë.

Peshoret janë jashtëzakonisht me prirje artistike dhe të prirur për muzikë, me një dhunti për ligjin dhe filozofinë. Ata sjellin ndikimin e tyre qetësues në pozicione brenda spitaleve, biznesit të spektaklit, shoqerive botuese, akademive të shkencave, sallave të gjyqit, kopshteve, politikës, dyqaneve të shitjeve dhe ministrive. Por pavarësisht se ku do ti gjeni këta njerëz (duke përhapur harmonine e tyre), termometri i Peshoreve do të jetë zakonisht në vlera mesatare. Ai rrallë do jetë shumë i nxehtë apo shumë i ftohtë. Është si të kesh një kondicioner në formën e njeriut në zyrë, me shërbimin e riparimit automatik sa herë që prishet. Ju do keni më shumë garanci nga ai sesa nga kondicioneri mekanik (objekt). Ju po thoni se makina nuk mund të përgjigjet? E pra, kjo është e vërtetë, por nga ana tjetër ……..- pa prisni një minutë- ju po masni çdo fjalë që po them unë?! Ja ndaloni pak tani, dukeni sikur jeni një Peshore!


Like it? Share with your friends!