Dashi
Saturni dhe Hëna do jenë shumë aktivë në jetën tuaj gjatë kësaj dite, duke ju bërë më të përgjegjshëm dhe më të ndërgjegjshëm njëkohësisht. Do dini të merrni vendime me peshë dhe të veproni me maturi. Nëse jeni në një lidhje, marrëdhënia me partnerin do konsolidohet edhe më tepër. Do flisni hapur për gjithçka që lidhet me jetën tuaj dhe do mendoni seriozisht ta çoni lidhjen në një nivel tjetër. Ju beqarët keni shumë gjasa të përjetoni dashuri me shikim të parë dhe gjithçka mund të ndryshojë brenda pak minutash.
Në punë do ju duhet të zëvendësoni një koleg që do mungojë, ndaj lodhja do jetë disi më e madhe. Megjithatë, shefat do e vënë re përkushtimin dhe sforcimin tuaj dhe do ju përgëzojnë. Financat do fillojnë të përmirësohen ndjeshëm, ndaj është momenti i duhur për të hequr disa para mënjanë, sepse do ju duhen në të ardhmen e afërt.
Shëndeti: Do ndiheni mjaft mirë fizikisht, por stresi dhe lodhja mund t’ju rëndojnë pak. Mundohuni të pushoni më shumë dhe të flini mjaftueshëm.
Këshilla: Mos u lodhni përtej limiteve. Menaxhoni energjinë me zgjuarsi dhe mendoni edhe për veten tuaj.
Demi
Gjatë kësaj dite do i përqendroni të gjitha përpjekjet tek projektet personale dhe do ia dilni mbanë me sukses. Do ndiheni më të sigurt në vete dhe më të vendosur për të ecur përpara. Nëse jeni në një lidhje, do kaloni momente fantastike. Partneri do ju përgatisë surpriza të njëpasnjëshme dhe do ndiheni vërtet për mrekulli. Ju beqarët nuk do përjetoni dashuri me shikim të parë, por nuk do mungojnë takime interesante që shumë shpejt mund të shndërrohen në diçka më serioze.
Në punë do keni më shumë ngarkesë se zakonisht, megjithatë është e rëndësishme të merrni kohën e nevojshme për të reflektuar para se të veproni. Financat do i menaxhoni me kujdes dhe gjendja do mbetet e kënaqshme.
Shëndeti: Energjia do jetë e mirë, por shmangni lodhjen e tepërt mendore. Një shëtitje në ajër të pastër do ju bëjë shumë mirë.
Këshilla: Mos u nxitoni në vendime. Durimi dhe qetësia janë aleatët tuaj më të fortë sot.
Binjakët
Gjatë kësaj dite do krijoni një atmosferë shumë të këndshme rreth jush dhe emocionet do jenë gjithmonë të forta. Ju që jeni në një lidhje do gjeni lumturinë në krahët e partnerit dhe do ndiheni të plotësuar. Kënaqësitë do jenë më të mëdha nga sa i kishit imagjinuar. Ju beqarët do kaloni një ditë të bukur edhe pse nuk është e sigurt nëse do gjeni shpirtin binjak. E rëndësishme është që nuk do mërziteni për asnjë çast.
Në punë do jeni shumë perfeksionistë dhe asnjë detaj nuk do ju shpëtojë. Do arrini të realizoni disa projekte të mëdha që dikur i kishit vetëm në formë ëndrre. Në planin financiar është e domosdoshme të merrni masa më strikte që situata të mbetet e qëndrueshme.
Shëndeti: Do ndiheni mirë, por nervozizmi i lehtë mund t’ju shoqërojë. Kujdesuni për balancën emocionale.
Këshilla: Organizohuni më mirë dhe mos e shpërdoroni energjinë për gjëra pa rëndësi.
Gaforrja
Lëreni intuitën t’ju udhëheqë gjatë kësaj dite dhe nuk do pendoheni për asnjë moment. Ju të dashuruarit do bini dakord me partnerin për çështje të rëndësishme dhe do merrni vendime që do ndikojnë pozitivisht në të ardhmen tuaj. Problemet e së shkuarës do i lini pas përgjithmonë. Ju beqarët duhet të dilni në takime dhe të njihni njerëz të rinj, por mos i idealizoni personat pa i njohur mirë.
Në punë do ju paraqiten mundësi shumë të mira për të ecur përpara. Do ndiheni më të frymëzuar dhe do bëni përpjekje të vazhdueshme për të treguar vlerat tuaja. Me shpenzimet tregohuni të kujdesshëm, sepse përndryshe situata financiare mund t’ju dalë jashtë kontrollit.
Shëndeti: Gjendja do jetë e qëndrueshme, por ndjeshmëria emocionale mund t’ju lodhë. Gjeni kohë për qetësi.
Këshilla: Dëgjoni zërin e brendshëm, por mos harroni të përdorni edhe arsyen.
Luani
Optimizmi do ju shoqërojë gjatë gjithë kësaj dite dhe do ndiheni të motivuar për të ndërmarrë hapa të rëndësishëm. Megjithatë, mos lejoni që entuziazmi t’ju shtyjë të bëni premtime që nuk jeni të sigurt se mund t’i mbani. Nëse jeni në një lidhje, tregohuni më realistë me partnerin për të shmangur zhgënjimet. Kjo do ju bëjë të ndiheni më të qetë dhe më të sigurt. Ju beqarët do realizoni takime që i keni ëndërruar prej kohësh dhe jeta sentimentale do marrë drejtimin e duhur.
Në punë do filloni një aktivitet interesant dhe mund të nënshkruani kontrata shumë të rëndësishme. Portat do ju hapen një e nga një. Buxhetin do e menaxhoni me përkujdes dhe maturi, ndaj gjendja financiare do mbetet e mirë.
Shëndeti: Energjia do jetë e lartë, por mos e teproni me angazhimet. Pushimi është po aq i rëndësishëm sa puna.
Këshilla: Mbani këmbët në tokë dhe veproni me maturi, edhe kur gjithçka duket perfekte.
Virgjëresha
Cilado të ketë qenë pengesa në jetën tuaj, sot do keni durimin dhe mençurinë e nevojshme për ta zgjidhur. Do ndiheni më të qetë dhe më të sigurt në veprimet tuaja. Nëse jeni në një lidhje, shfrytëzojeni këtë ditë të bukur për të sqaruar të gjitha keqkuptimet që ju kanë shoqëruar prej kohësh. Nëse i lini pas dore, situata mund të përkeqësohet. Ju beqarët do keni takime romantike me persona që i njihni prej kohësh, por me të cilët deri tani keni pasur vetëm flirte të lehta.
Në punë do jeni shumë energjikë dhe të përqendruar tek objektivat e duhura. Do hiqni dorë nga disa zakone jo të mira dhe kjo do ju ndihmojë të ecni përpara. Të ardhurat do përmirësohen ndjeshëm dhe do keni mundësi të bëni edhe investime.
Shëndeti: Do ndiheni mjaft mirë, por kujdesuni për ushqimin dhe shmangni teprimet.
Këshilla: Besoni më shumë në aftësitë tuaja dhe mos u ndalni nga frika e gabimeve.
Peshorja
Mëngjesi do jetë i qetë për ju, por me kalimin e orëve situatat do fillojnë të ndërlikohen disi dhe një pjesë e fajit do bjerë mbi ju. Do tregoheni më kërkues nga sa duhet dhe kjo mund t’ju sjellë pakënaqësi. Ju që jeni në një lidhje do kërkoni gjëra të pamundura nga partneri dhe do mërziteni shumë kur ai të mos arrijë t’ua plotësojë të gjitha dëshirat. Mundohuni të jeni më realistë dhe më të kuptueshëm. Ju beqarët do jeni në humor për të bërë edhe çmenduri të vogla, vetëm që të mos ndiheni më të vetmuar si më parë.
Në punë do ndiheni disi më të zhbllokuar, megjithatë ende gjërat nuk do ecin ashtu siç keni dëshiruar. Mos u përpiqni t’i ngjitni shkallët dy e nga dy sepse rrezikoni të pengoheni dhe të bini. Hapat e matur do ju çojnë më larg. Klima yjore duket e favorshme për financat. Do shisni diçka që nuk ju nevojitet më dhe kjo do ju ndihmojë ndjeshëm në përmirësimin e buxhetit.
Shëndeti: Nervozizmi dhe tensioni emocional mund t’ju lodhin. Gjeni kohë për qetësi dhe shmangni debatet e panevojshme.
Këshilla: Mos kërkoni perfeksion nga të tjerët. Pranimi i realitetit do ju sjellë më shumë qetësi.
Akrepi
Për fat të keq, sot planet nuk do ju realizohen ashtu siç i keni menduar, pavarësisht përpjekjeve të shumta që do bëni. Gjërat do ecin më ngadalë nga sa prisnit dhe kjo mund t’ju nervozojë. Ju që jeni në një lidhje nuk do kaloni momente shumë të këndshme. Keqkuptimet do jenë të shpeshta dhe do grindeni edhe për gjëra fare të vogla. Mundohuni të ruani qetësinë dhe të mos i përkeqësoni situatat. Ju beqarët nuk duhet të kërkoni persona vetëm për pasurinë apo statusin, sepse mungesa e vlerave do ju sjellë zhgënjim në të ardhmen.
Në punë do keni marrëdhënie të mira me bashkëpunëtorët, por sërish nuk do arrini ta fitoni pozicionin që keni kërkuar. Duhet durim dhe këmbëngulje. Financat nuk do përbëjnë shqetësim, ndaj të paktën në këtë drejtim do ndiheni të qetë.
Shëndeti: Do ndiheni disi të tensionuar dhe të lodhur emocionalisht. Pushoni më shumë dhe mos mbani gjithçka brenda vetes.
Këshilla: Mos u dorëzoni përballë vështirësive. Jo çdo pengesë është fundi i rrugës.
Shigjetari
Falë mbështetjes së madhe të Mërkurit, sot nuk do ju mungojnë energjia dhe idetë. Edhe pse frika e gabimit do jetë e pranishme, ju sërish do ecni përpara pa u ndalur. Për ju që jeni në një lidhje, marrëdhënia do konsolidohet ndjeshëm. Do ndiheni mirë pranë partnerit dhe do ndani gjithçka me të. Ju beqarët do flirtoni me disa persona, por nuk do hidhni hapa të nxituar. Do doni të bindeni mirë para se të merrni vendime.
Në punë duhet ta ulni kokën dhe të përpiqeni më shumë se ditët e kaluara. Nëse dorëzoheni lehtë, do dilni të humbur. Buxheti do përmirësohet ndjeshëm, ndaj mund të mendoni edhe për investimet që i keni planifikuar prej kohësh.
Shëndeti: Do ndiheni plot energji, por mos e shpërdoroni atë. Kujdesuni për ritmin e ditës.
Këshilla: Guxoni, por pa humbur maturinë. Vendimet e menduara ju çojnë më larg.
Bricjapi
Vetëm vullneti nuk do mjaftojë për të arritur atje ku dëshironi, por me përpjekje konkrete dhe këmbëngulje do ia dilni mbanë. Falë ndikimit të Venusit, ju që jeni në një lidhje do përjetoni momente të jashtëzakonshme. Do dini si të silleni në çdo situatë, vetëm që marrëdhënia të mbetet e qëndrueshme dhe e kënaqshme. Ju beqarët do takoni disa persona që do ju rrisin dëshirën për të krijuar sa më parë një familje.
Në punë duhet të përfitoni sa më shumë nga situatat e sotme për të rënë në sy. Kështu shefat mund t’ju bëjnë më në fund propozimin që keni pritur. Financat nuk do jenë në gjendjen më të mirë, ndaj tregohuni të kujdesshëm me shpenzimet.
Shëndeti: Kujdesuni për lodhjen fizike. Trupi ka nevojë për pushim dhe ushqim të rregullt.
Këshilla: Mos u mbështetni vetëm tek fati. Puna dhe këmbëngulja janë çelësi i suksesit tuaj.
Ujori
Gjatë kësaj dite nuk do bëni asnjë çmenduri. Përkundrazi, dita do jetë e qetë, e thjeshtë dhe pa surpriza të mëdha. Ju që jeni në një lidhje do kaloni momente normale, por të qeta, pa vështirësi apo tensione serioze. Do ndiheni mirë pranë partnerit dhe kjo do ju japë siguri. Ju beqarët do keni takime të njëpasnjëshme, flirtime dhe mundësi për aventura interesante. Zgjedhja do jetë tërësisht në dorën tuaj.
Në punë do përqendroheni më shumë se zakonisht dhe do arrini të zgjidhni disa çështje delikate që kanë mbetur pezull prej kohësh. Në planin financiar do tregoheni impulsivë dhe kjo mund ta tronditë disi gjendjen. Duhet më shumë vetëkontroll.
Shëndeti: Gjendja do jetë e mirë, por kujdes me lodhjen mendore. Pushoni herë pas here.
Këshilla: Mos shpenzoni për emocione të çastit. Mendoni për pasojat afatgjata.
Peshqit
Jupiteri do ju ndihmojë shumë gjatë kësaj dite për të konkretizuar ëndrrat dhe do ju shtyjë vazhdimisht të guxoni. Nëse jeni në një lidhje, do kaloni momente shumë të këndshme me partnerin. Do ndiheni të plotësuar dhe gati për të hedhur hapa më të mëdhenj drejt së ardhmes. Ju beqarët do keni mundësi vetëm për aventura kalimtare dhe pa perspektivë. Për lidhje serioze duhet të prisni edhe pak kohë.
Në punë do ju ndihmojë shumë specializimi i fundit që keni bërë. Arritjet që do keni do ju japin besim dhe shpresë për një të ardhme më të ndritur. Në planin financiar duhet të qëndroni me këmbë në tokë dhe të bëni llogaritë me shumë kujdes. Gabimet mund t’ju kushtojnë.
Shëndeti: Do ndiheni mirë, por shmangni stresin dhe lodhjen emocionale.
Këshilla: Guxoni të ëndërroni, por mos harroni të veproni me logjikë dhe maturi.
