Aldo Sulollari është një emër i ri në letërsinë shqiptare që po tërheq vëmendjen me një zhanër që nuk ka pasur gjithmonë hapësirën e merituar në tregun vendas: thrillerin psikologjik.
Me romanet “Sekreti i Fundit” dhe “03:47”, Sulollari po ndërton profilin e tij si autor i këtij zhanri, duke sjellë histori të mbushura me mister, tension psikologjik, sekrete dhe kthesa të papritura.
Por kush është Aldo Sulollari?I njohur prej më shumë se një dekade në gazetari, ai ka ushtruar profesionin në mediat shqiptare dhe amerikane, duke qenë i angazhuar edhe si moderator dhe figurë mediatike.
Paralelisht, ai është President i një organizate ndërkombëtare dhe ka zhvilluar aktivitetin e tij në fusha të ndryshme të medias dhe komunikimit.
Veprimtaria e tij nuk është kufizuar vetëm në gazetari. Sulollari ka vijuar aktivitetin si aktor dhe producent filmash e dokumentarësh, në prodhime të realizuara në Shqipëri, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Lindjen e Mesme.
Kjo eksperiencë në gazetari, televizion dhe produksion kinematografik duket se ka ndikuar edhe në mënyrën se si ai ndërton historitë e tij: me ritëm të shpejtë, atmosferë vizuale dhe tension që rritet gradualisht.
“03:47” është romani që po e vendos autorin në qendër të vëmendjes së lexuesve të thrillerit. Historia e Ajlinës, mes mesazheve misterioze, sekreteve dhe ndjesisë se dikush e di gjithçka për të, e çon lexuesin në një lojë psikologjike ku asgjë nuk është ashtu siç duket.
A është Aldo Sulollari emri i ri i thrillerit shqiptar? Përgjigjen do ta japë lexuesi. Por një gjë është e sigurt: me “03:47”, ai ka hyrë në letërsi me synimin për të mos të lënë të flesh.

