A është ‘besimi në Zot’ një formë personaliteti? Ja çfarë thotë shkenca


Hulumtimi i fundit i Revistës së Personalitetit dhe Psikologjisë Sociale trajton nëse besimi fetar duhet të jetë një formë personaliteti. “Besimi fetar është i rëndësishëm kështu që është me rëndësi që psikologët të kuptojnë parashikuesit e një personaliteti të tillë,” deklaruan autorët e hulumtimit të cilët u udhëhoqën nga Theresa Entringer.

Për të adresuar këtë pyetje, studiuesit përdorën modelin Big Five të personalitetit si pikënisje. “Shumica e hulumtimeve të personalitetit në lidhje me besimin fetar janë përqëndruar te pesë fushat e personalitetit. Në veçanti, psikologët e personalitetit kanë ekzaminuar: (1) neurotizmin, (2) ndërgjegjshmërinë, (3) pajtueshmërinë, (4) hapjen ndaj eksperiencave, (5) ekstraversionin.”

Ekstraversioni

Ngrohtësia: Njerëzit që e shohin veten si të mirë dhe të dhembshur, kanë më shumë gjasa që të jenë fetarë.
Zemërgjerësia: Nuk ka lidhje me fenë.
Pohueshmëria: Nuk ka lidhje me fenë.
Aktiviteti: Nuk ka lidhje me fenë.
Kërkimi i gëzimit: Nuk ka lidhje me fenë.
Emocionet pozitive: Njerëzit që janë entuziastë dhe energjikë kanë më shumë gjasa të jenë fetarë.

Hapja ndaj përvojës

Fantazia: Nuk ka lidhje me fenë.
Estetika: Nuk ka lidhje me fenë.
Ndjenjat: Nuk ka lidhje me fenë.
Veprimet: Nuk ka lidhje me fenë.
Idetë: Nuk ka lidhje me fenë.
Vlerat: Njerëzit që vlerësojnë artin dhe përvojat estetike kanë më pak të ngjarë të jenë fetarë.

Pajtueshmëria

Besimi: Njerëzit që e shohin veten si të besueshëm kanë më shumë të ngjarë të jenë fetarë.
Të qenurit të drejtpërdrejtë: Njerëzit që janë të drejpërdrejtë dhe të sinqertë ndaj të tjerëve, kanë më shumë të ngjarë të jenë fetarë.
Altruizmi: Njerëzit që e shohin veten altruist kanë më shumë të ngjarë të jenë fetarë.
Pajtueshmëria: Njerëzit që e shohin veten si respektues kanë më shumë gjasa të jenë fetarë.
Modestia: Nuk ka lidhje me fenë.
Të ndjeshëm: Njerëzit që drejtohen nga ndjenjat kanë më shumë gjasa të jenë fetarë.

Ndërgjegjshmëria

Kompetenca: Njerëzit që e shohin veten si të aftë dhe të përmbushur kanë më shumë gjasa të jenë fetarë.
Detyrimet: Njerëzit që kanë më shumë standarde sjellje kanë më shumë gjasa të jenë fetarë.
Përpjekja për arritje: Njerëzit që e shohin veten me shumë vullnet, kanë më shumë të ngjarë të jenë fetarë.
Vetë-disiplinimi: Kanë më shumë gjasa të jenë fetarë.
Këshillimi: Kanë më shumë të ngjarë të jenë fetarë nëse e shohin veten si të kujdesshëm.

Neurotizmi

Ankthi: Nuk ka lidhje me fenë.
Armiqësia: Nuk ka lidhje me fenë.
Depresioni: Nuk ka lidhje me fenë.
Vetëdija: Nuk ka lidhje me fenë.
Impulsiviteti: Nuk ka lidhje me fenë.
Ndershmëria: Nuk ka lidhje me fenë.

Pasi analizuan të dhënat e personalitetit të mbi 55 milionë njerëzve në 2000 qytete të botës, autorët e studimit arritën në përfundimin se tiparet e personalitetit kishin një shtirje te besimi fetar në vende shumë fetare, si Nigeria, Kenia, Xhamajka, Sri Lanka dhe Pakistani, por më pak të efektshme te vendet si Suedia, Norvegjia, Belgjika, Danimarka apo Estonia.

Burimet: Forbes & Noam Shpancer – How Your Personality Predicts Your Romantic Life


Like it? Share with your friends!