Ademi: 3 mijë hektarë tokë nën ujë në Shkodër


Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi është shprehur se situata e përmbytjeve në territorin e Bashkisë së Shkodrës është rënduar ndjeshëm. Sipas saj ditën e sotme, janë më shumë se 3 mijë hektare nën ujë. Ademi ka ripërsëritur kërkesën për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore për njësitë administrative Ana e Malit dhe Dajç, më të prekurat nga përmbytjet. Ademi është shprehur për mediat se kërkohet mbështetjen me bazë ushqimore për gjënë e gjallë (koncentrat) për njësitë administrative Ana e Malit dhe Dajç në një sasi 500 ton.

Deklarata e plotë e Ademit:

Situata e përmbytjeve në territorin e Bashkisë së Shkodrës është rënduar ndjeshëm! Ditën e sotme, janë më shumë se 3 mijë hektare nën ujë.

Në një komunikim me mediat kam përsëritur sot, për të disatën here, në emër të banorëve, kerkesat tona:

-Shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore për njësitë administrative Ana e Malit dhe Dajç.

-Mbështetjen me bazë ushqimore për gjënë e gjallë (koncentrat) për njësitë administrative Ana e Malit dhe Dajç në një sasi 500 ton.

-Dëmshpërblimin e banorëve dhe fermerëve për dëmet e shkaktuara nga uji I shkarkuar nga hidronectralet në kaskadën e hidrocentraleve mbi lumin Drin.

Fakti që qyteti i Shkodrës nuk ka patur asnjë problem dhe ka kulluar pavarësisht reshjeve, tregon se shkaku i përmbytjeve nuk është shiu.

Parashikimet flasin për reshje shiu dhe rritje temperaturash në zonat malore, duke rrezikuar shkrirjen e bores dhe akullit në male. Situata e rënduar për shkak të përmbytjeve, parashikojmë të zgjasë deri në pranverë.

Ndërkohë, kemi nisur procedurat për sigurimin e bazës ushqimore për gjënë e gjallë për një sasi 150 ton, pasi na u refuzua procedura e përshpejtuar.

 


Like it? Share with your friends!