Adriatik Berdaku nga Italia në SHBA: Si u bëra pjesë e mediave italiane


Adriatik Berdaku u largua nga Kruja drejt Italisë për të ndjekur ëndrrat e tij. Përvojat e tij në Itali në televizione të ndryshme e ndihmuan të rritej edhe më shumë profesionalisht. Dëshira e tij për të ecur edhe më shumë në fushën e artit viziv e shtyu të emigroi sërish, këtë herë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku edhe jeton aktualisht.

Në Neë York vazhdon të merret me artin viziv, si fotograf dhe realizime videosh. Vazhdon gjithashtu bashkëpunimet me kohë të pjesshme me disa studio italiane. Në një intervistë për “Diaspora Shqiptare” Berdaku tregon se rruga nuk ka qenë aspak e lehtë, por dëshira për punë të ndihmon të ecësh përpara kudo ku jeton.

E keni nisur karrierën tuaj në Shqipëri, më pas disa vite në Itali, e tashmë në SHBA. Sa i vështirë dhe frymësues ka qenë rrugëtimi në Diasporë?

Po, unë e kam nisur karrierën time në moshen 15 vjeçare në qytetin tim Krujë. U rrita nga një familje intelektualësh, gjithashtu u frymëzova dhe mora hapat e para nga babai im, Ibrahim Berdaku regjisor. Regjisor i cili ndër shumë aktivitete artistike, vuri në skenë në TOB Tiranë, “Berberi I Seviljes”, viti 1979 pra afërsisht 1 muaj para se të lindja unë.

Rrugetimi im deri tani nuk ka qenë aspak i lehtë, pasi gjithçka e kam bërë me pasion, vullnet, sakrifica dhe me punë. Në vitin 2000 vendosa të trasferohem në Itali, me sakrifica dhe me pak fat ja arrita qëllimit dhe përfitova nga eksperienca e artistave të shquar Italianë të cilët kur jetoja në Shqipëri ishte ëndërr kur i shihnim  në RAI, MEDIASET,SKY, La7 apo kanale tjera televizive. Arrita të bëhem edhe unë pjesë e tyre duke punuar, biseduar me to dhe duke u vlerësuar në të njëjtën kohë nga ato për punën që une bëja.

Këto eksperienca më ndihmuan të rritesha më shpejt dhe të mësoja shumë nga ky profesion të cilin e adhuroj.

Tashmë që kanë kaluar shumë vite, ndiheni i realizuar në SHBA?

Në vitin 2012 u kontaktova nga një program i televizionit Italian La7, asaj kohe quhet “M.O.D.A”, për të ndjekur javën e “New York Fashion Ëeek” që është një event Internacional i modës, ku aty janë të gjithë stilistët më të famshëm në botë.

Do e quaj veten pak kërkues dhe këmbëngulës, nga viti 2012 – 2017 pashë, që interesi dhe vlerësimi për punën time po rritej çdo dite, mendova të trasferohem në Neë York, pasi po kërkoja diçka me shumë nga vetja.

Në 2017 trasferohem përfundimisht në Neë York duke lënë pas, por jo duke harruar vendin i cili më rriti nga çdo pikëpamje, Italinë të cilën akoma mbaj lidhje dhe bashkëpunime të shumta me ato televizione të cilët më hapën rrugën.

Pyetjes a ndihem i realizuar? Jo, ende jo, duke njohur karakterin tim kërkues, mendoj që kurrë nuk do ndihem i realizuar. Fjala realizim nuk është pjesë e fjalorit tim, nuk ka një përmasë të madhe të përshkruajë fjalën “realizim” kush mendon që është i realizuar në jetë, besoj që aty fillon falimentimi i tyre.

Cila është rruga që duhet ndjekur për të realizuar ëndrrat në vendin e mundësive, si edhe shumë e përcaktojnë Amerikën?

Nuk e diskutoj që Amerika është vendi i ëndrrave, vendi i cili të jep të gjitha mundësitë për të ecur në jetë. Mendoj që rruga e duhur është ajo e ndershmërisë, sakrificave, besimit dhe vendosmërisë. Si çdo vend tjetër edhe këtu duhet luftuar shumë për të arritur diçka, nuk është aq e lehtë sa e shohim në filma apo televizione, ndoshta shumë njerëz gënjehen nga fotot apo videot që shohin në rrjetet sociale. Por nëse je njeri me vlera, person me kapacitet të jashtëzakonshem siç e quajnë këtu, ti mundesh të ecësh shumë, pra nuk të mungojnë mundesitë.

Keni qenë pjesë e eventeve të modës në Itali dhe Neë York?

Natyrisht që, këto aktivitete realizohen për të reklamuar biznesin dhe kanë një rëndësi të madhe për zhvillimin profesional dhe ekonomik. Aty paraqiten koleksionet më të reja të stilistëve më të mëdhenj botërorë, të cilët u japin mundësinë stacioneve televizive për të marrë pjesë. Ndër to jam edhe unë që pasqyroj këto aktivitete.

Në NY vazhdoj të jem pjesë e tyre edhe në këto kohë të ashpra, një nga eventet që kam bërë së fundmi ishte ai I Prada, kuptohet nuk janë më evente ku të ftuar janë personalitete të fushës së artit, modës, kinematografise etj.., por janë shumë të limituara. Pra pothuajse nuk ka fare publik për arsye të pandemisë.

Keni realizuar klipin e këngës “Amore Piçolina” e këngëtarit italian Gianmarco Fraska, ka pasur bashkëpunime të tjera të këtij lloji?

Po kam realizuar klipin Amore Piçolina, histori dashurie e cila ishte një eksperiencë shumë e bukur, mendova ta percjell atë përmes një historie shumë të thjeshte duke marrë 2 aktorë të vegjel. Dua të përmend klipin e realizuar në Danimarkë “Blak & Jimilian” – Slem Igen (feat. Ceci Luca), klip i cili ka patur shumë sukses.

Ndër shumë bashkëpunime nuk dua të lë pa përmendur klipin e fundit “Volver” për Oda Quartet në NY.

Sa i përfshirë jeni në aktivitetet e Diasporës në New York?

Bashkëpunimet me aktivitet në Amerikë janë të shumta, mbaj lidhjet duke ofruar mundësitë e mia profesionale, për të pasqyruar apo ndihmuar sado pak.

Kuptohet, qe nuk është e lehtë të jesh gjithmonë i lirë për arsye të punës e cila më mban shumë të angazhuar nëpër udhëtime, por gjithmonë kam gjetur kohën të mbaj lidhjet.

Aktiviteti i fundit ku mora pjesë si studio produksioni video ishte  “Vendi Im”, koncert me artistë të shquar shqiptarë në migrim. Koncerti u realizua në rrethana shumë modeste për arsyre të pandemisë, por mendoj që ishte dicka shumë e bukur në shërbim të komunitetit.

Sa i vështirë ka qenë kjo periudhë për shkak të pandemisë?

Kuptohet që periudha e pandemisë goditi të gjithë globin, ndër ato ishte dhe sektori jonë. Nuk ka qenë dhe nuk është aspak e lehtë në këto kohë, por unë jam aktivizuar gjithmonë me televizionet duke pasqyruar evente nga më të ndryshme, qofshin ato informative politike apo kulturore.

Në 2020 pasqyroja protestat në Neë York për kanalet televizive, pastaj votimet në Amerikë duke vizituar shumë shtete dhe se fundmi isha pjesë e inagurimit të presidentit Amerikan në Ëashington. Ishte një emocion shumë i madh për mua të isha pjesë e këtij eventi madhështor. Nuk do ta harroj kurrë në jetë këtë eksperiencë kaq të bukur.

DIASPORA/


Like it? Share with your friends!