Afërdita shkoi tek Demi dhe sheqerosi gjithë shenjat


Në mbrëmjen e djeshme Afërdita u zhvendos tek Demi duke risjellë force dhe duke zbutur ndjenjat e të gjithë zodiakut. Kjo harmoni do të zjgasë deri më 9 maj.

Dashuria do të jetë diçka krejtësisht normale për çdo shenjë.

Padyshim, shenjat më të ndikuara nga e gjithë kjo bukuri pranverore do të jenë Demi, Gaforrja, Peshqit dhe Peshorja.

Kurse Virgjëresha dhe Bricjapi do të jenë në gjendje të bëjnë paqe me Afërditën për të përmirësuar qëndrimet praktike, por edhe për të shijuar më mirë të tashmen, për të mirëpritur çdo ftesë për gjërat e bukura.

Sfida të reja do të ketë për Ujorin, Luanin dhe Akrepin, të cilët gjithashtu do të kenë mundësinë të bëjnë pakte të reja me njerëz dhe situata, për të përmirësuar gjithçka duke demonstruar një angazhim më të madh. Dashi do të ndihet më pak i afërt me ata që e duan dhe ndoshta sillet në një mënyrë më të ashpër. Binjakët do të përqendrohen në konkretësi, duke lënë mënjanë ëndrrat e tyre deri në fillim të majit. Shigjetari, me pak fat, do të kujdeset më shumë për trupin dhe mirëqenien.

*Artikulli i Cosmopolitan u përshtat në shqip nga Tiranapost.al


Like it? Share with your friends!