“Agron Tefaj këngëtari Dukagjinas rikthehet së shpejti me projekte të reja “


Agron Tefaj këngëtari i njohur nga treva e Dukagjinit me një zë të veçantë dhe të bukur i cili në pak kohë ka arritur të sjellë rreth vetes një publik të madh. Agroni që në fillimet e para ku ka kënduar është vërejtur talenti dhe përkushtimi i tij ndaj muzikës në përgjithësi dhe ndaj këngës në veçanti.
Sapo të përmendim emrin Agron Tefaj, ne na vjen në mendje hiti i këtij këngëtari “Kur u Ktheva” një këngë që i dha emër dhe e bëri aq të njohur për publikun këtë artist nga Dukagjini.

Agroni ka disa vite që i ka munguar skenës dhe ekranit të televizionit, ai nuk ka sjellë projekte në muzikë, dhe e gjitha kjo heshtje artistike ishte në nder dhe përkujtim të vëllait të tij të ndjerë bilbilit të Dukagjinit këngëtarit Pëllumb Tefaj i cili u nda aksidentalisht nga jeta.
Kënga e parë mbas kësaj tragjedie ishte kënga kushtuar vëllait të tij Pëllumbit, të cilën sa herë e ka interpretuar ai e ka ndjerë shpirtërisht dhimbjen për vëllain e tij gjë që është e dukshme gjatë interpretimit.

E tani mbas gjithë kësaj pauze, i shtyrë nga kërkesat e vazhdueshme të miqëve, kolegëve dhe fansave të tij, Agroni do rikthehet fuqishëm në tregun muzikor, ku po punon për realizimin e projekteve të reja, të cilat do t’i sjelli së shpejti.

By Pal Qarraj.


Like it? Share with your friends!