Aksident pranë Bashkisë së Tiranës/ Autobusi del jashtë kontrollit dhe si pasojë e kesaj kanë mbetur 4 persona të lënduar


Një aksident është regjistruar mëngjesin e sotëm në Tiranë. Burimet bëjnë me dije se në qendër, janë përfshirë në një aksident një mjet autobus me një mjet tjetër.

Si pasojë e aksidentit janë lënduar lehtë 4 pasagjerë të mjetit autobus, të cilët u dërguan në spital, për kontroll mjekësor.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

 


Like it? Share with your friends!