Aksidentoi për vdekje këmbësorin në rrugën e Rinasit, arrestohet 46-vjeçarja! Policia arreston edhe 5 të tjerë për vepra të ndryshme penale


Gjashtë persona kanë rënë nën prangat e policisë së Tiranës, për vepra të ndryshme penale.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetases G. S., 46 vjeçe, pasi ditën e djeshme ka aksidentuar këmbësorin shtetasin M. H., i cili si pasojë e goditjeve të marra ka ndërruar jetë në spital”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë që 5 persona të tjerë janë arrestuar në Tiranë gjatë 24 orëve të fundit.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit B. K., 18 vjeç, pasi në rrugën “Reshit Petrela”, gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga punonjësit e policisë të Komisariatit të Policisë Nr. 3, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi me lëndë narkotike kanabis.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. B., 19 vjeç, pasi i ka vjedhur telefonin shtetases J. A.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 u bë ndalimi i shtetasit J. L., 27 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Dhuna në familje”.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :

B. M., 36 vjeç, pasi nuk i është bindur urdhërit të punonjësve të policisë për të bërë testin e alkoolit ;
V. M., 32 vjeç, pasi drejtonte mjetin në gjendje të dehur ;

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel


Like it? Share with your friends!