Aksidenton për vdekje, 72 vjeçarin arrestohet nga policia


Policia Vendore në Durrës bëri me dije se ka arrestuar autorin e dyshuar të aksidentit, ku humbi jetën një 72 vjeçar.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin A. A., 27 vjeç, banues në Tiranë, pasi më datë 19.01.2021, tek kryqëzimi i Mamurrasit, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, është përplasur me motoçikletën tip “Fortuane”, me drejtues shtetasin P. P., 72 vjeç, i cili për pasojë ndërroi jetë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.


Like it? Share with your friends!