Policia Vendore e Qarkut në Durrës bëri me dije se ka arrestuar një 22 vjeçar, pasi akuzohet se ka aksidentuar një 57 vjeçar që ecte me biçikletë, i cili ka ndëruar jetë në spital.
Njoftimi i policisë:
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin D. K., 22 vjeç, banues në Katund i Ri, Durrës, sepse më datë 12.02.2021, në aksin rrugor Xhafzotaj-Shijak, ka aksidentuar biçiklistin, shtetasin F. B., 57 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.