Ambasada e SHBA: Sot është dita juaj! Ne do të jemi duke ju vëzhguar me grupet e monitorimit


Ambasada e SHBA në Tiranë ka publikuar në facebook, fotot nga ekipet e monitorimit të tyre në terren të zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri.

“Sot është një ditë e rëndësishme për demokracinë në Shqipëri! Ekipet e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë shpërndarë sot në të gjithë Shqipërinë, për të vëzhguar procesin e votimit dhe numërimit.

Ja disa prej fotove që kemi marrë nga ekipet tona! Ne do të jemi duke vëzhguar! Sot është dita juaj!” shkruhet në një status të ambasadës në facebook.

 


Like it? Share with your friends!