Angazhimi i banorëve në mbrojtjen e përbashkët të të drejtave të tyre


Në kuadër të Projektit “E drejta për të jetuar në një mjedis të shëndetshëm ka domosdoshmëri mekanizmin e padisë kolektive! “

 Në qytetin e Beratit- një nga qytetet ku implementohet informimi i publikut në lidhje me këtë projekt, të mbështetur nga Fondacioni SOROS , i cili zbatohet nga qendra mjedisore EDEN në Tiranë, prej një muaji ka nisur misionin e informimit.

Projekti ka për qëllim të nxisi miratimin e projektligjit për padinë kolektive, për të forcuar angazhimin e banorëve në mbrojtjen e përbashkët të të drejtave të tyre mjedisore. Përfaqësues të organizatës “Për Mirëqënie Sociele dhe Mjedisore”, të përfshirë në këtë informim të banorëve për padinë kolektive kanë zgjedhur target grupe të ndryshme për të informuar. Përfaqësues të organizatës “Për Mirëqënie Sociele dhe Mjedisore”, të përfshirë në këtë informim kanë zgjedhur target grupe të ndryshme për të informuar.

 

U fillua gradualisht me nxënës të klasave të nënta të shkollës “22 Tetori” në Berat,  me të cilët u fol për “Mjedisin e Qendrueshëm”, faktorët që ndikojnë për të patur një mjedis të tillë. Mbi katër klasa të kësaj shkolle diskutuan mbi nevojën për të patur një mjedis të pastër, të kulturuar, ku të rinjtë e ndërgjegjësuar kërkojnë nga vetja e të tjerët të reapektohen parametrat mjedisorë jo vetëm për të krijuar një mjedis europian për sot por edhe për brezat që do të vijnë. Diskutimet e tyre ishin të sinqertë e të ilustruar me shembuj të dëmtimit të qytetit, lagjes apo shkollës së tyre në një tregues apo një tjetër.

Për të patur një instrument ligjor që mundëson mbrojtjen e mjedisit por edhe të të drejtave të qytetarëve u kalua në grupe të ndryshme banorësh. Ata ishin mësues, të moshuar, të rinj e të reja mbi 18 vjeç pjesë e shkollës “Kristo Isak”.

Të treja këto target grupe ndoqët me mjaft interes mënyrën ligjore të prezantuar nga  Gentiana Deçolli, e cila solli në vëmendje efektin juridik që ky projekt ka si synim të tij zbatimi i këtij projekti :”Padinë kolektive”.

Për të nxitur miratimin e projekt ligjit të Padisë Kolektive do të përdoret Ligji nr. 54/2019 “Për nismën ligjvënëse të zgjedhësve në Republikën e Shqipërisë”  i cili i jep mundësi publikut për të paraqitur përpara Kuvendit të Shqipërisë propozime për miratimin e ligjeve, sipas vlerësimeve dhe interesave të tij. Për këtë pas fazës së informimit qytetar e ndërgjegjësimit, e cila është duke u përmbyllur në të tre qytetet Berat, Shkodër, Tiranë ku zbatohet projekti, do të tërhiqen nënshkrimet e qytetarëve mbështetës për të çuar në Kuvend këtë project ligj, për nxitjen e miratimit të project ligjit.

Por, cilat janë arsyet që ky project ligj vjen para publikut si një domosdoshmëri për t’u kthyer në ligj?

Premisa kryesore për ngritjen e një padie kolektive është:

 Ekzistenca e një veprimi të paligjshëm kur një subjekt kryhen një veprim që sjell dëme në një numër të konsiderueshëm  personash.

Rastet janë të shumtë edhe në Berat, ku operatorë të ndryshëm të industrisë, telekomunikacionit, tregtisë, shërbimeve tregtare, sjellin problem për banorët, sidomos të zonave që bashkëjetojnë me këto biznese.

Nga diskutimet me banorë  në Berat të pranishmit në takimet tona sollën emrat e atyre që menaxhojnë mbetjet e i djegin ato, apo ndotjen e Osumit nga hedhja e mbeturinave spitalore, baterive, lekurave etj.

 

Të thëna nga banorët këto raste marrin një vlerë të madhe e një forcë që të shtyn sesa i rëndësishëm është ky projekt i ardhur në këtë kohë. Grupi i të moshuarve solli shëmbull ndotjen e lumit Osum, në ditët e para të vitit të Ri. Ata na thanë se gjithmonë prej disa viteve ata shohin një shkumë të bardhë, e ndiejnë një aromë të rëndë në ditët e para të vitit të Ri, që vjen nga ndotja që i bëjnë fabrikat që punojnë në zonën e Uznovës në Berat.

E raste të tilla janë tipike për të ngritur nja padi kolektive, e cila pasi mbështetet në hulumtime efikase, në pafuqitë e individëve përkundrejt ndërmarrjesh të fuqishme, në mungesë të burimeve financiare e logjistikës, sjell një praktikë të re për të luftuar e shmangur praktika që dëmtojnë çdo qytetar berates, të cilët dëshirojnë të kenë ujë lumi të pastër, kodra të gjelbëruar e jo të prera masivisht, gurë gëlqerore të paprekur në Tomorr, shtigje për të bërë hiking e jo bimësi të cunguar nga kullotja e bagëtive pa kriter.

Shembujt e fundit u sollën nga takimi me mësueset e edukimit shkollor, të cilat mbështetën idenë e projektit, madje u ndjene të lira edhe me diskutimet e tyre mi mekanizmin ligjor që ne propozojmë të realizohet me anë të këtij projekti.

Risitë që sjell kjo praktikë e re u diskutuan me të rinjtë 18-vjeçar të shkollës së mesme “Kristo Isak”. Ata theksuan se risia kryesore e kësaj nisme është fuqizimi i mbështetjes, mbrojtjes që i bëjmë një kauze që pretendohet të jetë e drejtë. Sollën rastin e mallrave të skaduara në një super market. Ata punojnë me produktet që tregtohen në supermarket, si kuzhinier të ardhëshëm që do jenë. Për shkak të pozitës së tyre në treg, pronarëve nuk i intereson konflikti me konsumatorëve, ndaj ata do të nxitën për të patur cilësi shërbimi, jo shkelje të kushteve e normave të cilësisë së shërbimit. Ata pranonin idenë e projektit e e mbështesnin miratimin e tij parimisht, si të rinj kërkues e vizionarë që janë.

Padia kolektive, sipas të rinjve realizon interest e një grupi shumë më të madh individësh të dëmtuar qoftë nga indiferenca, neglizhenca e një pronari i cili priret të fitojë në kurriz të konsumatorëve të tij. Ajo ul kostot në Gjykatë, si dhe ngarkesën në të, ndaj është shumë më efektive se disa çështje individuale për të njëjtin subjekt. Të pyetur nga zj Deçolli se kur ju keni dashur të ngrinit një padi kolektive, nëse do të kishit mundur, ata u përgjigjën:

-Kam blerë gjithmonë në të njëjtin dyqan produkte kozmetike, por afati i skadencës asnjëherë nuk ka qenë i shkruar, unë do të doja ta shihja për të gjykuar më mire mbi çmimin e produktit- tha Eleonora Tabaku.

-Nëse nesër do të jem kuzhinjier apo paruker diku i punësuar, nuk do të doja që pronari të më merrte kohë më shumë se orari zyrtar- tha Vasil Kosta

-Jemi ndier shumë keq pas fejesës së motrës sonë në Urë Vajgurore- tha Esmeralda Kotorri, në një lokal ëmbëlsirash. Ishim mbi tridhejetë persona nga familjet tona (ne dhe  të fejuarit të motrës). Kuptuam se llokumet që mbi njëzet persona që hëngrëm ishin me ngjyrues, mbase kimikate të skaduara. Jemi shtruar të gjithë të helmuar në spital (njëzet persona). Ky ishte një rast flagrant që do doja që pronari të proçesohej për dëmin e bërë, në një ditë gëzime e të shumëpritur për familjen tonë.

-Nikolla Tiko- tha, një e afërmja ime ka marrë Covid, atje ku ka prerë floket, në parukerinë e lagjes. Parukerja nuk mbante maskë, e mbase mund të ketë infektuar shumë persona. Do doja shumë që ajo të proçedohej penalisht, pasi kjo sëmundje është vërtet e rrezikshme, e nuk duhet të përhapet.

Rastet ishin të shumtë, ato vazhduan edhe me mjedisin, florën e faunën. Dëmtime kanalesh vaditëse, prerje drurësh, zjarr të qellimshëm, hapje dige e përmbytje fushash në Velabisht (fshat pranë Beratit). Të gjithë këto raste, grupet tona të interest do të donin që të përballeshin me nga një Padi Kolektive. Dëmi i bërë duhet të çdëmtohet, dikush duhet të përgjigjet, aq më tepër kur dëmi prek një grup të madh njerëzit, një fshat, një qytet, një grup intersi të përgjegjshëm që di të mbrojë ineresat e tij, pa kosto, në kohë reale e me efektivitet.

Kur nuk parandalojmë dot, më mirë është të mbrohesh me mekanimin e duhur ligjir, e kjo mundësohet nga informimi qytetar, ndërgjegjësimi i publikut. Vetëm kështu ne mund të adresojmë problematikat e të mos përballemi të vetëm me ato.

Një i ri europian, ka mundësinë të zgjedh mekanizmin e duhur e efiçent për t’u çdëmtuar nga dëmi i bërë.

Përgjegjësitë duhet ti mendojmë në çdo kohe, pasi në këtë mënyrë ne bëjmë gjënë e duhur, nuk kemi pasoja ligjore, pra jemi të përgjegjshëm. E nëse jo, përballja me grupe interesi është më efiçentja.

 

Erjola Azizoli// AdriaNet// Nëntor 2020

 


Like it? Share with your friends!