APD: Impakti i pandemisë është pasqyruar më së shumti në sektorin e udhëtarëve


“Në transportin detar impakti i pandemisë është pasqyruar më së shumti në sektorin e udhëtarëve, për shkak të kufizimeve të lëvizjes së lirë të qytetarëve. Nga 878,678 pasagjerë që kanë përdorur transportin detar nëpërmjet Portit të Durrësit gjatë 2019-ës, gjatë 2020-ës janë regjistruar 311,302 udhëtarë në total. Tragetet e linjave Durrës-Bari dhe Durrës-Ankona e kthim, kanë kryer 768 lundrime vajtje-ardhje gjithsej, ose 284 lundrime më pak se sa në vitin 2019”, kështu bënë të ditur në një postim në faqen zyratre në FaceBook, Autoriteti Portual në Durrës. Tragetet e linjave Durrës-Bari dhe Durrës-Ankona e kthim, gjatë vitit 2020-të kanë kryer 768 lundrime vajtje-ardhje gjithsej, ose 284 lundrime më pak se sa në vitin 2019 dhe kjo i atribohet situatës së pandemisë.

Postimi i plotë:

Muajt e gjatë të pandemisë nga Covid-19 dhe vendimet e herëpasherëshme të qeverive të vendeve të Europës për kufizimin e lëvizjeve të udhëtarëve kanë shkaktuar edhe rënien e numrit të pasagjerëve si dhe të mallrave me tragete.

Sipas të dhënave statistikore nga APD, gjatë vitit që sapo u mbyll, nga kamionët dhe trailerët që u transportuan me tragete drejt porteve të Italisë dhe anasjelltas, janë përpunuar afro 791 mijë tonë mallra të ndryshëm gjithsej, ose vetëm 86 % e vitit të kaluar.

Tragetet kanë transportuar 67,219 kamionë dhe trailerë gjatë vitit 2020-të, ndërsa numri i udhëtarëve ka ndalur në shifrën 311,302.

Gjatë vitit të kaluar e në vazhdim, në Terminalin e Trageteve janë zbatuar masat standarde sipas udhëzimeve të Ministrisë së Shëndetësisë dhe të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, në kushtet e kufizimeve dhe kontrolleve për parandalimin e Covid 19.

 


Like it? Share with your friends!