APD: Janar-Qershor 2020, përpunohen mbi 1 milionë tonë mallra


Me gjithë vështirësitë që po përballet qyteti i Durrësit që nga tërmeti I 26 nëntorit dhe pandemia e COVID-19, puna në Portin e Durrësit dhe më të madhin në vend, ka vijuar me rritme të mira. Ndonëse për disa muaj transporti i udhëtarëve u ndërpre si rezultat i masave anticovid, puna ka vijuar normalisht me transportin e mallrave dhe përpunimin e tyre. Gjatë 6 muajve të parë të vitit 2020, në kalatat e Portit më të madh në vend janë përpunuar 601 mjete lundruese, të cilat kanë transportuar mbi 1 milionë tonë mallra për import- eksport.

Sipas të dhënave nga Sektori i Statistikave në APD, mësohet se 281 anije tregtare dhe 320 tragete janë përpunuar gjatë kësaj periudhe, me mallra të ndryshëm. Sasia e mallrave të përpunuara gjatë kësaj periudhe arrin në 1 milionë e 99 mijë tonë mallra në total. Po të njëjtat burime saktësojnë se në Terminalin Perëndimor dhe atë Lindor, ka patur një rritje me 9 % e volumeve tregtare të përpunuara, krahasuar me 6 mujorin e 2019-ës.

Më konkretisht, në këto dy terminale janë përpunuar nëtotal 770 mijë tonë mallra.

Ndërkohë, në Terminalin e Trageteve dhe atë të Konteinerëve janë përpunuar respektivisht 372 mijëtonë dhe 727 mijë tonë mallra, sasi kjo më e ulët se janar-qershori 2019-të.

 


Like it? Share with your friends!