APD: Muaji nëntor ka nisur me intensitet të lartë pune


Me gjithë vështirësitë që po hasen për shkak të situatës së COVID-19, në Portin e Durrësit dhe më të madhin në vend puna vazhdon normalisht. E ndërsa është mbyllur tetori me shifra pozitive përsa i përketë sektorit të transportit të mallrave dhe përpunimit të tyre, duket se dhe muaji nëntor ka nisur i mbarë. Në këtë fundviti, Porti i Durrësit, vijon me intensitet punën për përpunimin e mallrave. Në një postim në faqen zyrtare në Facebook, të Autoritetit Portual Durrës bëhet me dihe se vetëm gjatë ditëve të para të këtij muaji janë përpunuar 19,000 tonë mallra të ndryshëm.

Postimi i plotë:

Muaji nëntor ka nisur me intensitet përpunimi të mallrave në Portin e Durrësit. 19,000 tonë melaminë, çimento, skrap dhe superfosfat janë përpunuar gjatë javës që po lëmë pas, ndërsa 5 anije tregtare ndodhen në përpunim në kalatat portuale. “Luebeck” me 250 copë njësi konteinerike dhe 4 anije të tjera priten të akostohen gjatë fundjavës, nga të cilat do të përpunohen 15,515 tonë mallra.


Like it? Share with your friends!