Arjola Demiri flet për momentet e vështira: ‘Kam rrëmbyer fëmijën tim’


Arjola Demiri është treguar gjithnjë tepër e hapur për të rrëfyer historinë e martesës së saj, nga e cila erdhën në jetë tri fëmijë, Helga, Rubini dhe Alesia. Nëpër intervista, aktorja është shprehur se marrëdhënia ka qenë problematike, përfshirë dhunën dhe tradhtinë nga ana e ish-bashkëshortit, dhe nisur nga kjo, gjithë procesi i divorcit rezultoi një periudhë e vështirë. Në një intervistë për “E ardhmja është vajzë” në ABC News, Demiri u ndal te momenti më i vështirë në jetën e saj.Do të tregoj një histori, të cilën e di vetëm rrethi im i ngushtë, rrethi familjar dhe shoqëror. Bëhet fjalë për Helgën. Pas 10 vitesh mundim për t’i rritur fëmijët, e thashë që kam qenë nënë me kohë të plotë dhe nuk jam ndarë kurrë nga ta, fillova të ndahesha me kohë dy-tre ditore për të shkuar dhe startuar karrierën time në Kosovë. Vitin e parë, sezonin e parë, e kam bërë vajtje-ardhje. Jam ngritur në mëngjes, i kam dërguar në shkollë dhe jam nisur për të arritur provat në orën 12:30 në Prishtinë. Kam xhiruar gjithë ditën dhe kam ikur natën që në mëngjes t’i gjeja të pazgjuar nga gjumi për t’i dërguar në shkollë, sepse nuk kishin as të atin afër dhe as mua.”
Arjola i referohet peridhës kur nisi karrierën në Kosovë, konkretisht në serialin “O sa mirë”.
Duke e nisur këtu sakrificën për të tre, duke u gjendur e pambështetur ekonomikisht sepse kisha qëndruar te familja ime pas divorcit. Ata më hapën derën dhe mbajtën mbi supe zhvillimin dhe rritjen e të katërtve ne, sepse unë gjendesha në pikën 0 të stadit tim si femër, si nënë, si grua. Një periudhë shumë e vështirë psikologjike.”

Në vijim ajo tregoi se duke qenë se për tre vite prindërit e saj ishin kujdesur për fëmijët pas divorcit, mendoi t’i linte me të atin, për të mos e rënduar gjendjen ekonomike të prindërve.
“I lashë për rreth 18 muaj derisa fëmijët kërkuan që unë të kthehesha sepse donin praninë time. Kur kthehem, pranë meje vjen Alesia dhe Rubini. Helga refuzonte të vinte […] Ka qenë një vit i gjatë, i dhimbshëm, sepse nuk e gjeja dot forcën të shkoja dhe të përballesha me fëmijën tim. E kam kërkuar një herë te shkolla dhe më refuzoi dhe kishte ardhur momenti që gjykata të vendoste që Alesia dhe Rubini të qëndronin me mua, ndërsa Helga të qëndronte me të atin.”

Ndonëse “Dashuritë e virgjëreshës Madalenë” e autorit Ridvan Dibra i dha një tjetër sukses në karrierë, pasi Arjola u përfol dhe vlerësua për skenën e masturbimin në teatër, në “E ardhmja është vajzë”, ajo u shpreh se pavarësisht sukseseve, nuk ndihej e përmbushur.
“I lashë për rreth 18 muaj derisa fëmijët kërkuan që unë të kthehesha sepse donin praninë time. Kur kthehem, pranë meje vjen Alesia dhe Rubini. Helga refuzonte të vinte […] Ka qenë një vit i gjatë, i dhimbshëm, sepse nuk e gjeja dot forcën të shkoja dhe të përballesha me fëmijën tim. E kam kërkuar një herë te shkolla dhe më refuzoi dhe kishte ardhur momenti që gjykata të vendoste që Alesia dhe Rubini të qëndronin me mua, ndërsa Helga të qëndronte me të atin.”

Ndonëse “Dashuritë e virgjëreshës Madalenë” e autorit Ridvan Dibra i dha një tjetër sukses në karrierë, pasi Arjola u përfol dhe vlerësua për skenën e masturbimin në teatër, në “E ardhmja është vajzë”, ajo u shpreh se pavarësisht sukseseve, nuk ndihej e përmbushur.

Arriti një moment që nuk po duroja dot më. Ndoshta për muaj e muaj kisha dëshiruar ta shihja në ëndërr dhe nuk më dilte. Dhe pikërisht atëherë kur unë po përjetoja suksesin më të madh timin në karrierë, Helga mungonte. Duke ndjerë një dhimbje të madhe për mungesën e Helgës në jetën time, por edhe unë jetën e saj, duke menduar që ndoshta ajo kishte të drejtë për këtë periudhë që unë e kisha lënë vetëm që të ringrihesha dhe të fuqizohesha ekonomikisht vetëm për hir të tyre, kisha një muaj të vështirë.”

Aktorja tregoi se vendosi “të rrëmbente të bijën” sepse dëshironte t’i jepte të drejtë.

“Kam bërë një veprim që ndoshta të gjitha nënat mund ta bëjnë, kam shkuar dhe kam rrëmbyer fëmijën tim. U zgjova në mëngjes dhe e pashë në ëndërr që ajo ishte në një sallë reanimacioni. E prita të kthehej nga shkolla dhe ndoshta është vendimi më i mirë që kam bërë për ta marrë atë pranë vetes. Ndoshta si kjo histori ka shumë, por dua që në historinë time ta gjejnë veten të gjitha ato që janë gjendur dhe janë ndjerë si unë. Ka qenë një periudhë shumë e vështirë, por e kalur. Mund të them që ky ka qenë momenti më i vështirë në jetë, kur unë mora fëmijën tim, një fëmijë që refuzonte të më dëgjonte, të cilit i thashë ‘ke të drejtë. Unë kam gabuar shumë, por dua të më japësh edhe një shans’. Falë Zotit, sot gëzoj kujdestarinë e të treve dhe jam shumë krenare për të tre.

Arjola kujtoi karantinën e vitit të kaluar, ku u shpreh se shumë pak njerëz e kuptonin gëzimin e saj. “Zoti na dhuroi tre muaj të gjatë për të qëndruar së bashku,” tha ajo.


Like it? Share with your friends!