Së fundmi, dyshja shumë e komentuar në rrjete sociale ishte e ftuar në emisionin “Expuls”, ku rrëfyen më shumë për marrëdhënien e tyre dhe planet e së ardhmes.
Duke qenë se shumë personazhe VIP kanë krijuar së fundmi marrëdhënie të shkurtra vetëm për famë e disa klikime më shumë, një pjesë e ndjekësve ka dyshuar gjithmonë se edhe marrëdhënia e Arjonit dhe Serenës ishte e tillë.
Mirëpo, çifti tregoi se lidhja e tyre nuk është thjesht për famë, duke u shprehur se koha do ta tregojë sa do të zgjasin së bashku.
A po mendojnë për martesë? Serena pohoi se e kanë menduar edhe këtë, megjithatë s’ka asgjë konkrete.
Serena dëshiron një dasmë madhështore me VIP-a, por duket se dita e saj është ende larg. Arjoni u shpreh se nuk i pëlqen të bëjë plane për të ardhmen, ndaj ka ndërmend t’ia lërë kohës.
Për më tepër, ndiqni intervistën e tyre: