Armë në banesë, arrestohet 46 vjeçari


Policia Vendore në Durrës bëri me dije se po vijon zbatimin e planit të masave për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë. Kontrolle janë zhvilluar  nga strukturat e DVP Durrës dhe ato në varësi të saj. Gjatë kontrolleve, falë edhe bashkëpunimit me qytetarët, është evidentuar dhe goditur një rast i armëmbajtjes pa leje.

Njoftimi i policisë:

Në zbatim të planit të masave për rritjen e parametrave të sigurisë, kapjen e personave në kërkim, atyre që lëvizin me armë zjarri apo i mbajnë ato në banesë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shijak, kanë vijuar me kontrolle të shtuara, si në rrugë të qytetit ashtu edhe në disa objekte e banesa të dyshuara, bazuar edhe në informacionet e dërguara nga qytetarët në Komisariatin Dixhital apo në numrin pa pagesë 112.

Si rezultat i kontrolleve, në lagjen “Kodër”, Shijak, në banesën e shtetasit B. N. është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri kallashnikov.

Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak u arrestua në flagrancë shtetasi B. N., 46 vjeç, banues në Shijak.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.

 


Like it? Share with your friends!