Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 33-vjeçari, i cili ka tentuar të vjedhë një makinetë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin E. R., 33 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë, në lagjen nr. 4, Durrës, duke dëmtuar dhe tentuar të vjedhë një makinetë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.