Astrologu Jorgo Pulla bën parashikimin e prillit!/ “Muaj i mbarë, të gjithë përfitojnë”!


Astrologu Jorgo Pulla i ftuar në Euronews Albania ka bërë parashikimin e muajit prill, ai ka thënë se në këtë muaj do të ndodhë diçka e cila ndodh një herë në 25 vjet dhe që do të na ndihmojë të zgjidhim çdo problem.

“Prilli do të jetë një muaj i mrekullueshëm, është pak të themi i mrekullueshëm jo vetëm do na vijnë gjërat në vijë, por do na jepen edhe mundësi. Nëse e vëmë re në data të rëndësishme të gjitha shenjat do përfitojnë. Në Shqipëri do të kemi edhe një gëzim shumë të madh. Ky muaj sjell diçka që ndodh një herë në 25 vjet, do u japi mundësi të zgjidhni çdo problem”, -tha astrologu Jorgo Pulla.

Dashi- Fokusi do të jetë te dokumentacionet. Në shumë raste tani bëhen ndryshime rrënjësore. Hëna e plotë do i japi mundësinë në zgjidhjet e konflikteve të vjetra në lidhje me pasurinë. Dashi do ketë ndikim të mirë në çështjet e punës. Është moment ideal që të zgjidhin çështjet që i interesojnë. Do kenë sukses me dokumentacionet e nisura në mars. Do kenë ndryshime të mëdha në fushën e dashurisë, të palidhurit do të kenë njohje me Ujor dhe Virgjëreshë.

Demi- Fokusi më i madh do jetë në punë dhe në kontrata. Është një moment shumë i mirë për Demin në punën e tij. Nëse kanë bërë një aplikim në Shkurt dhe nuk kanë marrë një përgjigje, duket se ky muaj ua plotëson dëshirën në fushën e biznesit dhe të karrierës. Ky muaj do jetë një muaj me zhvillime të mëdha ekonomike. Në anën shpirtërore, një problem që kanë pasur me një Akrep do zgjidhet në javën e parë të muajit. Në dashuri vëmendjen duhet ta kenë te Peshk dhe me Shigjetarë. Me Ujorin kanë ndikime shumë të mira.

Binjakët- Do marrin risk shumë të madh në punë, por do ia dalin me sukses. Do ia dalin me sukses në blerje të pasurive të paluajtshme dhe në llotari. Do kenë sukses në të gjitha çështjet ligjore. Në Dashuri duhet të kenë kujdes me Dashin. Me virgjëreshat e dhjetëditëshit e dytë shkojnë shumë mirë në dashuri.

Gaforrja- Gaforret kanë qenë të shqetësuara kohët e fundit. Gaforrja e 10 ditëshin të parë mund të ketë dy punë në të njëjtën kohë, e 10-ditëshit të dytë ka të bëjë me pasurinë dhe gjërat që duan të përfundojnë, ndërsa i treti ka të bëjë me punë në rol drejtues, por nuk paguhen aq sa duhet. Duhet të kenë vëmendje në dashuri me Bricjapin sepse e ka përballë. Gaforrja shkon shumë me Peshoren dhe me Dashin.

Luani- Ka gurin dhe arrën në dorë. Do u bëhet një ofertë pune, do kenë një mundësi të bëjnë dy punë në një kohë dhe ta lënë atë ku fitojnë më pak. Është një periudhë e mirë për të përmirësuar ekonominë e tyre. Në dashuri shkojnë mirë me Demin dhe Shigjetarin, duhet të kenë kujdes lidhjet me Peshk.

Virgjëresha- Ata që merren me punë me para në dorë do kenë suksese të jashtëzakonshme. Do zgjidhin konfliktet dhe do fitojnë njerëzit e drejtë. Duhet të kenë pak kujdes me stresin. Në dashuri në lidhjet me Ujorët dhe me Binjakët. Me binjakët mund të bëjnë djemë në këtë periudhë.

Peshorja- Do ketë udhëtime pune. Ata që nuk kanë punë, duhet që para datës 6 të bëjnë bisedime. Konfliktet e mëparshme do i zgjidhin. Në dashuri të palidhurit që duan një lidhje, me Dashin kombinojnë shumë mirë, po ashtu shkojnë me gaforren dhe me Bricjapin.

Akrepi- Do i bëjnë punët siç duhet. Do kenë mundësi shumë të mirë që të nisin një punë nga themelet. Mund të marrin kredi. Do kenë sukses në çështjet ekonomike. Nga ana shpirtërore do kenë të bëjnë shumë me Luanin e10-ditëshit të dytë, do kenë konflikte, por i zgjidhin. Me Ujorin dhe Akrepin shkojnë shumë mirë.

Shigjetari- Do fokusohen te çështjet ekonomike, ata janë gjithmonë dorëlëshuar, por në këtë periudhë do kenë një ndikim të mirë. Duhet të pranojnë një punë të re. Nga ana shpirtërore, do kenë lidhje të suksesshme me Virgjëreshë dhe Peshk, ndërsa me Demin duhet të kenë kujdes.

Bricjapi- Do përfundojnë çështjet e mëdha ligjore, do i zgjidhin nëse bëjnë lëvizjet e duhura para datës 6. Nuk do ishte keq të bënin një kontroll shëndetësor. Në anën shpirtërore ndikohen shumë mirë me Luanin dhe me Dashin, ndërsa jetën mund ta kalojnë me një Gaforre.

Ujori- Ka një mundësi të artë tani me shitjen e një pasurie të paluajtshme. Do përfitojnë disa lekë që duhet t’i merrnin më parë. Në fillim të këtij muaji do të shikojnë rreze dielli në fund të tunelit. Sa i takon çështje shpirtërore do kenë rikthim nga e shkuara, mund të ketë rikthime me Ujorin dhe Akrepin. Nëse kanë probleme dokumentacioni për bashkim familjar me Luanin do të zgjidhen.

Peshqit- Do kenë drejtësi, do fitojnë të drejtën e tyre. Do kenë sukses në llotari, do kenë shumë mundësi edhe në punë. Janë shenjë me shumë fat. Në dashuri do kenë lidhje të mira me Virgjëreshë, me Shigjetar të 10 ditëshit të dytë dhe me Binjakë.


Like it? Share with your friends!