Atletet e Kanye West dalin në ankand për shifrën e çmendur…


Kanye Ëest veshi për herë të parë në “Grammy 2008” atletet që do të dalin në ankand për vlerën e më shumë se 1 milion dollarëve dhe mendohet se do të bëjnë histori si këpucët sportive me çmimin më të lartë të shitur në “Sotheby’s”.

Këto atlete u përshkruan nga shtëpia e ankandeve si ndër më të vlefshmet që janë ofruar ndonjëherë. Ëest ndikoi shumë në dizanjin e këpucëve të cilat mbajnë firmën e “Nike Air Yeezy 1”.

 

Para pak ditësh, reperi u bë zyrtarisht  personi më i pasur me ngjyrë në historinë e Shteteve të Bashkuara, duke fituar shifra marramendëse nga bizneset e tij.

Tashmë, pasuria e tij ka kapur vlerën 6.6 miliard dollarë, sipas “Bloomberg”.

Rreth të njëjtën kohë vitin e kaluar, Ëest u bë një miliarder i çertifikuar me ndihmën e markës së tij të suksesshme të veshjeve dhe atleteve, Yeezy dhe kontratës së re shumëvjeçare me Gap. Sipas Business of Fashion, marka Yeezy vlerësohet në $ 3.2 deri në $ 4.7 miliardë dollarë. Sa i përket linjës së re Yeezy Gap e cila është vendosur të dalë më vonë gjatë kësaj vere, ndërmarrja e re pritet të vlejë më shumë se 970 miliard $.

Një bilanc i pa audituar i financave të Ëest ka zbuluar gjithashtu se Ëest ka 122 milion dollarë në para dhe stok, ndërsa i gjithë katalogu i tij i muzikës vlen 110.5 milion dollarë.

 

 


Like it? Share with your friends!