Balla: Prej 1 qershorit të hapim kufijtë e Shqipërisë plotësisht


“Na duhet që prej 1 qershorit të hapim Shqipërinë, kufijtë plotësisht. Çfarë kemi arritur të bëjmë deri më tani në Librazhd është vetëm fillimi i një pune që do të zgjasë në çdo cep”, theksoi Balla.

“Ku ishim në 2013? Kishim një shkollë pa çati në Babje dhe e rindërtuam. Filluam punën për transformimin e këtij fshati. Qëllimi im është që të bëjmë një lidhje sa më të shkurtër edhe me fshatin Polis. Zhvillimi i infrastrukturës po na jep sot mundësinë që ne të shkojmë drejt një drejtimi që nuk e kemi pas. Mikpritjen siç e ka Librazhdi nuk e ka asnjë vend tjetër në Shqipëri. Ne do të vazhdojmë investimet dhe në problematikat e furnizimit me ujë të pijshëm”, tha Balla.

Teksa u ndal tek ndihma ekonomike, Balla theksoi se krahasuar me vitin 2013, sot ky fond është rritur me 7 herë më shumë. Sa i përket investimeve në shëndetësi dhe procesit të vaksinimit, Balla ndërsa u ndal tek kjo e fundit, u bëri thirrje banorëve mbi 60 vjeç të vaksinohen.

Në fund, kreu i Grupit Parlamentar të PS kërkoi mbështetjen e banorëve që të votojnë PS në zgjedhjet e 25 prillit.

 


Like it? Share with your friends!