Balluku jep lajmin e rëndësishëm: Nesër nis vaksinimi i…


Belinda Balluku ishte sot në një lidhje direkte me emisionin “Breaking” në Top News, për të folur rreth fushatës së saj elektorale. Por fjalën e saj, ajo e nisi duke dhënë një lajm të rëndësishëm.

Kandidatja për deputete e Partisë Socialiste u shpreh se ditën e nesërme nis vaksinimi me grupet e aviacionit  civil, një nga grupet më sensitive.

Ndërsa duke folur për ditën e djeshme, ku në pistën e aeroportit të Kukësit, zbriti avioni i parë, Balluku u shpreh se ishin emocione të jashtëzakonshme që nuk do t’i përjetojë herë tjetër.

“Kukësi nuk ishte një lajm, është një faqe e re në historikun e Shqipërisë. Emocione gjatë punës sime prodhohen shumë, të gjitha më japin adrenalinë të jashtëzakonshme, pasi janë në funksion të qytetarëve. Kur avioni preku pistën, emocionet që kam ndjerë kur shikoja njerëzit që kishin dalë jashtë dhe përshëndesnin, nuk do ta provoj më në jetën time”, tha ajo.

Intervista:

Si po shkon fushata? Nuk qëndroni vetëm në njësinë ku kandidoni por edhe lëvizni

Puna ime nuk ka reshtur së punuari, nuk mund të mbyllet për fushatë. Jam në udhëtim nga jugu në veri, por që gjej kohë edhe për qytetarët e Kombinatit për të marrë këshilla dhe vrenjte. Fushata po shkon mirë, është më një frymë të shkëlqyer. Qytetarët kanë një besim shumë të madh në fitoren tonë.

PD po bën mitingje njësoj si në 2017-n kur nuk kishte pandemi, ju jeni më të kujdesshëm, duke nisur nga numri i pjesëmarrjes dhe organizim?

Synimi jonë është vaksinimi masiv dhe jo infektimi masiv. Kemi qenë të detyruar të jemi më aktiv në rrjetet sociale, edhe pse unë jam më shumë person i terrenit. Pavarësisht numrit të ulët të rasteve të reja dhe rritjes së numrit të vaksinimit, PS vijon të respektojë protokollin e vendosur nga pandemia. Ne shqetësohemi kur vijnë më shumë njerëz për të na mbështetur, për faktin se jemi në kohë pandemie.

Sondazhet nxjerrin PS si fituese të zgjedhjeve, ju sa u besoni?

Sondazhet janë shkencë dhe nuk kam pse të mos u besoj. Janë të vlefshme dhe kërkojnë epërsinë e PS në terren. Por ne që jemi në terren, nuk është e nevojshme që tu referohemi, pasi e vëmë re vetë. Dhe ajo që shohim ne në terren, lidhen me sondazhet që e shohin PS fituese.

Po vështirësitë si i përballoni, a ju shkëpusin nga fushata?

Jeni duke iu referuar grevës së kontrollorëve. Më shkëputi nga fushata, ishin 48 orë të rëndësishme. Deri diku e kuptueshme, pasi politika futi duart e saj. Kontrollorët u kthyen në detyrë. Kontributi ishte për Shqipërinë. Edhe banorët e kombinatit e justifikuan mungesën.

Ku do të jeni më 25 prill?

Do të jem aty ku e parashikon ligji dhe kodi zgjedhor. Do të respektoj kodin zgjedhor, ashtu siç duhet të bëjë çdo person dhe politikan.


Like it? Share with your friends!