Banesa u dëmtua rëndë nga tërmeti, kryefamiljari: Çfarë do të bëjë me 5 milionë lekë të vjetra, është për tu shembur


Një vit pas tërmetit të 26 nëntorit të vitit të kaluar, të shumta janë problemet me të cilat vazhdojnë të përballen qytetarët në Durrës.  I tillë është dhe rasti i Shpëtim Krasniqit, banor në zonën e Shkozetit, i cili i është drejtuar televizionit AdriaNet, pasi nuk ka gjetur zgjidhje për shqetësimin e tij. Banesa ku jetonin pesë familjarë u dëmtua rëndë nga tërmeti dhe sipas tij, ekspertët që bën verifikimet në terren e konsideruan si të pabanueshme dhe si e tillë, duhej shembur, por akti i eksperticës e ka përcaktuar me dëme DS3. Në këto kushte banesa ku dëmet e tëmetit flasin qartë dhe kanë lënë gjurmë në shtëpinë e vjetër, Krasniqi duhet ta riparojë atë.

Duke mos parë asnjë mundësi për riparimin e banesës me fondet që do të përfitojë nga shteti, krefamiljari kërkon ndihmë në institucionet vendore, që rasti të shihet edhe një herë, por siç dhe shprehet askush nuk e ka dëgjuar.

Që pas tërmetit familja jeton në një banesë me qira, për të cilën kryefamiljari nuk ka marë as bonus. Problemet ndër vite që nga përmbytjet e herë pas hershme të banesës e deri tek varfëria, kanë sjellë jo pak zhgënjime për këtë familje, zhgënjime të cilat Krasniqi nuk i fsheh.

E ndodhur në një zonë ku tërmeti shkaktoi jo pak dëme, banesa e familjes Krasniqi, është dëshmi e plotë e varfërisë së shumë familjeve, të cilat nuk sigurojnë dot minimumin jetik me gjithë vitet e punës që mbajnë mbi shpinë, familjarët e tyre.


Like it? Share with your friends!