Basha firmos marrveshjen me fasonët: Taksë e sheshtë 9%, sigurime shoqërore 18% dhe heqje e taksës mbi naftën 240 lek/litër


Kryedemokrati Basha, ka pritur në selinë e Partisë Demokratike këtë të premte, Shoqatën e Fasonëve, ku dhe nënshkroi një marrëveshje me ta, si formë garancie që zotimet e bëra prej tij, pasi 25 prillit do të mbahen.

Lulzim Basha theksoi se priroritet për Partinë Demokratike është që të vendosë taksën e sheshtë 9% si dhe të ulet çmimi i naftës, me heqjen e taksës aktuale e cila është 240 lekë për litër. Gjë e cila që Rama nuk e bëri gjatë këtyre 8 viteve.

Fjalimi i plotë:

“Së pari ju uroj mirëseardhjen në selinë e Partisë Demokratike! Nuk është hera e parë që takohemi këtu, as brenda dhe as jashtë lenteve të medias. Gjatë këtyre 8 viteve ne kemi qenë së bashku që në ditët e para të kësaj qeverisjeje, për të parë se si masat e mara, vendimet e mara ju afektojnë ju, fasonerinë shqiptare. Punësuesen e qindra, mijëra shqiptarëve. Punësuarën e qindra, mijëra familjarëve, shumica dërrmuese prej të cilave gra, nëna bashkëshorte. Pra, një nga sektorët më të rëndësishëm kur vjen fjala tek punësimi, por po kështu një nga sektorët më të rëndësishëm sa i përket imputit ekonomik dhe eksportit. Gjatë këtyre 30 viteve, sektori juaj ka bërë hapa të jashtëzakonshëm përpara. Cilësia e prodhimit është rritur, numri i punonjësve është rritur dhe ju keni arritur të krijoni faktikisht në shumë rase dhe brendin tuaj. Për shumëkënd mund te jetë habi fakti që në Shqipëri prodhohen disa prej mallrave më cilësore, të cilat tregtohen në tregun europian, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në tregjet e vendeve të tjera të zhvilluara. Por këto 8 vite për fat të keq na kanë bashkuar kryesisht për problemet e njëpasnjëshme, të cilat i janë shkaktuar fasonerisë shqiptare dhe pastaj janë përcjell edhe tek qytetarët, tek punonjësit tuaj dhe tek familjet e tyre.

Mbaj mend takimin e parë kur u mor vendimi për rritjen e çmimit të energjisë, pasuan rritja e çmimit të naftës, padiskutim ndryshimi i tatim fitimit duke shkuar nga taksa e sheshtë atëherë 10%, në taksën 15%. Tatimi progresiv mbi të ardhuar personale, një ndryshim kryekëput i gabuar dhe ndëshkues në qëndrimin e inspektoriateve ndaj jush, duke nisur nga tatimorët tek inspektoriatet e punës, të mjedisit, të cilat janë kthyer në një stres të përditshëm për sipërmarrësin shqiptarë, e në veçanti për ju. Padiskutim edhe luhatjet e pashpjegueshme nga ana ekonomike të kursit të këmbimit, të cilat zënë një vend të veçantë në raport me industrinë tuaj, duke qenë që është një industri e cila varet nga eksporti. Këtyre problemeve iu shtuan edhe problemi i pandemisë, i cili goditi dhe zinxhirin tuaj të furnizimit.

 

Ju e dini fare mirë që ne kemi ngritur zërin për të gjitha këto probleme dhe kemi paraqitur vazhdimisht iniciativa ligjore dhe kemi kërkuar nga kjo qeveri në 8 vite ta konsideroj kёtё sektor, njё sektor me prioritet strategjik si pёr nga numri i tё punësuarve dhe fakti qё shumica e tё punësuarve janë gra ёshtё gjysma e shoqërisë qё mban dyfishin e peshës por merr dyfishin e ndihmës qё duhet tё marrё. Qoftë nisur nga fakti qё ёshtё njё nga tё paktat fusha tё ekonomisë tonё tregtarët sepse janë produkte pёr eksport. Ne e dimë nga bashkëpunimi me ju, nga dialogu me ju – unё kam qenё nё sipërmarrjet tuaja, kam qenё nё dhjetëra, e ndoshta nё qindra nё sipërmarrjet tuaja anembanë Shqipërisë – i di fare mirё se si këto kërkesa kanё rёnё nё vesh tё shurdhër. U zgjata pak ndoshta tek e kaluara por tani do tё flasim pёr tё nesërmen.

Këtu jemi mbledhur pёr tё nesërmen. Këtu jemi mbledhur pёr tё formalizuar marrëveshjen me shoqatën kombëtare, tashmë tё bashkuar, tё fasonerisё dhe Partinё Demokratike dhe Aleancën pёr Ndryshim me qeverisjen e ardhshme pas 25 prillit dhe pёr tё marrё angazhimet e planit tonё ekonomik qё kanё tё bёjnё me tё gjithё sipërmarrjen dhe pёr t’i kthyer ato nё angazhime konkrete, nё njё kontratë tё nënshkruar nga tё dyja palët. Si njё garanci shtesë por edhe si njё tregues se këtu vijmë pas njё pune disa vjeçare, pasi i kemi bёrё diagnozën e vërtet tё problemit, kemi parё potencialin pёr ta shёruar jo vetёm kaq por pёr ta rritur dhe transformuar fasonerinё nё njё sektor tё fuqishëm zhvillimi me investime kapitale tё cilat do tё bёjnё tё mundur rritjen dhe modernizimin e linjave tuaja tё prodhimit tё cilat do tё bёjnё tё mundur qё ju tё jeni tё pa konkurueshёm nё rajon. Tё cilat do tё bёjnё tё mundur tё krijoni brendin tuaj dhe ciklin e mbyllur me tё cilin ne tё krenohemi nё Europë”, u shpreh Basha.

 

 

 

 

 


Like it? Share with your friends!