Basha merr si dhuratë maketin e ish-godinës së “Teatrit Kombëtar”, Budina ka një mesazh për të gjithë


Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka gjetur sheshin pranë ish-godinës së Teatrit Kombëtar për të prezantuar programin e opozitës për Artin e Kulturës. Pikërisht një vit më parë Teatri u shemb më 17 maj, një ditë simbolizon dhe paktin politik Basha-Rama, e që ky akt u pa si një betejë që opozita nuk diti ta mbronte atë.

Sot pas një viti, kreu i PD, Lulzim Basha është surprizuar nga aktivistët e Lëvizjes për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar duke marrë dhuratë një maket të godinës  e cila u shemb.

Dhurata është prezantuar nga regjisori Robert Budina që i ka kërkuar Bashës ta mbajë në zyrë maketin për të realizuar qëllimin e përbashkët. Ky ishte dhe një mesazh ndaj Bashës, ku komuniteti i artistëve i kujton të mbajë premtimin për të ndërtuar godinën ashtu sicc ishte, sipas marrëveshjes që ai firmosi një vit më parë brenda godinës së Teatrit.

“Kemi një dhuratë për liderin e opozitës, Lulzim Basha. Maket i teatrit i prodhuar nga arkitektët. Përmasat janë marrë gjatë 3 viteve të protestës. Mbajeni në zyrë për të realizuar qëllimin e përbashkët. Rikthimi i Teatrit është edhe rikthim i vlerave qytetare dhe të kulturës. Të rikthehet. Me rikthimin e tij do jetë dhe rikthimi i vlerave dhe kulturës. Kultura do të jetë ambasadori më i mirë i Shqipërisë për anëtarësimin në BE. NE u sulmuam nga një kryeministër që vjen nga fusha e kulturës. Kemi mbërritur në ditën që Teatri mos ndërtohet dhe këtu të ngrihen vlerat e korrupsionit. Për këtë kemi mbështetjen e Europës. Ju uroj ta mbani në zyrë”, – tha Budina. Në këtë takim ishin prezent edhe dy vëllezërit Edmond dhe Robert Budina, si udhëheqësit kryesore të lëvizjes kundër prishjes së Teatrit Kombëtar.

 


Like it? Share with your friends!