Basha: “Mos u gënjeni nga Rama”, korrupsioni i qeverisë po ndëshkon durrsakët


Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është takuar me qytetarë durrsakë të dëmtuar nga tërmeti.

Në këtë takim lideri i opozitës u njoh me disa nga shqetësimet e qytetarëve..

Basha sqaroi qytetarët se PD ka bashkëpunuar me ekspertët më të mirë të vendit për t’i dhënë zgjidhje familjeve të dëmtuara nga tërmeti, ndërsa theksoi se korrupsioni i qeverisë po ndëshkon qytetarët durrsakë dhe familjet e goditura nga tërmeti.

“Korrupsioni i kësaj qeverie po ndëshkon Durrsakët dhe zonat e goditura nga tërmeti, dyfish. Drama që kemi përjetuar këto 8 vite me rindërtimin është dyfishuar.

Bëj thirrje për të gjithë të dëmtuarit nga tërmeti, të mos gënjehen. Theksoj që garancia që procesi i Rindërtimit të ecë me shpejtësi është të votojmë ndryshimin dhe t’i japim rrugë ekipit të ekspertëve të vendosin rindërtimin në shinat e pakushtëzuara nga kapriçot”, tha Basha.


Like it? Share with your friends!