Basha refuzon me anë të  videos ftesën e Ramës: Ai është dështimi, voto ndryshimin


Kryedemokrati  Basha ka postuar një video të re duke i dhënë edhe një përgjigje ftesës së kryesocialistit Edi Rama për një bashkëpunim politik.

Me anë të një video të postuar nga ana e PD-së, Basha e cilëson si një dështim Ramën dhe dhe kryesocialisti nuk do të sjellë dështimin. Ai gjithashtu premton dhe hapjen e 110 mijë vendeve të reja të punës.

Postimi i potë:

“Shqipëria po thërret: duam ndryshim! Duam të jetojmë më mirë, të sigurojmë të ardhurat për familjet tona! Në 8 vite me Ramën kishim papunësinë më të lartë, si asnjëherë më parë. Ai nuk do sjellë kurrë ndryshim. Ai është problemi. Ai është dështimi. Ndryshe nga ai Plani ekonomik i Bashës do hapë 110 0000 vende pune  Më 25 prill, Shqipëria do votojë numrin 9 për punësim, për një rrugë të re drejt një jete më të mirë.  Për ndryshim. Për Bashën!”, thuhet në këtë video e publikuar nga ana e PD-së.

 


Like it? Share with your friends!