Kryetari i Partisë Demokratike, Basha ka vizituar në Kamëz një familje socialiste.
Ai ka dëgjuar nga afër problemet e tyre në lidhje me gjërat që i kanë shqetsuar, gjatë këtyre 8 viteve qeverisje.
Sipas kryedemokratit, Ramadan Allaraj, i cili ka dy invalidë në shtëpi, e ka të pamundur ta përballojë jetën me të ardhurat që merr.
Për shkak të dy të sëmurëve, ai ka thënë para Bashës se është detyruar të jetojë tek vajza tjetër e tij, Valbona, e cila vetë është dhe e papunë dhe me shtëpinë e shkatërruar nga tërmeti.