Bien në pranga dy shtetas shqiptarë, pasi trafikonin kokainë dhe thasë me ilaçe


Dy shtetas shqiptarë kanë përfunduar në prangat e policisë greke, teksa akuzohen për trafik të lëndëve narkotike, konkretisht të kokainës. Operacioni është finalizuar me sukses nga oficerët e policisë së Nën-Drejtorisë së Drogës dhe Sigurisë së Atikës.

Ky operacion është shtrirë në Athinë dhe Galatsi, ndërsa bëhet me dije se nga kontrollet e kryera në shtëpitë e shqiptarëve, janë gjetur dhe konfiskuan 1,315 gram kokainë, 18 thasë me ilaçe, 2 peshore precize, shumat prej 15,020 euro dhe 241 dollarë, 7 celularë, si dhe disa pako najloni.

Të prangosurit u dërguan në Prokurorinë Publike të Athinës, teksa priten hetime të mëtejshme të rastit.


Like it? Share with your friends!