Blerja e votave/ Xhelal Mziu: Çdo person i dyshimtë do ta pësojë njësoj si ai i Elbasanit (VIDEO)


Na ndajnë vetëm dy ditë nga zgjedhjet e 25 prillit, mes palëve politike ndihet tensioni.

Duke marrë shkas nga ngjarja në Maqellarë dje, ku u ndalua një makinë brenda të cilës kishte para që dyshohet se do shpërndaheshin për votuesit në këmbim të votës, ka bërë që kandidati i PD-së për deputet i qarkut Dibër, Xhelal Mziu të mos përmbahej me deklaratat.

“Kemi ngritur grupet e gatshme, nga sot dhe në vazhdim çdo person i dyshimtë që lëviz në lagjet tuaja, mjafton një telefonatë dhe do ta pësojë njësoj si ai i Elbasanit”, deklaron Mziu në këtë takim, duke i nxitur mbështetësit e PD-së që të rrëmbejnë dhe armët.

Pasi organizoi dhe drejtoi një tjetër rast peng marrjeje nga strukturat e armatosura të PD në Maqellarë të Dibrës së bashku me kandidatin tjetër, Luan Haka dhe qindra militantë, Xhelal Mziu ka bërë thirrje për vrasje.

Ai garantoi militantët se kushdo që është i dyshuar do ta pësojë njëlloj si ai i Elbasanit, duke iu referuar të ndjerit Pjerin Xhuvani.

 


Like it? Share with your friends!