Bllokimi I Rinasit/ Eurocontrol lë në zonë të kuqe Shqipërinë, ngarkes e rënduar në aeroport


Greva e kontrollorëve ka paralizuar prej dy ditësh punën në aeroportin e Rinasit, duke krijuar një kaos të madh.

Eurocontrol, që merret me kontrollimin ajror në Europë, ka nxjerrë me shenjë të kuqe hapësirën ajrore në Shqipëri, duke nënkuptuar se mbi vendin tonë nuk ka asnjë fluturim.

Së paku 28 kontrollorë ajrorë u shoqëruan gjatë orëve të fundit në Drejtorinë e Policisë në Tiranë për të dhënë shpjegime lidhur me bllokimin që ata kanë bërë.

25 prej tyre janë lënë të lirë, ndërsa tre drejtues vijojnë të mbahen. Prokuroria ndërkohë ka nisur një hetim për ta për “shpërdorim detyre”.

Bllokimi i Rinasit, Eurocontrol “skuq” Shqipërinë (Foto)


Like it? Share with your friends!